Kodi i mallërave 3800

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodi i mallërave 3800 është pjesa e numrave çelës nga 3801 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
3801 Grafiti artificial; grafitet koloidal apo gjysem koloidale; preparatet e bazuara në grafite apo karbone të tjera në formë të pastave, blloqeve, pllakave apo gjysëmprodukteve të tjera
3802 Karbon i aktivizuar; produkte minerale natyrale të aktivizuara; qymyr me origjinë shtazore, përfshirë qymyrin shtazor të përdorur
3803 Vaj tall, nëse është apo jo i rafinuar
3804 Finjë mbeturinash të rrjedhura nga përpunimi i brumit të drurit, nëse janë apo jo të koncentruara, të privuara nga sheqeri apo të trajtuara kimikisht, duke përfshirë sufonatet e linjinës, por duke përjashtuar vajin tall të kreut Nr. 3803
3805 Rrëshirë, terpentine druri apo sulfati dhe vajra të tjera terpenike prodhuar prej distilimit apo ndonjë trajtimi tjetër të drurëve halore; dipentene bruto; terpentine sulfiti dhe paracymene të tjera bruto; vaj pishe që përmban alfa-terpinol si përbërës kryesor
3806 Acidet e kollofonit dhe të rreshirës, dhe derivatet prej tyre; alkoolet e kollofonit dhe vajrat e tij; rreshira të shkrira
3807 Katran druri; vajrat e katranit të drurit; krezot druri; ligroine druri; katranet vegjetale; katran nga zierja e birrës dhe preparate të ngjashme të bazuara në kollofon, në acidet e rreshirës apo në katranet vegjetale
3808 Insekticidet, rodenticidet, fungicidet, herbicidet, produktet kundër rritjes dhe rregullatoret e rritjes së bimëve, disinfektantet dhe produkte të ngjashme, vendosur në forma apo paketa për shitjen me pakicë apo si preparate apo artikuj (psh, fasho e trajtuar me sulfur, fitile dhe qirinj, dhe letër për kapje mizash)
3809 Agjentet llustrues, agjentet mbajtëset e bojës për të shpejtuar ngjyrosjen apo fiksimin e bojrave dhe produkte dhe preparate të tjera (për shembull, materjalet lidhëse dhe fiksuese), të një lloji përdorur në industritë tekstile, të letrës, lëkurës apo në industri të ngjashme, të pa specifikuar apo përfshirë diku tjetër
3810 Preparatet për piklim për sipërfaqet metalike; flukset dhe preparate të tjera ndihmëse për saldim, saldim të ngurtë apo për tegel saldimi; pluhurat dhe pastat për saldim, saldim të ngurtë apo për tegel saldimi që përbëhet nga metali apo materiale të tjera; preparatet e një lloji të përdorur si zemër apo shtesë për elektrodat apo shufrat e saldimit
3811 Preparatet antiplasëse, frenues oksidimi, stabilizator rrëshire, përmirësues viskoziteti, preparatet kundër korrozionit dhe elemente të tjera të përgatitura shtesë, për vajrat minerale (përfshirë benzinën) apo për lëngje të tjera të përdorura për qëllime të njejta si vajra minerale
3812 Përshpejtuesit e përgatitur prej gomës; plastifikues të përbërë për plastike dhe gomë, të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër; preparatet anti-oksidues dhe stabilizatore të tjerë të përbërë prej gome dhe plastike
3813 Preparatet dhe ngarkesat për zjarrfikëset; ngarkesat për granadat zjarrfikëse
3814 Solventet dhe hollues me përbërje organike, të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër; fshirësit e përgatitur të bojrave apo të llustrosesve
3815 Nismetaret e reaksioneve kimike, përshpejtuesit e reaksioneve kimike dhe preparatet katalitike, të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër
3816 Çimento refraktare, llaç, beton refraktar dhe përbërje të ngjashme, përveçse produkteve të kreut Nr. 3801
3817 Alkilbenzenet e përziera dhe alkilnaftalenet e përziera, përveçse produktet e kreut Nr. 2707 apo 2902
3818 Elementet kimike të stimuluar për përdorim në elektronike, në formën e disqeve, pllakave apo formave të ngjashme; përbërjet kimike të stimuluar për përdorim në elektronikë
3819 Lëngjet për frenat hidraulike dhe lëngje të tjera të përgatitura për transmision hidraulik, që nuk përmbajnë apo që përmbajnë më pak se 70 % ndaj peshë vajra nafte apo vajra të fituara nga mineralet bituminoze
3820 Preparatet anti-ngrirje dhe fluide të përgatitura për shkrirje akulli
3821 Mjedis i përgatitur për kulturat për zhvillimin e mikroorganizmave (përfshirë viruset dhe të ngjashmet) apo të qelizave të bimëve, njerëzve apo shtazëve
3822 Reagentët diagnostikues apo laboratorik mbi një bazament dhe reagentët e përgatitur diagnostikues apo laboratorik nëse janë apo jo mbi një bazament, ndryshe nga ato të kreut Nr. 3002 apo 3006; materiale reference të çertifikuara
3823 Acidet yndyrore monokarboksilike industriale; vajrat acide nga rafinimi; alkoolet industriale yndyrore
3824 Lidhësit e përgatitur për format apo kallëpet apo zemrat në fonderi; produktet kimike dhe preparatet kimike të industrive kimike apo të lidhjeve (përfshirë ato që konsistojnë në përzierje të produkteve natyrale), të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër
3825 Produkte mbetje të industrise kimike apo të industrive të lidhura me të, të papërmendura apo të papërfshira diku tjetër; mbeturinat urbane; llumrat e ujrave të zeza; mbeturina të tjera të përcaktuara në shenimin 6 të këtij kapitulli
Burimi TARIK indeksi shqip