Shko te përmbajtja

Komanda e Deteve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
USS Abraham Lincoln, një aeroplanmbajtëseMarinës së Shteteve të Bashkuara, një mjet i projeksionit global të fuqisë

Komanda e Deteve (gjithashtu e quajtur kontrolli i deteve ose kontrolli detar) është një koncept naval ushtarak në lidhje me fuqinë e një marine të veçantë në një zonë specifike navale që ajo kontrollon. Një marinë ka komandën e detit kur ajo është aq e fuqishme sa rivalët e saj nuk mund ta sulmojnë atë drejtpërdrejtë. Ky mbizotërim mund të zbatohet në ujërat përreth saj (d.m.th., bregdeti) ose mund të shtrihet largë në oqeane, duke nënkuptuar se vendi ka një marinë të ujërave të kaltra. Është e barasvlefshmja navale e epërsisë ajrore.

Me Komandën e Detit, një vend (ose aleancë) mund të sigurojë se anijet e saj ushtarake ose tregtare mund të lëvizin përreth sipas dëshirës, ndërsa rivalet e saj janë të detyruara ose të qëndrojnë në port ose të përpiqen ti shmangen asaj. Ajo gjithashtu mundëson përdorimin e lirë të operacioneve amfibe që mund të shtrijnë mundësitë strategjike me bazë tokësore. Marina Mbretërore Britanike e mbajti komandën e deteve për shumicën e periudhës midis shekullit të XVIII deri në fillim të shekullit të XX, duke i lejuar Britanisë dhe aleatëve të saj të tregtonin dhe ti zhvendosnin trupat dhe furnizimet lehtësisht në kohë lufte, ndërsa armiqtë e saj nuk mundnin. Në periudhën pas Luftës së II-të Botërore, Marina e Shteteve të Bashkuara mban komandën e deteve.

Pak marina mund të operojnë si marina të ujërave blu, por "shumë shtete po shndërrojnë marinat e ujërave të gjelbramarina të ujërave blu dhe kjo do të rrisë përdorimin ushtarak të zonat ekonomike ekskluzive të huaja [zona bregdetare deri në 200 milje nautike (370 km)] me pasoja të mundshme për regjimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive".[1]

Komanda historike të Deteve në periudhën e velave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kapacitetet shtetërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Britania sundon dallgët: pllakë e dekoruar në Liverpool rreth 1793-1794 (Musée de la Révolution française).

Historikisht, shumë fuqi janë përpjekur të shtrijnë komandën e deteve në kohë paqeje, duke imponuar taksa ose kufizime të tjera mbi transportin duke përdorur zonat e detit të hapur. Për shembull, Venecia pretendonte Detin Adriatik dhe merrte një detyrim të rëndë nga anijet që lundronin ujërat e saj veriore. Gjenova dhe Franca secila pretendonte pjesë të Mesdheut Perëndimor. Danimarka dhe Suedia pretendonin të ndanin Detin Baltik midis tyre. Spanja pretendonte mbizotërimin mbi Oqeanin Paqësor dhe Gjirin e Meksikës, ndërsa Portugalia mbi Oqeanin Indian dhe të gjithë Oqeanin Atlantik në jug të Marokut.[2][3]

Kundërmasat asimetrike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë periudhës së velave, ishin dy kundërmasa parësore ndaj një tjetër fuqie që kontrollonte detet: trafikimi dhe korsaria. Trafikimi ndihmonte të sigurohej se një vend mund të vijonte të tregtonte (dhe të siguronte ushqim dhe furnizime të tjera jetësore) madje edhe kur ishte nën bllokadë, ndërsa korsaria i lejonte fuqisë më të dobët të çrregullonte tregtinë e më të fortës. Pasi këto masa, që janë shembuj të luftës asimetrike, vinin nga organizata jo-qeveritare dhe ndonjëherë kriminale, ato ranë në disfavor me qeveritë më të forta. Deklarata e Parisit për Respektimin e Ligjit Detar në vitin 1856 e ndalonte korsarinë. Ai traktat u ratifikua nga relativisht pak vende, por është kthyer në ligj zakonor i detit.

Komanda historike të Deteve në periudhën avullore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një kundërmasë më moderne, e ngjashme me korsarinë, ishte përdorimi i lufta e nëndetëseve nga Gjermania gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore për të sulmuar anijet tregtare aleate më së pari në Oqeanin Atlantik, Mesdhe dhe Detin Baltik.

