Kolonia Romake

Një koloni romake (njëjësi latinisht colonia shumësi coloniae) ishte një ngulim i qytetarëve romakë, duke themeluar një stacion romak në territorin e federuar ose të pushtuar, me qëllim sigurimin e tij. Në vijim, gjithësesi, termi do të përcaktonte statusin më të lartë të një qyteti romak. Është gjithashtu origjina e termit modern "koloni".
Veçoritë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nën Republikën Romake, e cila nuk kishte ushtri të përhershme, qytetarët e saj u ngulitën në qytetet e pushtuara si një lloj garnizoni. Ishin dy lloje kolonish:[1][2]
- Koloni Romake, coloniae civium Romanorum ose coloniae maritimae, pasi ato shpesh ndërtoheshin afër detit, p.sh. Ostia (350 p.e.s.) dhe Rimini (268 p.e.s.). Kolonët përbëheshin prej rreth tre qint veteranë romakë me familjet e tyre, të cilëve u caktoheshin nga 1 deri në 2.5 hektarë tokë bujqësore nga ager colonicus (tokat shtetërore), si dhe përdorimin lirë të ager compascus scripturarius (tokat e zakonshme shtetërore) për kullota dhe pyje.[3]
- Kolonitë Latine (coloniae latinae) ishin në mënyrë të konsiderueshme më të mëdha se kolonitë romake. Ato ishin fortesa ushtarake afër ose në territor armik. Ato mund të kenë qenë të ngjashme me klerukinë Athinase. Kolonëve u jepeshin prona të mëdha deri në 35 hektarë. Ata e humbisnin qytetarinë romake (d.m.th. shtetësinë), të cilën ata mund ta rifitonin nëse riktheheshin në Romë.
Pas vitit 133 p.e.s. tribunës futën reforma për të mbështetur të qytetarët e varfër, për tu bërë fermerë prapë në kolonitë e reja si ngulime bujqësore (p.sh. Tarentum në vitin 122 p.e.s.).
Nën Jul Çezarin dhe periudhën perandorake, duke filluar nga Augusti, mijëra veteranëve legjionarë romakë iu dhanë toka në shumë coloniae përgjatë perandorisë dhe qenë përgjegjës për romanizimin e shumë territoreve (kryesisht në përhapjen e latinishtes, Ligjeve Romake and zakoneve romake).
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Tit Livit, kolonitë e para të Romës u themeluan rreth vitit 752 p.e.s. në Antemnae dhe Crustumerium, të dyja në Latium.[4]
Koloni të tjera u themeluan në Signia në shekullin e VI p.e.s., Velitrae dhe Norba në shekullin e V p.e.s., pastaj Ostia, Antiumi dhe Tarracina në fundin e shekullit të IV. Në periudhën e parë të kolonizimit, e cila zgjati deri në fund të Luftërave Punike, kolonitë ishin kryesisht ushtarake në qëllim, duke synuar të mbronin territorin romak.
Kolonia e parë romake jashtë Italisë ishte me gjasa Italica në Hispania[5] e themeluar në vitin 206 p.e.s. nga Publius Kornelius Shipioni gjatë Luftës së Dytë Punike.[6]
Gjatë Perandorisë, kolonitë u bënë qendra të mëdha për ngulimin e veteranëve të ushtrisë, veçanërisht në Afrikën Veriore Romake, e cila kishte dendësinë më të madhe të kolonive romake për rajon në Perandorinë Romake, ku popullsia italike përbënte më shumë se një të tretën e popullsisë së përgjithshme gjatë shekullit të II.
Nën Mbretërinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 752 p.e.s. në Antemnae dhe Crustumerium, të dyja në Latium.
- 745 p.e.s. (ose 737 p.e.s.) Fidenae u bë një koloni romake
- 737 p.e.s. Cameria
Nën Republikën Romake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 396 p.e.s. Veii dhe Fidenae mposhten. 4 tribu të reja romake [distrikt zgjedhor] u organizuan (Stellatina, Tromentana, Sabatina, Arniensis)
- 385 p.e.s. Satricum (humbur dhe djegur në vitin 346 p.e.s.)
