Shko te përmbajtja

Kolonizimi Holandez i Amerikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një rishtypje e v. 1685 e një harte të v. 1656 të kolonive holandeze amerikano-veriore që tregon pretendimet territoriale holandeze nga Gjiri Çisëpik dhe Lumi Suskehana në jug dhe perëndim, deri në Gjirin Narraganset dhe lumenjtë Providencë dhe Blekston në lindje, deri në lumin Seint Lorenc në veri

Holanda filloi Kolonizimin Evropian të Amerikës me themelimin e pikave tregtare dhe plantacioneve, që i paraprinë veprimtarive më të gjera të njohura të kolonizimit holandez në Azi. Ndërsa fortesa e parë holandeze në Azi u ndërtua në vitin 1600, në Indonezinë e tanishme, fortesat dhe ngulimet e para përgjatë lumit EssequiboGuajanë daton nga vitet 1590. kolonizimi aktual, me holandezët të vendosur në tokat e reja, nuk ishte aq i zakonshëm sa vendet e tjera evropiane.

Shumë ngulime holandeze u humbën ose u braktisën nga fundi i shekullit të XVII, por Holanda arriti të mbante zotërimin e Surinamit deri sa ai fitoi pavarësinë në vitin 1975. Mes kolonive të saj të shumta në rajon, vetëm Inditë Perëndimore Holandeze mbeten akoma edhe sot pjesë e Mbretërisë së Holandës.

Amerika Veriore kontinentale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1602, Republika e Bashkuar e Shtatë Vendeve të Ulta i dha një kartë kompanisë së re dhe të etur të Holandeze të Indisë Lindore (Vereenigde Oostindische Compagnie ose VOC) me misionin e eksplorimit të lumenjve dhe gjireve të Amerikës Veriore për një kalim të drejtpërdrejtë përmes Indive. Përgjatë rrugës, eksploratorët holandezë u ngarkuan të pretendonin çdo zonë të pa hartografuar për Provincat e Bashkuara, që çuan në mjaft ekspedita të rëndësishme dhe, përgjatë kohës, eksploratorët holandezë do të themelonin provincën e Holandës së Re. Nga viti 1610, VOC-u tashmë kishte kontraktuar eksploratorin anglez Henry Hudson, që në një përpjekje për të gjetur Kalimin Veri-Perëndimor drejtë Indive, zbuloi dhe pretendoi për VOC-un pjesë të Sheteve të Bahkuara dhe Kanadasë së tanishme. Hjudsoni hyri në Gjirin e Sipërm të Nju Jorkut me varkë, duke u drejtuar përmes Lumit Hjudson, që tashmë bart emrin e tij.

Zona e kolonizuar nga holandezët në v. 1660

Më 27 mars 1614, Shtetet e Përgjithshme (parlamenti i përgjithshëm i Holandës) do të shkëputej nga përpjekjet tradicionale monopolistike dhe të zhvillonte një qasje të re më të hapur për të zhvilluar eksplorimet dhe tregtinë e Botës së Re; nxjerrja e Kartës së përgjithshme për kë zbulon ndonjë kalim, liman, apo vend të ri pohonte se kjo sipërmarrje do të ishte e lavdërueshme, e nderuar dhe e dobishme për begatinë e Provincave të Bashkuara, si dhe që dëshironin që përvoja të ishte e lirë dhe e hapur për të gjithë dhe secilin nga banorët e këtij vendi, ka ftuar dhe kështu fton të gjithë dhe secilin prej banorëve të Vendeve të Ulta të Bashkuara në kërkimin e sipërpërmendur.[1]

Në vitin 1614, Adriaen Block drejtoi një ekspeditë për rrjedhën e poshtme të Lumit Hjudson me anijen Tyger dhe pastaj eksploroi Lumin Lindor në bordin e anijes Onrust, duke u bërë evropiani i parë i njohur që lundroi Hellegatin, në mënyrë që të hynte në pellgun e Long Island-it. Blok Ajland dhe pellgu i Blok Ajlandit u emërtuan në nder të tij. Përgjatë kthimit të tij në Amsterdam në vitin 1614, Block hartoi një hartë dhe ku përdori emërtimin Holanda e Re për herë të parë për zonën midis Virxhinian Angleze dhe Kanadanë Franceze, ku më vonë atij ju dhanë të drejtat përjashtimore tregtare nga Qeveria Holandeze. Block u ngjit me shpejtësi, duke u bërë monopolisti i parë i Manhattan-it.