Komanda historike të Deteve në përiudhën e aviacionit naval

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, avioni u gjithashtu një kundërmasë efektive në Komandën e Deteve, meqë anijet nuk mund ta mbronin veten mirë kundër sulmeve ajrore. Beteja e Britanisë ishtë gjerësisht një përpjekje nga Gjermania për të asgjësuar Forcat Ajrore Mbretërore, kështu që ajo nuk do të ishte e aftë për të mbrojtur Marinën Mbretërore nga sulmet ajrore dhe madje të lejonte një pushtim detar të vetë Britanisë së Madhe. E gjithë strategjia navale japoneze gjatë Luftës së Dytë botërore në Paqësor ishte të fitonte Komandën e Deteve nga shkatërrimi në shkallë të gjerë i fuqisë navale aleate, deri sa flota e tyre as u shkatërrua as u shndërrua e parëndësishme nga Beteja e Gjirit Lejte, duke i dhënë Komandën e Deteve aleatëve.

Komanda Moderne e Deteve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marinat e përparuara, me akses te satelitët mbikëqyrës dhe sistemet në shkallës të gjerë të pikasjes së nëndetëseve, mund të befasohen rrallë në det, por nuk mund të jenë kudo. Anijet individuale të marinave të përparuara mund të jenë të prekshme në det (p.sh.:, USS Stark u godit nga një raketë kundër-anijesh e nisur nga një avion, ndërsa patrullonte Gjirin Persik) ose në port (p.sh.:, nga sulmi vetë-vrasës mbi luftanijen USS Cole.)

HMS Daring, një destrojer me raketa të drejtuara i tipit 45 të Marinës Mbretërore

Kapacitetet navale të "ujërave blu"[4] nënkuptojnë se një flotë është e aftë të operojë në "ujërat ndërkombëtare". Ndërsa traditionalisht një dallim është bërë midis marinave të ujërave kafe që operojnë në zonën bregdetare deri në 200 milje nautike (370 km) dhe një marine të ujërave, një term i ri, "marina e ujërave të gjelbra" është krijuar nga Marina e Shteteve të Bashkuara,[5] që o referohet nëndetëseve bregdetare dhe lundrave të sulmit të shpejtë të shumë shteteve, korvetat më të mëdha bregdetare luftuese dhe mjete të ngjashme të një numri thelbësor fuqish, si dhe mjetet amfibe që variojnë nga anijet e vjetra të zbarikimit të tankeve deri në aeroplanmbajtëset komplekse të avionëve S/VTOL dhe anije të tjera të specializuara.

Në luftën moderne marinat e ujërave blu përfshijnë forca vetëpërmbajtëse mbrojtëse nga kërcënimet nënujore, sipërfaqësore dhe ajrore si dhe një akses thelbësor logjistik, duke lejuar një prani të vazhdueshme në distancë. Në disa mjedise detare një mbrojte e tillë ofrohet nga pengesat natyrore, si shelfi akullor i Arktikut.

Marina e Shteteve të Bashkuara studioi një koncept për një anije me çmim ekonomik, të aftë për kondrollin e sipërfaqes dhe nën të me helikopterë ASW dhe luftues STOVL për mbrojtje të lehtë ajrore, por jo të madhe mjaftueshëm për tu pajisur mirë për projeksionin e fuqisë të njohur si anije për kontrollimin e detit. Kjo aeroplanmbajtëse e vogël nuk u ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse një kuvertë e gjatë e një anije sulmuese amfibe e pajisur me luftues STOVL dhe helikopterë ASW në vend të transportit parësor të helikopterëve duke operuar në një rol dytësor të kontrollit të detit.

Kërkesat për kontrollin modern të detit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Luftës së Folklandëve, britanikëve u mungonte paralajmërimi i hershëm dhe kontrolli ajror me rreze të gjatë, që çoi në humbjen e një anijeje dhe dëmtimit madhor të të tjerave, kur avionët sulmues argjentinas afroheshin në fushëpamjen e radarit të anijes afërsisht në të njëjtën kohë që ata lëshonin raketa kundër anijeje dhe vetëm një kohë e shkurtër para se ata të kryenin sulme bombarduese. Një numër marinash e mësuan këtë leksion. Shumë marina me mbajtëse STOVL kanë zhvilluar paralajmërim të hershëm dhe kontroll ajror me bartje helikopterësh si Westland Sea King AEW britanik dhe spanjoll, EH-101 AEW italian dhe Ka-31 AEWrus. Së fundmi francezët me një aeroplanmbajtëse të re më të madhe CATOBAR morën avionin amërikan E-2 Hawkeye.

