Kodiku i Kumanikut

Kodiku i Kumanikut është një manual gjuhësor i Mesjetës, i hartuar për të ndihmuar misionarët katolikë të komunikonin me Kumanët, një popull nomad turk. Aktualisht ruhet në Bibliotekën e Shën Markut, në Venecia (BNM ms Lat. Z. 549 (=1597)).
Origjina dhe përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban një fjalor në latinisht, persisht dhe kumanisht, të shkruar me alfabet latin, si dhe një kolonë me folje, emra dhe përemra në kumanisht me përkthimin e tyre në latinisht. Pjesa e dytë përfshin një fjalor kumanisht-gjermanisht, informacion mbi gramatikën e gjuhës kumanisht dhe poezi që i atribuohen Petrarkës. Megjithatë, kodiku e përmend gjuhën si "tatare" (tatar til). [1]
Pjesa e parë e Kodikut tëKumanikut është përpiluar për qëllime praktike, me synimin për të ndihmuar në mësimin e gjuhës kumanisht. Pjesa e dytë është hartuar me qëllim përhapjen e krishterimit te Kumanët dhe përfshin citime nga libra fetarë, të përkthyera në kumanisht. Në këtë pjesë gjenden gjithashtu fjalë, fraza, fjali, rreth 50 gjëegjëza, si edhe tregime për jetën dhe veprën e figurave fetare.
Kodiku ka të ngjarë të jetë zhvilluar gradualisht me kalimin e kohës. Që në mesin e shekullit XI, udhëheqës tregtarë, politikë dhe fetarë, veçanërisht në Hungari, kërkonin mënyra efektive për të komunikuar me Kumanët. Me fillimin e vendosjes së pikave tregtare dhe kolonive nga qytet-shtetet italiane, si Republika e Gjenovës, përgjatë bregdetit të Detit të Zi, nevoja për mjete që ndihmonin në mësimin e gjuhës kumanisht u shtua ndjeshëm.
Pjesët më të hershme të kodikut besohet se datojnë nga shekulli XII ose XIII. Me kalimin e kohës, janë bërë shtesa të konsiderueshme. Kopja që ruhet në Venecia mban datën 11 korrik 1303 në faqen 1r (shih Drimba, fq. 35 dhe Schmieder në Schmieder/Schreiner, fq. XIII). Kodiku përbëhet nga një sërë veprash të pavarura që janë bashkuar në një të vetme.
Gjëegjëza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“Gjëegjëzat Kumane” (Codex Cumanicus, faqet 119–120; 143–148) përbëjnë një burim thelbësor për studimin e folklorit të hershëm turk. Andreas Tietze i ka përshkruar ato si “variantet më të hershme të tipeve të gjëegjëzave që përbëjnë një trashëgimi të përbashkët të kombeve turke.”
Burimet e kodikut të Kumanikut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Güner, Galip (2016), Kuman Bilmeceleri Üzerine Notlar (Shënime mbi gjëegjëzat e Cumanit), Kesit Press, Stamboll. 168 faqe.
- Argunşah, Mustafa; Güner, Galip, Codex Cumanicus, Kesit Yayınları, İstanbul, 2015, 1080 f. ( https://www.academia.edu/16819097/Codex_Cumanicus )
- Dr. Peter B. Golden mbi Kodikun
- Pjesë italiane e “Codex Cumanicus”, f. 1-55. Arkivuar 8 tetor 2023 tek Wayback Machine (38,119 Mb) Arkivuar 8 tetor 2023 tek Wayback Machine
- Pjesa Gjermane e “Codex Cumanicus”, f. 56-83. Arkivuar 15 gusht 2023 tek Wayback Machine (5,294 Mb) Arkivuar 15 gusht 2023 tek Wayback Machine
- Schmieder, Felicitas et Schreiner, Peter (red.), Il Codice Cumanico e il suo mondo. Atti del Colloquio Internazionale, Venezia, 6-7 dhjetor 2002. Roma, Edizioni di Storia e Letteratura, 2005, XXXI-350 f., ill. (Centro Tedesco di Studi Veneziani, Ricerche, 2).
- Drimba, Vladimir, Kodiku Komanik. Édition diplomatique avec fac-smilés, Bukuresht 2000.
- Davud Monshizadeh, Das Persische im Codex Cumanicus, Uppsala: Studia Indoeuropaea Upsaliensia, 1969.