Knut Odegard

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Knut Ødegård është një poet norvegjez.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Molde, Norvegji, Ødegård bëri debutimin e tij poetik në vitin 1967.[1] Që atëherë ai ka botuar shumë vëllime me poezi, dy romane për të rriturit e rinj, dy libra rreth Islandës, një dramë, dhe disa riinterpretime.[1] Veprat e tij janë të njohura ndërkombëtarisht si thellësisht origjinale dhe me cilësi të lartë poetike, e ku poezitë e tij janë përkthyer në 31 gjuhë (2014), në mesin e këtyre pesë koleksioneve të veçanta në gjuhën angleze.[1] Në gjuhën shqipe i është përkthyer dhe botuar vepra “Gumëzhimë blete, kërcim i salmonit” nga ana e poetit dhe përkthyesit Fahredin Shehu.[2]

Ai ishte themelues dhe president i festivalit norvegjez Bjørnson, Festival Ndërkombëtar i Letërsisë, organizuar për nderë të laureatit të çmimit NobelBjørnstjerne Bjørnson, për një dekadë. Ødegård është tani president i Akademisë Bjørnstjerne Bjørnson, Akademi Norvegjeze e Letërsisë dhe Lirisë së Shprehjes.[1]

Ai ndan kohën e tij mes shtëpis në Molde dhe asaj në Reykjavík, Islanda.

Vepra të zgjedhura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1982: Wind over Romsdal.[3]
  • 1989: *Bee-Buzz, Salmon Leap (1989).[3]
  • 2002: Missa.
  • 2005: Judas Iscariot and Other Poems.
  • 2009: "Selected Poems".
  • 2016: “Gumëzhimë blete, kërcim i salmonit” përkthyer në gjuhën shqipe nga Fahredin Shehu.

Tituj dhe nderime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ødegård është emëruar si Studiues Norvegjez i Shtetit nga Parlamenti Norvegjez dhe si dhe ka marrë shumë shpërblime dhe çmime letrare. Presidenti i Islandës e ka caktuar ate si një Komandant Kalorës i Islandës i Urdhërit të Fajkoit (Order of Falcon) në vitin 1995, ndërsa Mbreti i Norvegjisë e ka bëri Kalorës të Urdhërit Norvegjez të Meritës (Royal Norwegian Order of Merit) në vitin 1997. Po në të njëjtin vit ai u bë konsull i përgjithshëm për Republikën e Maqedonisë në Norvegji.[1] Në vitin 1984 ai mori Çmim Norvegjez Bastian Prize, dhe në vitin 2001 e çmimin më të spikatur kulturor në Norvegji, Anders Jahre Cultural Prize. Në vitin 2009 ai mori Çmimin Jan Smrek për vepër letrare në Bratislava, Sllovaki, dhe në vitin 2011 Çmimin Dubloug nga Akademia Suedeze.  In 2009 he was knighted by Cardinal Foley as a member of the Vatican Equestrian Order of the Holy Sepulchre of Jerusalem.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e (norvegjeze) http://www.cappelendamm.no/main/katalog.aspx?f=7543 Arkivuar 8 shkurt 2009 tek Wayback Machine
  2. ^ Poeti norvegjez Knut Odegard do të vijë në Kosovë[lidhje e vdekur] http;//shqip.press, Vizituar më 23.08.2016.
  3. ^ a b "HISTOIRE ADMINISTRATIVE/NJOFTIM BIOGRAPHIQUE Arkivuar 23 mars 2012 tek Wayback Machine", Xhorxh Johnston fonds, ArchivesCanada.ak, Web, 4 maj 2011.