Kodikologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shenjat kodikologjike

Kodikologjia (nga gjuha latine codex, codicis, "fletore, libër"; dhe greqishtja e lashtë - λογία, - logia ) është studimi i kodikëve ose librave në dorëshkrim të shkruar në pergamenë (ose letër) si objekte fizike. Shpesh është e njohur edhe si 'arkeologjia e librit', ka të bëjë me materialet ( pergamenë, të cilat nganjëherë referohen si membrana ose vellum, letër, pigmente, bojëra etj), dhe teknika të përdorura për të bërë libra.

Deri më tani nuk ka përkufizime të qarta: disa kodikologë thonë se fusha e tyre përfshin paleografinë, studimin e shkrimeve të vjetra të dorës, ndërsa disa paleografë thonë se fusha e tyre përfshin kodikologjinë. Studimi i tipareve të shkruara si margjina, glosa, mbishkrimet e pronësisë, etj bie në të dy kampet, ashtu si dhe studimi i aspekteve fizike të dekorimit, i cili ndryshe i përket historisë së artit .

Nga një ekzaminim i ngushtë i cilësive fizike të një libri, ndonjëherë është e mundur të përcaktohet historia dhe origjina e tij, ose të përputhen elemente të ndara prej kohësh me origjinë nga i njëjti libër. Paleografët dhe kodikologët gjithashtu mund të studiojnë historinë e bibliotekave, mbledhjen e dorëshkrimeve dhe katalogimin e librave.

Shprehjet më pak të përdorura përkrah "Kodikolgjisë" përfshijnë siç përmendet "arkeologjia e librit" dhe " Manuskriptologjia " që përdoret për shembull në shkrimet anglo - indiane.

Ndërsa termi "Studimi i dorëshkrimeve" është një term më i gjerë i disiplinave që studiojnë dorëshkrimet, përfshirë paleeografinë dhe fushat e tjera të përafërta të studimit.

Koleksione të rëndësishme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]