Kodi i mallërave 2700

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodi i mallërave 2700 është pjesa e numrave çelës nga 2701 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
2701 Qymyr; briketa, forma vezake dhe lënde djegëse të ngjashme të forta të prodhuar prej qymyrit
2702 Linjit, nëse është apo jo i aglomeruar, duke përjashtuar qelibarin e zi
2703 Torfe (duke përfshirë mbeturinat e tij), nëse është apo jo i aglomeruar
2704 Koks dhe gjysëm koks prej qymyrit, linjitit apo prej torfe, nëse është apo jo i aglomeruar; karbon i konvertuar
2705 Gaz qymyri, gaz uji, gaz prodhimi dhe gazra të tjera të ngjashme, përveç gazrave të naftës dhe hidrokarbureve të tjera gazoike
2706 Katran i distiluar nga qymyri, nga linjiti apo nga torfa, dhe katrane të tjera minerale, nëse janë apo jo të dehidratuara apo pjesërisht të distiluara, përfshirë katranet e rindërtuara
2707 Vajra dhe produkte të tjera të distilimit në temperature të lartë të katranit të qymyrit; produkte të ngjashme në të cilat pesha e përbërësve aromatikë e tejkalon atë të atyre joaromatike
2708 Terpentinë dhe koks terpentine, fituar nga katrani i qymyrit apo prej katraneve të tjera minerale
2709 Vajrat e naftës dhe vajra të fituara prej mineraleve bituminoze, bruto
2710 Vajrat e naftës dhe vajra të fituara prej mineraleve bituminoze, ndryshe nga vajrat bruto; përgatitje të paspecifikuara dhe të papërfshira diku tjetër, që përmbajnë ndaj peshës 70 % apo më shumë vajra nafte apo vajra të fituara nga mineralet bituminoze, këto vajra duhet të jenë përbërësit bazë të preparatit; mbetje vajrash
2711 Gazet e naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike
2712 Vazeline; dyll parafine, dylle mikrokristalin prej naftes, dyll i lëngshëm (i lëshuar), ozokerit, dyll linjiti, dyll torfe, dylle të tjera minerale, dhe produkte të ngjashme fituar nga sinteza apo nga procese të tjera, nëse janë apo jo të ngjyrosur
2713 Koks nafte, bitum nafte dhe mbetje të tjera të vajrave të naftës apo të vajrave të fituar prej mineraleve bituminoze
2714 Bitum dhe asfalt, natyral; rreshpe bituminoze apo rreshpe nafte dhe rëre bituminoze; asfaltitet dhe gurët asfaltik
2715 Përzierje bituminoze të bazuara në asfaltin natyral, në bitumin natyral, në bitumin e naftës, në katranin mineral apo në terpentinën e katranit mineral (psh, masticet bituminoze, “cutbacks”)
2716 Energji elektrike
Burimi TARIK indeksi shqip