Shko te përmbajtja

Kohorta (njësi ushtarake)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rangjet e ushtrisë romake, Centro de Interpretación del León Romano

Një kohortë (nga latinishtja cohors, forma e shumësit: cohortes; shiko cohors për tabelën e plotë të lakimit) ishte një njësi ushtarake standare taktike e një legjioni romak. Megjithëse madhësia standarde ndryshoi me kohën dhe situatën, ajo përgjithësisht përbëhej prej 480 ushtarësh.[1] Kohorta konsederohet të jetë e barasvlefshme me një batalion ushtarak modern. Ajo ishte njësia më e rëndësishme taktike e ushtrisë romake. Ata mund të operonin në mënyrë të pavarur dhe të ofronin fleksibilitet dhe manovrueshmëri, duke u lejuar legjioneve të përshtateshin shpejtë me situata të ndryshme luftimi. Kohorta zëvendësoi manipulus.[2] Nga fundi i shekullit të II p.e.s. dhe deri në mesin e shekullit të III të e.s., dhjetë kohorta (rreth 5,000 veta në tërësi) formonin një legjion. Kohortat emërtoheshin "kohorta e parë", "kohorta e dytë", etj. Kohorta e parë përbëhej nga legjionarë me përvojë, ndërsa legjionarët në kohortën e dhjetë kishin më pak përvojë.

Kohorta legjionare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një kohortë legjionare e perandorisë së hershme përbëhej pre gjashtë centuriae, ose qindëshe, secila e përbërë prej 80 legjionarësh, për një tërësi prej 480 legjionarësh. Herët gjatë republikës, secila centuria përbëhej prej 100 vetash, prej nga ka rrjedhur emërtimi i tyre. Secila centuria komandohej nga një centurion, i cili duke u rritur në vjetërsi nga centuria e gjashtë deri te e para; kështu, centurioni i centurias së gjashtë ishte më i riu në kohortë, ndërsa centurioni i centuriaes së parë ishte më i vjetri. Në mënyrë që të rrisnin vjetërsinë, gjashtë centurionë quheshin hastatus posterior, hastatus prior, princeps posterior, princeps prior, pilus posterior dhe pilus prior. Pilus prior do të komandonte kohortën në tërësi. Nomenklatura e rangjeve rridhte nga legjionet republikane manipulare, ku trupat grupoheshin në tre rangje; hastati për ata me më pak përvojë, të ndjekur nga principes dhe në fund triarii, për ata me më shumë përvojë. Pilus ishte emri për një manipulus të triarii, duke pasqyruar funksionimin e tyre si heshtarë, pilum duke qenë fjala latine për një shtizë.[3][4]

Një centuriae prej 80 ushtarësh ndahej në dhjetë contubernia, secila me nga tetë veta, që ndanin një tendë të përbashkët. Një contubernium drejtohej nga një decanus, të caktuar brenda contubernium, që me shumë gjasa ishte legjionari që kishte shërbyer më gjatë nga të tetë.[5] decanus organizonte ngritjen e tendës së marshimit të njësisë dhe siguronte që shokët e tij të tendës ti mbanin gjërat të rregullta.[6] Një contubernium i caktohej një nga dy mushkat e ngarkit, që do të bartnin pajisjet e rënda dhe mokrën e contubernium-it, për bluarjen e racionit të përditshëm të grurit në miell. Këto detyra do të zhvilloheshin nga skllevërit e kampit, nga të cilët një deri në dy do të caktoheshin për secilin contubernium. Ata mereshin me mushkën e ngarkesës, duke suguruar që legjionarët të kishin ujë gjatë marshimit dhe detyrat e kampit si gatimi, larja dhe funksione të tjerë të specializuara si farkëtimi ose zdrukthtaria. Ndërkohë që fushonin, legjionarët e rinj mund të dërgoheshin për të marë ushqim për kafshët, dru zjarri dhe ujë për contubernium-in.

