Koçi Bako

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Koçi Bako lindi në qytetin e Korçës, në vitin 1906. Ai ishte një nga anëtarët e parë të Partisë Komuniste të Korçës, të krijuar në vitet '30. Koçi Bako mori pjesë në të gjithë aktivitet që zhvilloi grupi komunist i Korçës si kundër pushtetit të mbretit Zog, po ashtu edhe kundër pushtuesve italianë. Nga viti 1932 deri më 8 nëntor 1941, Koçi njihej si një nga organizatorët e të gjitha demonstratave komuniste të zhvilluara në Korçë. Ai u vra me një plumb në kokë, më 8 nëntor të vitit 1941, në një demonstratë të zhvilluar në Korçë nga Partia Komuniste. Koçi Bako është edhe dëshmori i parë i Partisë Komuniste Shqiptare.