Pas disa ekspeditave të hershme tregtare, ngulimi i parë holandez në Amerikë u themelua në vitin 1615: Fortesa Nasau, në Kasëll Ajland, përgjatë Hjudsonit, afër Albany-së së tanishme. Ngulimi shërbeu kryesisht si një pararojë për tregtinë e gëzofit me tribunë vendase të Lenapes, por më vonë do të zëvendësohej nga Fortesa Oranzh. Të dyja fortesat u emërtuan në nder të Shtëpisë Oranzh-Nasau (familja sunduese e Holandës).

Nga viti 1621, Provincat e Bashkuara kishin nxjerë një kartë kompanie të re, një monopol tregtar në Amerikë dhe Afrikën Perëndimore: Kompaninë Holandeze të Indisë Perëndimore (Westindische Compagnie ose shkurt WIC). WIC-u kërkoi njohjen si themeluese e Botës së Re – që ata më në fund e arritën si themelues të një province të re në vitin 1623, Holandës së Re. Atë vit, u ndërtua një tjetër Fortesë Nasau përgjatë Lumit Delauer, afër Gluçester SititNju Xhersi.

Në vitin 1624, kolonët e parë, kryesisht valonë dhe shërbyesit e tyre, mbërritën në Holandën e Re nëpërmjet anijeve, duke zbarkuar në Ishullin e Guvernatorit dhe fillimisht të shpërndarë në Fortesën Oranzh, Fortesën Wilhelmus dhe Kievits Hoek. Në vitin 1626, drejtori i WIC-ut, Peter Minuit bleu ishullin e Manhattan-it nga vendasit lenape dhe nisi të ndërtonte Fortesën Amsterdam, që u zhvillua duke u bërë porti kryesor dhe kryeqyteti, Amsterdami i Ri. Kolonia u zgjerua në zonat përreth si Pavonia, Brooklyn, Bronx dhe Long Island.

Përgjatë Lumit Konektikat, në vitin 1633 u përfundua Fortesa Huys de Goede Hoop në Hartford. Nga viti 1636, anglezët nga Njutauni (tani Kembrixhi, Masaçusec) u vendosën në anën veriore të Lumin e Vogël. Në Traktatin e Hartfordit, kufiri i Holandës së Re u ripërcaktua në Konektikatin perëndimor dhe nga viti 1653, anglezët e kishin zaptuar pikën tregtare holandeze.

Zgjerimi përgjatë Lumit Delauer përtej Fortesës Nasau nuk do të fillonte deri në vitet 1650, pas rrëmbimit të një koloni suedeze, që ishte themeluar në Fortesën Christina në vitin 1638. Ngulimet në Fortesën Nasau dhe Fortesën jetë-shkurtër Beversreede u braktisën, duke konsoliduar Fortesën Kasimir. Nga viti 1655 Fortesa Christina, e vendosur në atë që tani është Uilmingtoni, ishte riemërtuar tashmë Fortesa Altena.

Në vitin 1664, një ekspeditë navale angleze lundroi në limanin në Amsterdamin e Ri, duke kërcënuar me sulm. Duke qenë shumë më të paktë, drejtori i përgjithshëm Peter Stuyvesant u dorëzua pasi negocioi terma të favorshme dorëzimi. Provinca pastaj mori një emër të ri, Nju Jork (nga titulli anglez i Princit James).[2] Fortesa Oranzh u riemërtua Fortesa Albany (nga titulli skocezi James-it). Rajoni midis rrjedhës së poshtme të Hjudsonit dhe Delauerit iu dha pronarëve kolonialë, duke u quajtur Nju Xhersi.

