Kodi i mallërave 1900

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodi i mallërave 1900 është pjesa e numrave çelës nga 1901 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
1901 Ekstrakt malti; përgatitjet ushqimore prej miellit, kokrrizave, niseshtesë apo ekstraktit të maltit, që nuk përmbajnë kakao apo që përmbajnë kakao ndaj peshës me pak se 40 % të llogaritur mbi një bazë totalisht të ç’yndyrosur, të paveuara dhe të papërfshira diku tjetër;përgatitjet ushqimore të mallrave të krerëve Nr.0401 deri 0404, që nuk përmbajnë kakao apo që përmbajnë kakao ndaj peshës më pak se 5 % të llogaritur mbi një bazë totalisht të ç’yndyrosur, të papërfshira dhe të paveçuara diku tjetër
1902 Brumrat nëse janë apo jo të gatuar apo të mbushur (me mish apo me substanca të tjera) apo të përgatitur ndryshe, të tilla si spageti, makarona, makarona petë, lasanje, gnocchi, ravioli, kaneloni; couscous nëse janë apo jo të përgatitur
1903 Tapioka dhe zëvendësuesit e tij përgatitur nga niseshteja, në formën e fetëzave, kokrrave, margaritarëve, topthash apo në forma të ngjashme
1904 Ushqimet e përgatitura fituar prej bymimit apo pjekjes së drithrave apo të produkteve të tyre (për shembull, fetëza drithi); drithrat (ndryshe nga misri (si drith)) në formë kokrre apo në formë fetëzash apo kokrra të punuara ndryshe (përveç miellit dhe kokrrizave të miellit), të para-gatuara apo të përgatitura ndryshe, të papërfshira apo të paspecifikuara diku tjetër:
1905 Bukë, torte, kek, biskotat dhe produkte të tjera të furrëtarit, nëse përmbajnë apo jo kakao;nafore, hapet (kapsulat) bosh të një lloji të përshtatshëm për qëllime farmaceutike, vaferet me shtresa, letër orizi dhe produkte të ngjashme
Burimi TARIK indeksi shqip