Koço Gliozheni
Koço Gliozheni mjek gjinekolog shqiptar, ka lindur më 27 korrik 1913 në Korçë. Kishte mbaruar studimet për mjekësi dhe specializimin për kirurgji e obstetrikë - gjinekologji në Universitetin e Athinës. Ai fillimisht punoi bashkë me të atin dhe më pas vetë, si mjek i përgjithshëm, por edhe si kirurg e gjinekolog. Në vitin 1949, Koço Gliozheni transferohet në Tiranë dhe në 1951 emërohet Drejtor i Spitalit Universitar Obstetrik - Gjinekologjik të Tiranës. Përveç aktivitetit si gjinekolog në këtë institucion, ai hapi në vitin 1951 klinikën e tij (“Klinikën Gliozheni”), e cila ishte nga strukturat më në zë dhe më të frekuentuara të asaj kohe në Tiranë në specialitetin e obstetrikë - gjinekologjisë. Me hapjen e Universitetit të Tiranës në Vitin 1957, Koço Gliozheni emërohet Shef i Katedrës së Obstetrikë - Gjinekologjisë, post që e mbajti deri në daljen në pension ne vitin 1989. Në vitin 1958 i jepet Titulli Profesor, së bashku me grupin e 7 profesorëve të parë të Shqipërisë. Klinika u mbyll në fillimet e viteve 60’ si rezultat i vendimit të qeverisë për të mos lejuar më në Shqipëri aktivitetin mjekësor privat. Këshilli i Qarkut Korçë e ka nderuar me titullin "Nderi i Qarkut Korçë" (pas vdekjes).