Koço Muka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Koço Muka
Ministër i Arsimit
Në detyrë
7 shkurt – 28 gusht 1944
Paraprirë ngaRrok Kolaj
Pasuar ngaRrok Kolaj
Të dhëna vetjake
U lind më1895
Himarë, Perandoria Osmane
Vdiq më21 nëntor 1954
Grottaferrata, Itali
Nënshtetësiashqiptar
Punësiminoter, xhandar

Koço Muka (Himarë, 1895 - Grottaferrata, 21 nëntor 1954) ka qenë xhandar, nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1895 në Himarë. Ndoqi dhe kreu gjimnazin Zosimea në Janinë dhe më pas studjoi në Stamboll për drejtësi në Dar al-Huk. Më 1916 nisi punë si noter në Himarë.

Më tej u bë ushtarak në periudhën 1920-1924 dhe madje rrethkomandant i xhandarmërisë së Gjirokastrës. Pasi mbështeti Lëvizjen e qershorit, me Triumfin e Legalitetit u largua jashtë vendit si emigrant në Itali, Greqi e Austri.

Më 1942 u vesh kuestor në Gjirokastër, duke pasur zëvendësisht edhe zyrën e prefektit. Në gusht të 1943 grindet me gjeneral Criminello-n dhe largohet bashkë me gjithë kuesturën. Më 1944 emërohet ministër Arsimi në qeverinë Mitrovica.

U largua nga Shqipëria me ardhjen në pushtet të komunistëve. Ndërroi jetë në Grottaferrata, Itali më 21 nëntor 1954.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 185. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)