Denar, i prerë nën Mark Antonin në nder të cohors speculatorum

Një centuriae prej 80 vetash do të komandohej nga një centurion, të caktuar nga katër oficerë të rinj. Pagesa e një centurioni lëkundej në varësi të vjetërsisë së tyre; centurioni më i ri në një legjion merte rreth dhjetë herë nivelin standard të pagesës, ndërsa centurioni më i vjetër legjionar do të merte rreth dyzet herë nivelin standard të pagesës.[7] Centurioni ndihmohej nga një optio, që shërbente si i dyti pas tij në komandë dhe merte tipikisht dyfishin e nivelit të pagës së legjionarit. I treti në vjetërsi ishte një tesserarius, që ushtronte komandën mbi detyrat e rojave të natës dhe ishte përgjegjës për ndarjen e fjalëkalimeve të rojeve për kampin. Një tesserarius paguhej tipikisht sa një niveli i një page e gjysmë standarde. Një centuria kishte gjithashtu një signifer, që bartëte standardin e centuriaes në betejë dhe shërbente gjithashtu si arkëtarë i njësisë, duke mbajtur llogaritë e pagesave dhe shpenzimeve të personave. Signifer merte tipikisht dyfishin e pagesës. Së fundmi, një cornicen, i pajisur me një cornu, shërbente si një sinjalizues dhe merte dyfishin e pagës.[8] Këta oficerë do të kishin tendat, mushkat dhe stafin e tyre mbështetës. Kështu, një kohortë në letër do të përbëhej nga 480 legjionarë, 6 centurionë dhe 24 oficerë të rinj, me mbështetjen logjistike të mundësuar nga 60-120 skllevër dhe 60-120 mushka.

Dhjetë kohorta prej 480 legjionarësh do të formonin një legjion.[9] Si rangjet e centurionëve, kohortët do të ndiqnin modelin e vjetërsisë; një kohortë e dhjetë e legjionit ishte më e reja, ndërsa kohorta e parë ishte më prestigjiozja, me rangjet e saj të mbushura ose me trupa veterane, ose rekrutët më të mirë. Komandanti i centuriae të parë të kohortës së parë ishte i njohur si primus pilus ose primipilus,[4] centurioni më i vjetër i legjionit. Primus pilus ishte i zgjedhshëm për promovim në praefectus castrorum ose prefekt i kampit, oficeri i tretë më i vjetër në një legjion, përgjegjës për administrimin ditë-pas-dite të një legjioni.

Kohorta e parë ishte një devijim pasi përbëhej nga pesë centuriae me forcë të dyfishtë, secili prej 160 vetash, për një tërësi prej 800 vetash, në dallim nga gjashtë centuriaes prej 80 vetash. Ishte nderi vetëm i aquilifer-it të kohortës së parë që të bartëte aquila-n, ose shqiponjën, standardin e legjionit në betejë, e cila zotëronte një rëndësi gati fetare për legjionarët. Humbja e një shqiponje konsiderohej një shenjë turpërimi dhe fatkeqësie të skajshme për një legjion. Kohorta e parë e një legjioni gjithasthu kishte një imaginifer, i cili bartëte një imagoperandorit në fuqi, tipikisht një reliev tre-përmasor i fytyrës së tyre, bërë prej metali të rrahur.[10]

Secila kohortë kishte gjithashtu një trupë të vogël artilerie. Sipas Vegetit, një shkrimtar romak i shekullit të IV, secila centuriae ishte e pajisur me një scorpio, një ballista me fuqi përdredhëse, për një tërësi prej gjashtë skorpionësh për kohortë. Kur nevojitej, do të caktohej një contubernium për të vënë në punë armën.[11] Si shumica e artilerisë së lashtë, këto armë përdoreshin me gjasa në pozicione të ngulitura për mbrojtjen e këmbësorisë, ose në rrethime.[12] Secila kohortë do të kishte edhe një onager, një katapultë gurë-hedhëse me fuqi përdredhjeje.[a][13][14][15][16][17][18] Vegeti pohon se ata transportoheshin plotësisht të instaluara mbi karro të tërhequra nga qe, për të siguruar se onager-i ishte gati për përdorim të menjëhershëm.[19] Pajisje shtesë, siç ishin deshët e goditjes, kullat e rrethimit, ose ballistae më të mëdha shtoheshin sipas nevojave. Kështu, nëpërmjet përllogaritjes, një legjion kishte një shpurë artilerie prej rreth gjashtëdhjetë scorpio-sh dhe dhjetë onager-a.

Llojet e kohortave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Cohors alaria: njësi aleate ose ndihmëse
  • Cohors quinquagenaria: ndihmëse (auxilia), nominalisht prej 500 forcash
  • Cohors milliaria: auxilia, nominalisht prej 1000 forcash
  • Cohors classica: njësi auxilia fillimisht e formuar nga lundërtarë dhe detarë
  • Cohors equitata: njësi këmbësorie auxiliar me skuadra kalorësish
  • Cohors peditata: njësi këmbësorie
  • Cohors sagittaria: njësi këmbësorie auxilia me harkëtarë
  • Cohors speculatorum: një rojash të Mark Antonit të formuara nga zbuluesit
  • Cohors torquata: njësi auxilia që i jepej një torques (dekorim ushtarak)
  • Cohors tumultuaria (nga tumultus, "rrëmujë"): njësi e parregullt auxilia

Kohorta të tjera romake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithëse nuk ishte pjesë e një legjioni, disa trupa paramilitare në Romë përbëheshin nga një ose më shumë kohorta:

  • Nëntë cohortes praetoriae, kurrë të grupuara në një legjion, pretorianët. Termi përdorej fillimisht për tiu referuar truprojave të një gjenerali gjatë Republikës; më vonë, një njësi e rojave perandorake (përkohësisht të riemërtuara cohors palatina (kohorta perandorake),[20] rreth vitit 300 të e.s., nën Tetrarkinë e Dioklecianit).
    • Cohors togata ishte një njësi e Gardës Pretoriane me veshje civile e ngarkuar me detyra brenda pomerium (qendra e shenjtë e kryeqytetit, ku ndaloheshin të gjitha forcat e armatosura).
  • Cohortes urbanae, "kohorta urbane": oficerë të forcimit të ligjit në kryeqytet, të drejtuar nga praefectus urbanus, ose "prefekti urban".
  • Cohortes vigilum, "rojet": oficerë të forcimit të ligjit që formonin brigadën e zjarrit në kryeqytet, të drejtuar nga praefectus vigilum, ose "prefekti i rojeve".
  • Cohors Germanorum: njësia e Germani custodes corporis (truprojat perandorake të rekrutuara në Germania).

Gjithashtu, fjala latine cohors përdorej në një mënyrë të gjerë për të përshkruar një “shoqëri” mjaft të madhe njerëzish (si për shembull, cohors amicorum).

  1. Onager nga latinishtja “gomar i egër”, nga greqishtja e vjetër helenistike ὄναγρος (ónagros, “gomar i egër”), nga ὄνος (ónos, “gomar”) + ἄγριος (ágrios, “i egër”) (nga ᾰ̓γρός (ăgrós, “fushë; zona rurale”) + -ῐος (-ĭos, sufiks që formon mbiemrat)). Nga kjo fjalë ka rrjedhur fjala shqipe onagër me kuptimin gomar. Kuptimi i pajisjes ushtarake katapultuese duket se aludon për shkelmimin e fortë të gomarit
  1. Goldsworthy, Adrian (2016). In the Name of Rome: The Men Who Won the Roman Empire (në anglisht). Yale University Press. ISBN 978-0-300-22183-1.
  2. Nelson, Eric (2001). The Complete Idiot's Guide to the Roman Empire: Engrossing Stories of Roman Conquest, Palace Intrigue, and the Politics of Empire (në anglisht). Penguin. ISBN 978-1-101-19918-3.
  3. pilum, Merriam-Webster Dictionary
  4. 1 2 Radin 1915, f. 301.
  5. "Roman Military Glossar". Roman Britain (në anglisht).
  6. "Roman Soldiers Pay" (në anglisht). Vindolanda Charitable Trust. 31 tetor 2022.
  7. "Structure of Roman Military". Roman Military (në anglisht).
  8. Matthew, Christopher Anthony (dhjetor 2009). On the Wings of Eagles: The Reforms of Gaius Marius and the Creation of Rome's First Professional Soldiers (në anglisht). Cambridge Scholars Publishing. fq. 35–37. ISBN 978-1-4438-1813-1.
  9. Yann Le Bohec (28 tetor 2013). The Imperial Roman Army (në anglisht). Routledge. fq. 46–. ISBN 978-1-135-95513-7.
  10. Vegeti, De re militari, II, 25.
  11. "Roman Artillery". Ancient.eu (në anglisht).
  12. Henry George Liddell; Robert Scot; Henry Stuart Jones, red. (1940). "ὄναγρος". A Greek-English Lexicon (në anglisht dhe Ancient Greek). Claredon Press.
  13. Henry George Liddell; Robert Scot, red. (1889). "ὄναγρος". An Intermediate Greek-English Lexicon (në anglisht dhe Ancient Greek). Harper & Brothers.
  14. Anatole Bailly (1935). "ὄναγρος". Le Grand Bailly: Dictionnaire grec-français (në frëngjisht dhe Ancient Greek). Hachette.
  15. Charlton T. Lewis; Charles Short (1879). "onager". A Latin Dictionary (në anglisht). Claredon Press.
  16. Félix Gaffiot. "onager". Dictionnaire illustré latin-français (në frëngjisht). Hachette.
  17. Harry Thurston Peck, red. (1898). "onager". Harper’s Dictionary of Classical Antiquities (në anglisht). Harper & Brothers.
  18. Vegeti, De re militari, IV:22
  19. "Kështu mbiermi Pălātīnus -a -um Palatin; Apollo, tempulli i të cilit ndodhej në Kodrën Palatine, Hor.; gjithashtu në lidhje me pallatin perandorak, perandorak: Ov." — Simpson, D. P. (1968). Cassell's Latin Dictionary (në anglisht) (bot. i 5-të). New York: Macmillan General Reference. fq. 420. ISBN 0-02-522570-7.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Kohorta Romake
  • Plinio Fraccaro (1931). "Coorte". Enciclopedia Italiana (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.