Humbja e Holandës së Re çoi në Luftën e Dytë Anglo–Holandeze, gjatë viteve 16651667. Ky konflikt përfundoi me Traktatin e Bredës, që vendosi që holandezët ti braktisnin pretendimet e tyre mbi Holandën e Re në shkëmbim të Surinamit.

Nga viti 1673 deri në vitin 1674, territoret u morën edhe një herë shkurtimisht nga holandezët në Luftën e Tretë Anglo–Holandeze, vetëm për t’iu kthyer prapë Anglisë nga Traktati i Uestminsterit. Në vitin 1674, [[kapiteni i anijes|kapiteni i Marinës Holandeze Jurriaen Aernoutsz mori shkurtimisht dy fortesa në koloninë franceze të Akadies, që ai e shpalli si territor holandez i Kolonisë Holandeze të Hollandës së Re. Megjithatë, caktimi i Aernoutsz-it administrator, John Rhoades, do ta humbiste shpejt kontrollin e territorit pasi vet Aernoutsz u largua për në Curaçao, për të kërkuar kolonë të tjerë dhe me kontrollin efektiv të Akadias të mbetur në duart e Francës, sovraniteti holandez ekzistonte vetën në letë deri sa Holanda do ti braktiste pretendimet e saj në Traktatet e Nijmegenit.

Kolonizimi Holandez i Karaibeve nisi në vitin 1634Saint Croix dhe Tobago (1628), i ndjekur në vitin 1631 me ngulimet në Tortuga (tashmë Île Tortue) dhe Sint Maarten. Kur holandezët e humbun Sint Maartenin (dhe Anguilla ku ata kishin ndërtuar një fortesë pak pasi mbërritën në Sint Maarten) nga Spanja, ata u vendosën në Curaçao dhe Sint Eustatius. Ata e rifituan gjysmën e Sint Maartenit në vitin 1648, nga atëherë duke e ndarë ishullin me Francën. Kufiri midis dy pjesëve të ishullit vazhdoi të modifikohej periodikisht, para se të zgjidhej një herë e mirë në vitin 1816.

Deri thellë në shekullin e XIX, ishujt e tanishëm të Venezuelës Aves, Arkipelagu Aves, Los Roques dhe La Orchila, konsideroheshin gjithashtu nga Qeveria Holandeze si pjesë e Indive Perëndimore Holandeze.

Antilet Holandeze mbetën një territor përtejdetar i Holandës. Në vitin 1954 do tu jepej vetë-qeverisja. Ndërsa në vitin 1969, trazirat në Curaçao do të bënin që marinat holandeze të dërgoheshin për ta qetësuar revoltën. Kryengritja e vitit 1969 i dha fund mbizotërimit të të bardhëve në politikën dhe administrimin e Curaçaos, duke çuar në ngjitjen e një elite të re politike zezake. Afërsisht të gjithë guvernatorët, kryeministrat dhe ministrat në Antilet Holandeze dhe Curaçao, që nga viti 1969 kanë qenë zezakë.[3][4] Në vitin 1986, Arubës iu dha autonomia, ndarazi nga ishujt e tjerë. Më 10 tetor 2010, Antilet Holandeze u shpërbënë. Si Aruba, edhe ishujt e Curaçaos dhe Sint Maartenit u bënë vende përbërëse të Mbretërisë së Holandës. Bonaire, Saba dhe Sint Eustatius u bënë bashki specialeHolandës.

Holanda bëri përpjekje të shumta për ta kolonizuar Tobagon (Nieuw-Walcheren) në shekullin e XVII. Secilën herë, ngulimet shkatërroheshin nga fuqitë rivale evropiane. Ngulimet HolandezeTobago:[5]

  • 1628 – 1 janar 1637: Fortesa Vlisingen; e masakruar nga spanjollët
  • Shtator 1654 – janar 1666: Fortesat Lampsinsberg, Beveren dhe Bellavista; të pushtuara nga Anglia, të shkatërruara nga Franca
  • 1667 – 18 dhjetor 1672: Nieuw-Vlissingen; i shkatërruar nga Anglia
  • 1 shtator 1676 – 6 dhjetor 1677: Fortesa Sterreschans; e shkatërruar nga francezët