- 354–349 p.e.s. Tibur, Praeneste, Caere (Latium) marrëveshje aleance
- 332 p.e.s. (ose më vonë): Sutrium, Nepete (Latium),
- 338 p.e.s. Ostia koloni dhe port
Kontratat e reja bilaterale mbrojtëse me Falerii, Tarquinii (Etruria) Caere (prapë), Pomptina dhe Poplilia tribus (tribu) u formuan territoret e Antiumit
- 338 p.e.s. banorët e Capua-s morën të drejtën e qytetarisë romake
- 335 p.e.s. Cales (Latium)
- 332 p.e.s. (u krijuan dy tribu të reja votuese): Scaptia, Maecia
- 329 p.e.s. Anxur (Latium)
- 318 p.e.s. U themelua tribuja Falerna, Cales bëri kontratë me Romën prapë
- 318 p.e.s. Canusium (Apulia)
- Municipia të reja të formuara nga qytezat e vogla përreth Romës: Aricia, Lanuvium, Nomentum, Pedum, Tusculum. Kontrata ius latina u bënë me Tiburin, Praeneste-n, Lavinium, Cora-n (Latium)
- Kontrata Ius comercii u bënë me Circei, Notba, Setia, Signia, Nepi, Ardea, Gabii
- Ius migrationi dhe ius connubii
- U krijuan Ufentina tribus (në territoret e qytetit volsk të Antiumit), Privernum, Velitrae, Terracia, Fondi dhe Fotmiae bënë kontrata me Romën (cives sine suffragio)
- 315 p.e.s. Luceria (Apulia)
- 313 p.e.s. Suessula, Saticula (Campania)
- 303 p.e.s. Alba Fucens, Carsioli, Sora (Latium)
- 299 p.e.s. Nequinum (Narnia/Narni në Etruria dhe Umbria) ishte një fortesë kyçe kundër tribuve Samnite
- 296 p.e.s. Minturnae (Latium)
- 291 p.e.s. Venusia (Apulia) koloni (20,000 banorë meshkuj) për të kontrolluar tributë samnite
- 290 p.e.s. rrethohet dhe pushtohet Pinceum, shpejtë bëhet një koloni romake
- 290 p.e.s. (?)Hatri (Atria) buzë Adriatikut (Abruco)
- 289 p.e.s. (ose në vitin 283 p.e.s.) Sena Gallica (Umbria)
- 286 p.e.s. Castrum Novum Picenii, 264 p.e.s. (?) koloni të Picenumit (Abruco)
- 273 p.e.s. Paestum (Latium)
- 273 p.e.s. Cosa (Etruria)
- 268 p.e.s. Beneventum (Samnium)
- 268 p.e.s. Ariminum (Aemilia)
- 268 p.e.s. Brundisium (Apulia)
- 264 p.e.s. Firmum
- 263 p.e.s. Aesernia (Samnium)
- 247 p.e.s. Alsium (Etruria)
- 245 p.e.s. Fregenae (Etruria)
- 222 p.e.s. Mediolanum (Transpadana)
- 218 p.e.s. Placentia (Aemilia)
- 218 Cremona (Venetia et Histria)
- 197–192 p.e.s. Volturnum, Liternum, Puteoli, Salernum (Campania) Sipontum, Buxentum (Calabria)
- 196 p.e.s. Brixia (Venetia et Histria)
- 193 p.e.s. Copia (Lucania et Bruttii)
- 192 p.e.s.Vibo Valentia (Lucania et Bruttii)
- 189 p.e.s. Bononia (Aemilia)
- 184 p.e.s. Pisaurum (Umbria), Potentia Romanorum (Lucania et Bruttii)
- 183 p.e.s. Mutina, Parma (Aemilia)
- 181 p.e.s. Aquilea (Venetia es Histria) Gravisca (Latium)
- 180 p.e.s. Portus Pisanus (Etruria)
- 177 p.e.s. Luna (Etruria)
- 125 p.e.s. Pollentia, Vardacate (Liguria)
- 123–118 p.e.s. Hasta, Dertona (Liguria)
- 100 p.e.s. Eporedia (Transpadana, tani në rajonin e Piemontes)
- 36 p.e.s. Tauromenium(Sicilia)
- 21 p.e.s. Catina (Sicilia)
- 21 p.e.s. Syracusæ (Sicilia)
- 21 p.e.s. Thermæ (Sicilia)
- 21 p.e.s. Tyndaris (Sicilia)
