Kodi i mallërave 4800

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodi i mallërave 4800 është pjesa e numrave çelës nga 4801 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
4801 Letër gazete, në role apo në fleta
4803 Letër e hollë faciale apo për tualet, letër e përdorur si peshqir apo si peceta tavoline dhe letra të ngjashme të një lloji të përdorur për qëllime sanitare apo shtëpiake, mbushjet celulozike dhe tekstil prej fibrave celulozike, nëse janë apo jo me krep, me plise, me rrudha, të perforuara(shpuar), të ngjyrosura në sipërfaqe, të zbukuruara në sipërfaqe apo të printuara, në role apo në fleta
4804 Letër dhe karton i trashë e paveshur, në role apo në fleta , përveçse atyre të kreut Nr. 4802 apo 4803
4805 Letër dhe karton tjetër i paveshur, në role apo në fleta, jo më tej të punuara apo të procesuara sesa siç është specifikuar në Shenimin 3 të këtij Kapitulli
4806 Pergamen vegjetal, letër e papërshkrueshme nga yndyrnat, letër kalk dhe glazine dhe letra të tjera transparente apo të tejdukshme të glazuara, në role apo në fleta
4807 Letër dhe karton i përbërë (bërë nga shtresa të holla të letrës dhe të kartonit të ngjitura së bashku me anë të një ngjitësi), jo të veshura apo të ngopura në sipërfaqe, nëse janë apo jo të përforcuara përbrenda, në role apo në fleta
4808 Letër dhe karton, të valëzuara (me ose pa fleta të holla ngjitëse në sipërfaqe), me krep, me plise, të stampuara apo të perforuara, në role apo në fleta, përveç letrës së llojit të përshkruar në kreun Nr. 4803
4809 Letër kopjative, letër vetëkopjuese dhe letra të tjera kopjuese apo transferuese (përfshirë letrën e veshur apo të ngopur për klishe fotokopjimi apo për stereotipe ofset) nëse janë apo jo të printuara, në role apo në fleta
4810 Letër dhe karton, veshur në njerën apo nga të dy anët me kaoline (deltrine kineze) apo me substanca të tjera inorganike, me ose pa lidhësa, dhe pa asnjë veshje tjetër, nëse janë apo jo të ngjyrosura në sipërfaqe, të zbukuruara apo të shtypura në sipërfaqe, në role apo në fleta
4811 Letër, karton, mbushje celulozike dhe tekstil prej fibrave celulozike, të veshura, ngopura, mbuluara, të ngjyrosura në sipërfaqe, të zbukuruara apo të shtypura në sipërfaqe, në role apo në fleta, ndryshe nga mallrat e llojit të përshkruar në kreun Nr. 4803, 4809 apo 4810
4812 Blloqe, pllaka dhe fleta filtri, prej brumit të letrës
4813 Letër cigaresh, nëse janë apo jo të prera në përmasa apo në formën e broshurave apo të tubave
4814 Letër për muret dhe mbulues të ngjashëm të mureve; letër transparente për dritaret
[4815] - -
4816 Letër karboni, letër vetëkopjuese dhe letra të tjera kopjuese apo transferuese (përveçse atyre të kreut Nr. 48.09), klishe fotokopjimi dhe stereotipe ofset, prej letre, nëse janë apo jo të vendosura në kuti
4817 Zarfet, kardat, kartolinat e thjeshta dhe kartat e korrespondences, prej letre apo prej kartoni; kutitë, qeset, kuletat dhe konspektet e shkrimit, prej letre apo prej karboni, që përmbajnë një asortiment të artikujve prej letre
4818 Letër tualeti dhe letër e ngjashme, mbushjet celulozike apo tekstil prej fibrave celulozike, të një lloji të përdorur për qëllime shtëpiake apo sanitare, në role të një gjërësie jo më tepër se 36cm, apo prerë në përmasa apo në forma; shamite, letrat e buta pastruese, peshqiret, mbuluesat e tavolinës, peçetat për fëmijet, tamponet, çarçafe krevati dhe artikuj të ngjashëme shtëpiake, artikuj sanitare apo të spitaleve, artikuj të veshjes dhe rroba plotësuese, prej brumit të letrës, prej letrës, mbushjeve celulozike apo tekstileve prej fibrave celulozike
4819 Kartonet, kutite, valixhet, çantat dhe konteniere paketues të ngjashëm, prej letre, kartoni, mbushjeve celulozike apo tekstileve prej fibrave celulozike; dosje, mbajtëse letrash, dhe artikuj të ngjashëm, prej letre ose kartoni të një lloji të përdorur në zyra, dyqane apo në vende të ngjashme
4820 Rregjistrat, librat e llogarisë, librat e shenimeve, libra kronologjike dhe libra të tjere të ngjashëm, mbushje letre, blloqet e faturave, ditaret dhe artikuj të ngjashëm, libra ushtrimesh, letra thithëse, lidhëset e librave (përfshirë librat me fleta të lëvizshme apo të tjerat), palosjet, mbuluesit e dosjeve, grumbuj letrash shumefishimi për zyrat, format e kolektoreve të përdorura në biznes dhe artikuj të tjerë zyre, prej letre apo kartoni; albume për mostra apo koleksione dhe mbështjellësit e librave, prej letre apo kartonin
4821 Etiketa prej letre apo kartoni te të gjitha llojeve, nëse janë apo jo të shtypura
4822 Bobina, rrotka, masure dhe mbështetës të ngjashëm prej brumit të letrës, letrës apo kartonit (nëse janë apo jo të perforuara apo të forcuara)
4823 Letër, karton, mbushje celulozike dhe tekstile të fibrave celulozike, të tjera, të prera me përmasa apo në forma; artikuj të tjere prej brumit të letrës, kartonit, mbushjeve celulozike apo tekstileve prej fibrave celulozike
Burimi TARIK indeksi shqip