Kodi i mallërave 4100

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodi i mallërave 4100 është pjesa e numrave çelës nga 4101 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
4101 Lëkurët e shollët e papërpunuara të gjedheve (përfshirë buallin)apo kuajve (të fresketa, të thara, të gëlqerosura, të kriposura, të pikëlzuara apo të ruajtura ndryshe, por jo të rregjura, të pergamerizuara apo me tej të përgatitura), nëse janë apo jo të qethura apo të ndara
4102 Lëkurët e papërpunuara të deleve dhe qingji (të freskëta, apo të kriposura, të thara, të gëlqerosura, të pikëlzuara apo të ruajtura ndryshe, por jo të rregjura, të pergamerizuara apo me tej të përgatitura), nëse janë apo jo me lesh mbi to apo të ndara, përveç atyre të përjashtuara nga Shenimi 1 (c ) të këtij Kapitulli
4103 Sholle dhe lëkura të tjera të papërpunuara (të freskëta apo të kriposura, të thara, të gëlqerizuara, të pikëlzuara apo të ruajtura ndryshe, por jo të rregjura, të pergamerizuara apo të përgatitura më tej ), nëse janë apo jo të qethura apo të ndara, përveçse atyre të përjashtuara nga Shenimi 1 ( b) apo 1 (c) të këtij Kapitulli
4104 Lëkurët e rregjura të gjedheve (përfshirë dhe buajt) dhe të kuajve, pa qime mbi to, nëse janë apo jo të ndara, por jo me tej të përpunuara
4105 Lëkurët e rregjura apo të thara të deleve apo qengjave, pa lesh mbi to, nëse janë apo jo të ndara, por jo më tej të përgatitura:
4106 Lëkurë e rregjur apo e tharë e kafshëve të tjera, pa qime në të, nëse janë apo jo të ndara, por jo më tej të përpunuara
4107 Lëkurë e përpunuar më tej mbas rregjies apo tharjes, përfshirë lëkurën e veshur pergamene, të gjedheve (përfshirë dhe buajt) apo kuajve, pa qime, nëse është e ndarë apo jo, përveç lëkurës të Kreut 4114
[4108]
[4109]
[4110]
[4111]
4112 Lëkurë e përpunuar më tej mbas rregjies apo tharjes, përfshirë lëkurën e veshur pergamene, të deleve apo qingjave, pa lesh, nëse është e ndarë apo jo, përveç lëkurës të Kreut 4114
4113 Lëkurë e përpunuar me tej mbas rregjies apo tharjes, përfshirë lëkurën e veshur pergamene, të kafshëve të tjera, pa lesh ose qime, nëse është e ndarë apo jo, përveç lëkurës të Kreut 4114
4114 Lëkurë kamoshi (përfshirë kamoshin e kombinuar); lëkurët e llustrosura dhe lëkurët e llustrosura të laminuara; lëkurë e metalizuar:
4115 Lëkurë e rindërtuar me bazë lëkure apo të fibrave të lëkureve, në formë pllakash, fletash apo shiritash, nëse janë apo jo në role; prerje dhe mbeturina të tjera prej lëkure apo prej lëkure të rindërtuar, të papërshtatshme për prodhimin e artikujve prej

lëkure; pluhur, puder dhe miell lëkure

Burimi TARIK indeksi shqip