Nën Principatën Romake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kolonitë nuk u themeluan në shkallë të gjerë deri në fillimin e Principatës. Augusti, i cili dëshironte të nguliste mbi njëqint mijë nga veteranët e tij, pas përfundimit të luftërave të tij civile, filloi një program masiv krijimi kolonish përgjatë perandorisë së tij. Megjithatë, jo të gjitha kolonitë ishin qytete të reja. Shumë ishin krijuar nga vendbanime tashmë të banuara dhe procesi i kolonizimit thjeshtë i zgjeroi ato. Disa nga këto koloni më vonë do të rriteshin në qytete të mëdha (Këlni i tanishëm u themelua fillimisht si një koloni romake). Gjatë kësaj kohe, qytetet provinciale morën rangun kolonive, duke fituar disa të drejta dhe privilegje.[7] Pas periudhës së perandorëve Severanë kolonitë e reja ishin vetëm qytete që iu dha statusi (shpesh duke i përjashtuar nga taksimi) dhe në shumicën e rasteve gjatë kohëve të fundit perandorake, nuk kishte më ngulime legjionarësh të tërhequr.
Efektet dhe trashëgimia e kolonizimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kolonitë romake ndonjëherë shërbyen si një rezervë potenciale e veteranëve, që mund të thirreshin gjatë kohëve të krizave. Megjithatë, këto koloni shërbyen në mënyrë më të rëndësishme për të prodhuar qytetarë të ardhshëm romakë dhe kështu rekrutë për Ushtrinë Romake.[7]
Kolonitë romake luajtën një rol të rëndësishëm në përhapjen e latinishtes brenda qenrës dhe jugut të Gadishullit Italian, gjatë perandorisë së hershme.[8] Kolonitë u treguan popullsive vendase përreth një shembull të jetës romake.[9] Kur veteranët nguliteshin zakonisht kishte beqarë deri në lirim, që martoheshin me gra vendase, kolonitë prireshin të bëheshin kulturalisht të integruara me rrethinat e tyre brenda pak brezave.
Shembuj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri modern | Emri latin | Vendi modern | Provinca romake | Themelimi ose promovimi | Themeluesi ose promotori | Informacion shtesë |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Arles | Colonia Iulia Paterna Arelatensis Sextanorum | Franca | Gallia Narbonensis | 45 p.e.s. | Jul Çezari | |
| Beogradi | Singidunumi | Serbia | Moesia Superior | 239 i e.s. | Themeluar nga keltët rreth vitit 279 p.e.s., pushtuar nga romakët në vitin 15 p.e.s. | |
| Budapesti | Aquincum | Hungaria | Panonia | 41-54 | ||
| Carteia | Carteia | Spanja | Hispania Ulterior | 171 p.e.s. | Senati Romak | |
| Kolçester | Colonia Claudia Victricensis Camulodunum | Mbretëria e Bashkuar | Britannia / Britannia Superior / Maxima Caesariensis | 49 | Klaudi | |
| Këlni | Colonia Claudia Ara Agrippinensium | Gjermania | Germania Inferior | 50 | Klaudi | |
| Jeruzalemi (në sitin e) | Colonia Aelia Capitolina Hierosoloma | Izraeli dhe Palestina | Judaea | pas Revoltës së Bar Kokhbasë | Adriani | |
| Linkolni | Lindum Colonia ose Colonia Domitiana Lindensium | Mbretëria e Bashkuar | Britannia / Britannia Inferior / Flavia Caesariensis | 71 | Domiciani | |
| Narbonë | Colonia Iulia Paterna Claudius Narbo Martius Decumanorum | Franca | Gallia / Gallia Narbonensis | 118 p.e.s. | Gnaeus Domitius Ahenobarbus | e rithemeluar nga Çezari në vitin 45 p.e.s.[10] |
| Patra | Colonia Augusta Achaica Patrensis | Greqia | Achaia | Pas Betejës së Aktiumit | Augusti | |