Një shembull për dallimin midis një marine të ujërave blu dhe një marine të ujërave të gjelbra: "...E para duhet të jetë një 'mbrojtje aktive e ujërave të gjelbër' që do ti mundësonte Marinës Kineze të mbronte ujërat territoriale të Kinës dhe të forconte sovranitetin e saj në Ngushticën e Tajvanit si dhe Detin e Kinës Jugore. Faza e dytë do të ishte të zhvillohej një marinë e ujërave blu e aftë ta projektonte fuqinë në Paqësorin Perëndimor . . . Liu [shef shtabi i PLAN 1982-88 dhe zëvendës-drejtues i Komisionit Qendror Ushtarak 1989-97] beson se në mënyrë që të përmbush një aftësi të ujërave blu, PLAN duhet të marrë aeroplanmbajtëse. . ."[4] Aeroplanmbajtëset vendosen me luftanije të tjera të specializuara në grupet e betejës së aeroplanmbajtëses, duke mundësuar mbrojtjen kundër kërcënimeve nën-detare, sipërfaqësore dhe ajrore.

Duke qenë se nuk ka një përcaktim të qartë të një marine të ujërave blu, statusi është i disktuar. Duke parë rëndësinë e aviacionit naval, termi mund të konsiderohet fortësisht i lidhur me mbajtjen e aeroplanmbajtëseve të afta të operojnë në oqeane. "Në fillim të viteve '80 kishte një betejë të hidhur dhe shumë publike të luftuar nëse duhej zëvendësuar aeroplanmbajtësja e fundit e Australisë, HMAS Melbourne. Personeli i vjetër i Marinës Mbretërore Australiane paralajmëroi se pa një aeroplanmbajtëse, Australia do të ishte e prekshme ndaj të gjitha llojeve të kërcënimeve. Një ish shef i marinës arriti të deklaronte deri se ne (australianët) "nuk do të kemi më një marinë të ujërave blu (një të aftë të operojë largë nga brigjet miqësore)".[6] Megjithatë, megjithëse Marina Mbetërore Tailandeze operon një aeroplanmbajtëse ujërash ndërkombëtare, ajo nuk është absolutisht një "marinë ujërash blu".

Kundërmasat ndaj komandës së imponuar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërsa një marinë e ujërave blu mund të projektoi fuqinë e kontrollit të detit në bregdetin e një shteti tjetër, ajo mbetet e prekshme ndaj kërcënimeve nga forcat me kapacitete më të ulta. Mbështetja dhe logjistika në largësi krijon kosto të larta dhe mund të ketë një përparësi të saturuar mbi një forcë të vendosur, nëpërmjet përdorimit të aseteve me bazë tokësore ose raketave tokë-ajër (trajektore që ndjekin terrenin ose balistike), nëndetëset diezel-elektrike, ose taktikat asimetrike si mjeti i sulmit të shpejtë bregdetar. Një shembull i kësaj prekshmërie ishte bombardimi në tetor 2000 i anijes USS Cole Aden.[7][8][9] Në përgjigje të këtyre kërcënimeve, Marina e Shteteve të Bashkuara ka zhvilluar anije të luftimit bregdetar.

  1. Alexander S. Skaridov (11 nëntor 2004). "Naval activity in the foreign EEZ—the role of terminology in law regime" (në anglisht). St. Petersburg Association of the Law of the Sea, 7 Kazanskaya St., St. Petersburg 191186, Russia. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2006.
  2. Hall, William Edward (1880). International Law (në anglisht). Clarendon Press. fq. 148–9.; Hall, William Edward (1895). A Treatise on International Law (në anglisht). Clarendon Press and Henry Frowde. Marrë më 6 shkurt 2019.
  3. Cyprian Arthur George Bridge (1911). "Sea, Command of the". Encycloædia Britannica (në anglisht). Vëll. 24. Cambridge University Press. fq. 529.
  4. 1 2 Storey, You; Ji (dimër 2004). "China's aircraft carrier ambitions: seeking truth from rumors". Naval War College Review (në anglisht).
  5. "Q&A with Adm. Michael G. Mullen 2006 CNO's Guidance Release Media Roundtable Pentagon". navy.mil (në anglisht). Uashington, DC. 13 tetor 2005. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2019.
  6. Gary Brown (31 mars 2004). "Why buy Abrams Tanks? We need to look at more appropriate options". onlineopinion.com.au (në anglisht).
  7. "The gateway to East Anglia's Armed Forces". edp24.com (në anglisht). 2003. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2007.
  8. "TNO Presentation" (PDF). proceedings.ndia.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 shkurt 2009. Marrë më 23 prill 2025.
  9. "Protecting Naval Surface Ships from Fast Attack Boat Swarm Threats". defense-update.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2007.