Si një grup, ishujt janë të njohur si Maagdeneilandenholandisht. Holandezët vendosën një bazë në Saint Croix (Sint-Kruis) në vitin 1625, të njëjtin vit që e kryen edhe Anglia. Protestatët francezë u bashkuan me holandezët, por konflikti me Koloninë Angleze, çuan në braktisjen e tyre para vitit 1650. Holandezët themeluan një ngulim në Tortola (Ter Toleni) para vitit 1640 dhe më vonë në Anegada, Saint Thomas (Sint-Thomas) dhe Virxhin Gorda. Në vitin 1672 Anglia e mori Tortolan dhe Anegadan dhe Virxhin Gordën në vitin 1680.

Peter Schenk i Vjetri, sipas Frans Postit: Pamje e Mauritstadit, gravurë, 1645 (Museu Nacional de Belas Artes, Rio de Zhaneiro

Duke nisur nga viti 1630, Republika Holandeze mori kontrollin e një pjese të madhe të Brazilit veri-lindor nga portugezët. Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore e vendosi qendrën e saj në Recife; ajo gjithashtu eksportoi një traditë të tolerancës fetarekolonitë e sajBotën e Re, në mënyrë më të shquar në Brazilin Holandez.[6] Guvernatori, Johan Maurits, ftoi artistë dhe shkencëtarë në mënyrë që të ndihmonte të promovonte mërgimin drejtë Kolonisë së re Amerikano-Jugore. Megjithatë, portugezët u përgjigjën me luftë dhe arritën një fitore domethënëse në Betejën e Dytë të Guararapes në vitin 1649. Më 26 janar 1654, Holanda u dorëzua dhe nënshkroi një kapitullim duke ia kthyer kontrollin e të gjithë koloninë e Rajonit Veri-lindor të Brazilit Portugalisë. Pas fundit të Luftës së Parë Anglo-Holandeze në maj 1654, Republika Holandeze kërkoi që NieuwHolland (Brazili Holandez) të kthehej nën kontrollin holandez. Nën kërcënimin e një pushtimi të Lisbonës dhe ripushtimin e Brazilit Veri-lindor, Portugalia, tashmë e përfshirë në një luftë kundër Spanjës, i pranoi kërkesat holandeze. Megjithatë, prijësi i ri politik i Holandës, Johan de Witt, konsideroi tregtinë më të rëndësishme sesa territori dhe kështu ia shiti atë prapë Hollandën e Re Portugalisë më 6 gusht 1661, nëpërmjet Traktatit të Hagës.[7]

Frans Post: Peizazh Brazilian me një Shtëpi Punëtorësh, rr. v. 1655 (Los Angeles County Museum of Art)

Pas shkatërrimit të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore, Qeveria Holandeze nxiti mërkimin drejtë Australisë, Brazilit dhe Kanadasë. Brazili ishte shteti i vetëm që lejoi mbërritjen e grupeve të mëdha të katolikëve. Me lejen e Qeverisë Braziliane, fermerë katolikë holandezë dhe Bashkimi i Tregut të Kopështarëve (Katholieke Nederlandse Boeren- en Tuindersbond) bashkërenduan proçesin e emigrimit. Një grup prej afërsisht 5000 emigrantësh nga provinca e Brabantit Verior mbërritën në Brazil, duke krijuar koloninë e tyre të parë në fermën e Fazenda Ribeirãoshetin e São Paulos. Më 14 korrik 1948 u themelua Holambra I. Pas një referendumi në vitin 1991, ku 98% e popullsisë votoi në favor të autonomisë politike të zonës, në janar të vitit 1993 Holambra mori statusin e qytetit.

E famshme për prodhimin e saj të madh të luleve dhe bimëve dhe për eventin vjetër Expoflora, Holambra pret mijëra turistë çdo vit. Në prill të vitit 1998 ky fakt u njoh pasi Holambra fitoi statusin e Estância Turística, vendndodhjes turistike. Emigrimi i mëtejshëm nga Holanda, arriti të krijonte qytete në Brazil, ku shumica e popullsisë rridhte nga këta emigrantë holandezë. Këto qytete janë Holambra, Kastrolanda, Karambei, Não me Toque, Vitmarsum (ku shumica e popullsisë janë pasardhës nga emigrantët holandezo-frizianë), Arapoti dhe Campos de Holambra.

Në vitin 1600, qyteti kilian i Valdivias u pushtua nga pirati holandez Sebastian de Cordes.[8] Ai e la qytetin vetëm pas disa muajve. Në vitin 1642, VOC-u dhe WIC-u dërguan një flotë drejtë Kilit në një përpjekje për ta pushtuar Valdivian dhe minierat e saj të supozuara të arit. Kjo ekspeditë u drejtua nga admirali holandez Hendrik Brouwer. Në vitin 1643, Brouwer-i do të vdiste para se ta kryente pushtimin e Arkipelagut Çiloe; zëvendësi i tij, Elias Herckmans ia arriti ti pushtonte rrënojat e qytetit, që ai e rifortifikoi, duke e riemrtuar Brouwershaven.[9][10] Duke mos gjetur arë, por shumë vendas armiqësorë, holandezët e braktisën vend pararojën që do të përfshihej prapë në Perandorinë Spanjolle.

Emigrimi i dytë nga Holanda drejtë Kilit u zhvillua në vitin 1895, kur Kili tashmë ishte i pavarur. Nën të ashtuquajturin "Inspektor të Përgjithshëm Kilian të Kolonizimit dhe Emigrimit", një dyzinë familjesh holandeze u vendosën midis viteve 1895 dhe 1897 në Çiloé, vecanërisht në Meçaiko, Huillinko dhe Çakao. Në të njëjtën periudhë do të mbërrinte në Kili Hageman Egbert me familjen e tij më 14 prill 1896,[11] duke u vendosur në Rio Gato, afër Puerto Montit. Për më tepër, familja Wennekool, që kishte përuaruar Kolonizimin Holandez të Vilarrikas.[12]

Në fillim të shekullit të XX, në Kili do të mbërrinin një grup holandezësh nga Afrika e Jugut, që u vendosën aty ku punonin, kryesisht në ndërtimin e hekurudhave. Lufta Boere në vijim do të çonte në aneksimin Britanik të të dy republikave në vitin 1902. Këta emigrantë vendosën të emigronin drejtë Kilit me ndihmën e Qeverisë Kiliane.

Më 4 maj 1903, një grup prej mbi 200 emigrantësh holandezë lundroi me avulloren "Oropesa", të kompanisë së transportit Pacific Steam Navigation Company, nga La Rochelle (La Pallice) në Francë. Shumica e emigrantëve kishin lindur në Holandë: 35% ishin nga Hollanda Veriore dhe Jugore, 13% nga Brabanti Verior, 9% nga Zelanda dhe një numër i barabartë nga Gelderlandi.

Më 5 qershor arritën me tren në destinacionin e tyre përfundimtar, qyteti Pitrufquén, i vendsour në jug të Temukos, afër katundthit të Donguilit. Një tjetër grup holandezësh do të mbërrinte së shpejti drejtë Talcahuano-s, në "Oravi" dhe "Orissa". Kolonia holandeze në Donguil u pagëzua si "Kolonia e Transvalit të Ri. Ay u vendosën më shumë se 500 familje në mënyrë që të fillonin një jetë të re. Midis 7 shkurtit 1907 dhe 18 shkurtit 1909, mbi grupin e fundit të familjeve boerëve.

Tashmë vlerësohet se 50,000 pasardhës holandezë, të vendosur kryesisht në Maleko, Gorbea, Pitrufquén, Faja Maisan dhe rreth Temukos dhe Ozornos.[13][14]

Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore ndërtoi një fortesë në vitin 1616Lumin Essequibo. Holandezët tregtuan me popujt indianë dhe si në Surinam, krijuan plantacione sheqeri të punuara nga skllevër afrikanë. Ndërsa bregdeti mbeti nën kontrollin holandez, Anglia krijoi plantacione në perëndim të Lumit Surinam. Konflikti midis dy vendeve nënkuptonte se pjesë të rajonit ndryshonin duar disa herë, por nga viti 1796 kontrollin e rajonit e kishte Britania. Holanda çedoi kolonitë e Esekibos, Demerarës, dhe Berbices ndaj Britanisë në vitin 1814.

Kolonia e Surinamit fillimisht ishte themeluar në vitet 1650 nga Lord Francis Willoughby, guvernatori britanik i Barbadosit. Ajo u rrëmbye nga holandezët nën drejtimin e Abraham Crijnsen gjatë Luftës së Dytë Anglo–Holandeze. Më 31 korrik 1667, nën Traktatin e Bredës Holanda ofroi Holandën e Re (duke përfshirë Amsterdamin e Ri, Nju Jork Siti modern) në shkëmbim të fabrikave të tyre të sheqerit në bregdetin e Surinamit. Në vitin 1683 Surinami iu shit Kompanisë Holandeze të Indisë Perëndimore. Kolonia zhvilloi një ekonomi bujqësore të mbështetur në skllevërit afrikanë. Anglia kontrolloi Surinamin gjatë Luftërave Napoleonike, nga viti 1799 deri në vitin 1816, kur ai iu rikthye Holandës. Holanda e shfuqizoi skllavërinë në vitin 1863 dhe më vonë importoi punëtorë të detyruar nga Raxhi Britanik dhe Inditë Lindore Holandeze për ta mbajtur ekonominë në kombë. Vetë-qeverisja e brendshme iu dha në vitin 1954, ndërsa pavarësia e plotë në vitin 1975. Perspektiva e pavarësisë i detyroi shumë holandezë të mërgonin drejtë Holandës. Paqëndrueshmëria politike dhe rënia ekonomike pas pavarësisë, rezultoi në edhe më shumë emigrantë drejtë Holandës. Bashkësia surinamezeHolandë tashmë është pothuajse aq e madhe sa gjysma e popullsisë së vetë vendit (rreth 350,000 banorë).

  1. General Charter for Those who Discover Any New Passages, Havens, Countries, or Places; March 27, 1614
  2. Goodfriend, Joyce D. (18 tetor 2009). "Present at the Creation: Making the Case for the Dutch Founders of America". Early American Studies: An Interdischiplinary Journal (në anglisht). University of Pennsilvania Press. 7 (2): 259–269. doi:10.1353/eam.0.0022. ISSN 1559-0895. JSTOR 23546619.
  3. Hab Rogozinski (1994). A Brief History of the Caribbean: From the Arawak and Carib to the Present (në anglisht). Meridian. fq. 296–97. ISBN 978-045201134-2.
  4. Crawford Young (2015). "3. Imperial Endings and Small States: Disorderly Decolonization for the Netherlands, Belgium, and Portugal". përmbledhur nga Miguel Bandeira Jerónimo; António Costa Pinto (red.). The Ends of European Colonial Empires: Cases and Comparisons (në anglisht). Çenai, Indi: Palgrave Macmillan. fq. 101–125. ISBN 978-1-349-67907-2.
  5. Ramerini, Marco. "Dutch and Courlanders on Tobago: A History of the First Settlements, 1628–1677". Colonial Voyage (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2012.
  6. Israel, Jonathan Irvine; Schwartz, Stuart B. (2007). The Expansion of Tolerance: Religion in Dutch Brazil (1624–1654) (në anglisht). Amsterdam: Amsterdam University Press. ISBN 978-905356902-3.
  7. Facsimiles of 20 manuscripts from the Dutch West India Company, raportim i ngjarjeve në Brazil në shekullin e XVII, nga zaptimi i parë i Salvadorit, zgjerimi, mundja dhe traktati final i paqes (PT & NL).
  8. "Tradiciones Coloniales". cervantes.com (në spanjisht).
  9. "Historia Valdivia". valdiviachile.com (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2009.
  10. "Intento de Colonización". memoriachilena.cl (në spanjisht).
  11. Egbert Hageman
  12. Netherlands in Chile
  13. "Dutch immigration". cstandt.com (në anglisht). 15 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2013. Marrë më 23 qershor 2025.
  14. "Holando-bóers al sur de Chile". members.tripod.com (në spanjisht).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]