| Şebinkarahisar | Colonia (Κολώνεια) | Turqia | Bithynia et Pontus | shekulli I p.e.s. | Pompeu | [11] |
| Mudanja | Colonia Iulia Concordia Apamea | Turqia | Bithynia-Pontus | rr. 45 p.e.s. | Jul Çezari | |
| Jorku | Eboracum | Mbretëria e Bashkuar | Britannia / Britannia Inferior / Britannia Secunda | fillimi i shekullit të III[12] | Karakala | |
| Mérida | Colonia Emerita Augusta | Spanja | Hispania / Lusitania | 25 p.e.s. | Augusti | Për veteranët e luftës së legjioneve V Alaudae dhe X Gemina |
| Sarmizegetusa | Colonia Ulpia Traiana Sarmizegetusa | Rumania | Dacia | 106-110 | Trajani | |
| Alba Iulia | Apulum | Rumania | Dacia | 180-192 [13] | Komodi | |
| Kluzh-Napoka | Napoca | Rumania | Dacia | gjysma e dytë e shekullit të II | Komodi | |
| Drobeta-Turnu Severin | Drobeta | Rumania | Dacia | 198-208 [14] | Septim Severi | |
| Gigen | Oescus | Bullgaria | Moesia Inferior | 106-112 | Trajani | |
| Lubjana | Colonia Iulia Aemona | Sllovenia | Illyricum | 14 ose 15 | Dekret i Augustit, përfunduar nga Tiberi | Mbi sitin e Legio XV Apollinaris, pasi ai u largua për në Carnuntum |
| Debelt | Colonia Flavia Pancensis Deultum | Bullgaria | Thracia | Pas Vitit të Katër Perandorëve | Vespaziani | Për veteranët e Legio VIII Augusta |
| Qalunya | Colonia Amosa ose Colonia Emmaus[15] | Izraeli | Judaea | Pas vitit 71 | Vespaziani | Mund të ketë qenë Emmaus i Besëlidhjes së Re.[16] |
| Zaragoza/Saragossa | Caesaraugusta | Spanja | Hispania Tarraconensis | Midis viteve 25 p.e.s. dhe 11 p.e.s.[17] | Augusti | Për ngulitur veteranët e ushtrisë nga Luftërat Kantabriane. |
| Augsburg | Augusta Vindelicorum | Gjermania | Raetia | 15 p.e.s.[18] | Augusti | Emri do të thotë "qyteti augustian i Vindelici"[19] |
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e kolonive romake
- Romanizimi (kulturor)
- Iliro-romakët
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Qytetet kryesore të Ilirisë
- Lista e vendbanimeve në Iliri
- Të Drejtat Latine
- Martesa në Romën e lashtë
- Kultura e Romës së lashtë
- E drejta romake
- Të Drejtat Latine
- Historia e Kushtetutës romake
- Kodeksi i Justinianit
- Konkubinimi
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Feja romake
- Filozofia e lashtë romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Kopshtet romake
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Ekonomia Romake
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Rrugët romake
- Kuzhina antike romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Veshjet në Romën e lashtë
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Dhjetë pasionet e Romës së lashtë
- Pax Romana
- Letërsia e vjetër greke e romake
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ E.T. Salmon, The Coloniae Maritimae, Athenaeum, N.S.41 (1963) 3-33
- ↑ A.N. Sherëin-Ëhite, The Roman Citizenship, 86
- ↑ C.G.Severino, Crotone. Da polis a città di Calabria, 1988, fq. 29
- ↑ Tit Livi, Ab Urbe Condita Libri, 1:11
- ↑ Tit Livi (25 qershor 2009). Hannibal's War: Books 21-30 (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-955597-0. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2023. Marrë më 17 shkurt 2023.
- ↑ Apiani, Iberian Wars 38
- 1 2 Nigel, Rodgers (2006). Roman Empire (në anglisht). Hazel Dodge. Londër: Lorenz Books. ISBN 075481602-8. OCLC 62177842.
- ↑ "History of Europe - Romans". Encyclopædia Britannica (në anglisht).
- ↑ "Colonia - Livius". Livius.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2018.
- ↑ "CHRONOLOGIE - Les grandes dates - Narbo Martius". bib.cervantesvirtual.com (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016.
- ↑ Prokopi i Çezaresë De Aedificiis 3.4.6-7
- ↑ "EBORACUM or Eburacum or Eburaco (York) Yorkshire, England". perseus.tufts.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2020.
- ↑ "APULUM (Alba Iulia) Romania" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2021.
- ↑ "DROBETA or Drubeta (Drobeta-Turnu Severin) Romania". perseus.tufts.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2021.
- ↑ Khalidi, 1992, fq. 309
- ↑ Conder dhe Kitchener, 1883, SWP III, fq. 40
- ↑ Sivan, H.; S. Keay; R. Mathisen; DARMC, R.; Talbert, S.; Gillies, J.; Åhlfeldt; J. Becker; T. Elliott. "Places: 246344 (Col. Caesaraugusta)" (në anglisht). Pleiades. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2014.
- ↑ Jecmen, Gregory; Spira, Freyda (2012). Imperial Augsburg: Renaissance Prints and Drawings, 1475-1540 (në anglisht). National Gallery of Art (U.S.). fq. 25. ISBN 978-184822122-2.
- ↑ Tore Janson (2007). A Natural History of Latin (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 169. ISBN 978-0-19-162265-6.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bradley, Guy, and John-Paul Wilson, eds. 2006. Greek and Roman Colonization: Origins, Ideologies and Interactions. Swansea, UK: Classical Press of Wales.
- Broadhead, William. 2007. "Colonization, Land Distribution, and Veteran Settlement". In A Companion to the Roman Army. Edited by Paul Erdkamp, 148–163. Blackwell Companions to the Ancient World. Malden, MA: Blackwell.
- Crawford, Michael H. 2014. "The Roman History of Roman Colonisation". In The Roman Historical Tradition: Regal and Republican Rome. Oxford Readings in Classical Studies. Edited by James H. Richardson and Federico Santangelo. Oxford; New York: Oxford University Press.
- Curchin, Leonard A. 1991. Roman Spain: Conquest and Assimilation. London: Routledge.
- Fuhrmann, Christopher J. 2012. Policing the Roman Empire: Soldiers, Administration, and Public Order. Oxford and New York: Oxford Univ. Press.
- Salmon, Edward T. 1955. "Roman Expansion and Roman Colonization in Italy". Phoenix 9.2: 63–75.
- Stek, Tesse D. and Gert-Jan Burgers eds. 2015. The Impact of Rome on Cult Places and Religious Practices in Ancient Italy. Bulletin of the Institute of Classical Studies Supplement 132. London: Institute of Classical Studies, University of London.
- Sears, Gareth. 2011. The Cities of Roman Africa. Stroud, UK: History Press.
- Termeer, Marleen K. 2010. "Early Colonies in Latium (ca. 534–338 BC): A Reconsideration of Current Images and the Archaeological Evidence". Bulletin Antieke Beschaving 85:43–58.
- Woolf, Greg. 1998. Becoming Roman: The Origins of Provincial Civilization in Gaul. Oxford: Oxford Univ. Press.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jona Lendering, “Coloniae”, Livius.org (2006) Arkivuar 28 shkurt 2014 tek Wayback Machine
- L. Adkins and R.A. Adkins, “Coloniae”, in L. Adkins and R.A. Adkins, Handbook to Life in Ancient Rome, New York, 1994. Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine
- M. Bunson, “colonies, Roman”, in M. Bunson, Encyclopedia of the Roman Empire, New York, 1994. Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine