Kombëtarja franceze e futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Franca
France national football team logo.png
Federata Fédération Française
de Football
Trajneri Flag of France.svg Didier Deschamps, 2012-
Kapiteni aktual Patrick Vieira
Golashënuesi Thierry Henry (51)
Stadiumi Stade de France
FIFA (kodi) FRA
FIFA (rangu) 3
Pozita më e lartë 1 (maj 2001)
Pozita më e ulët 25 (prill 1998)
Elo (Rangu) 2
Pozita më e lartë 1 (dhjetor 1984-prill 1985
gusht 1985
shkurt-qershor 1986
qershor 1998-mars 1999
qershor 2000-maj 2002
shtator 2003-gusht 2004
gusht 2006-tetor 2006)
Pozita më e ulët 44 (maj 1928
shkurt 1930)
brenda
jashtë
Loja e parë ndërkombëtare

Flamuri Belgjika 3 - 3 Franca Flamuri
(Bruksel, Belgjikë; 1 maj 1904)
Fitorja me thellë

Flamuri Franca 10 - 0 Azerajxhani Flamuri
(Auxerre, Francë; 6 shtator 1995)
Humbja më e thellë

Flamuri Danimarka 17 - 1 Franca Flamuri
(Londër, Angli; 22 tetor 1908)
Kupa e Botës
Pjesëmarrja 12 (Filluar më 1930 )
Rezultati më i mirë Kampion më 1998
Kampionati Europian
Pjesëmarrja 6 (Filluar më 1960)
Rezultati më i mirë Kampion më 1984 dhe 2000

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Zinedine Zidane ne Kupen e Botes 2006.
Didier Deschamps eshte trajner i Frances qe nga viti 2012.

Kombëtarja Franceze e futbollit u krijua ne vitin 1904 ne te njejten kohe ku u krijua edhe FIFA me 21 maj 1904. Franca luajti ndeshjen e saj te pare zyrtare me 1 maj 1904 kunder Kombetares se Belgjikes ku barazoi me rezultatin 3-3. Vitin e ardhshem me 12 shkurt 1905 Franca luajti ndeshjen e pare zyrtare si vendas kunder Kombetares se Zvicres. Ndeshja u luajt ne ne stadiumin Parc des Princes dhe 500 tifoze ishin prezent. Franca fitoi me rezultatin 1-0 me Golin e Gaston Cyprès.

Ne korrik te vitit 1930 luajti ne Kupen e Botes qe u mbajt ne Uruguaji. Franca mundi me rezultatin 4-1 Meksika ne stadiumin Estadio Pocitos. Lucien Laurent u be lojtari qe shenoi jo vetem Golin e pare te Frances ne nje Kupe Bote, por edhe Golin e pare te Kupes se Botes te shenuar ne minuten e 19. Me pas Franca humbi 2 ndeshjet e tjera te Grupit kunder Argjentines dhe Kilit, dhe e perfundoi Grupin 1 me vetem 2 pike ne vendin e 3.

UEFA Euro 2000[redakto | redakto tekstin burimor]

Finalja midis Frances dhe Italise me 2 korrik.


Franca u kualifikua per ne UEFA Euro 2000 dhe u vendos ne Grupin D sebashku me Hollanden, Republiken Ceke dhe Danimarken. Franca u kualifikua me 6 pike, 2 fitore dhe nje humbje dhe me nje Golavarazh 7-4.

Ne ndeshjen e pare Franca fitoi me rezultatin 3-0 kunder Danimarkes. Golat e ndeshjes u shenuan nga: Laurent Blanc ne minuten e 16, Thierry Henry ne minuten e 64 dhe Sylvain Wiltord.

Ne ndeshjen e dyte Franca fitoi me rezultatin 1-2 kunder Republikes Ceke. Golat e ndeshjes u shenuan nga: Thierry Henry ne minuten e 7, barazoi per Ceket Karel Poborský me penallti ne minuten e 35, dhe Golin e dyte te Frances e shenoi Youri Djorkaeff ne minuten e 60.

Ne ndeshjen e trete Franca humbi me rezultatin 2-3 kunder Hollandes. Golat per Francen i shenoi: Dugarry dhe David Trezeguet. Per Hollanden shenuan: Patrick Kluivert, Frank de Boer dhe Boudewijn Zenden.


Ne fazen Cerek-Finale me eleminim Franca mundi me rezultatin 2-1 Spanjen. Golat u shenuan nga Zinedine Zidane ne minuten e 32, por Spanja barazoi me Mendieta ne mintuten e 38 me penallti, por ne fundin e pjeses se pare ne minuten e 44 Youri Djorkaeff shenoi per Francen.


Ne fazen Gjysme-Finale Franca mundi me rezultatin 2-1 Portugaline. Ne fillim Portugalia shenoi ne minuten e 19 me Nuno Gomes, por ne minuten e 51 Thierry Henry barazoi gjithcka. Ne minuten e 117 te kohes shtese Zinedine Zidane kaloi Francen ne avantazh.


Ne finale Franca u perball me Italin. Ne minuten e 55 Italia kaloi ne avantazh me Marco Delvecchio ne minuten e 55, por ne minuten e 94 Sylvain Wiltord barazoi. Me pas ne minuten e 103 te kohes shtese David Trezeguet shenoi nje SuperGol ne 20 metra distanc dhe i dha Frances Europianin e dyte ne historine e saj.


Lojtari me i mire i UEFA Euro 2000 u shpall Zinedine Zidane, kurse ne formacionin me te mire benin pjese 7 lojtar Francez. Golashenuesi me i mire i Frances ishte Thierry Henry me 3 Gola. Me pas 2 Gola kane shenuar: Youri Djorkaeff, David Trézéguet, Sylvain Wiltord dhe Zinedine Zidane. 1 Gol shenuan vetem Laurent Blanc dhe Christophe Dugarry.

Kupa e Konfederatave 2001[redakto | redakto tekstin burimor]

Franca morri pjese ne Kupen e Konfederatave 2001 dhe u vendos ne Grupin A sebashku me Korene e Jugut, Australine dhe Meksiken. Franca u kualifikua e para ne Grupin A me 6 pike, 2 fitore dhe 1 humbje dhe nje Golavarazh 9-1.


Ne ndeshjen e pare Franca u ndesh me Korene e Jugut. Ndeshja perfundoi me fitoren e Francezeve me rezultatin 5-0. Franca shenoi qe ne minuten e 9 me Steve Marlet. Pas 10 minutave loje Franca shenoi dhe Golin e dyte me Patrick Vieira, me pas ishte Nicolas Anelka qe shenoi ne minuten e 34. Dy Golat e fundit te ndeshjes Franca i shenoi ne minutat 80 dhe 90 me Youri Djorkaeff dhe Sylvain Wiltord.


Ne ndeshjen e dyte Franca u ndesh me Australine. Ndeshja perfundoi me rezultatin 1-0 ne favor te Australianeve. Golin e vetem te ndeshjes e shenoi Clayton Zane ne minuten e 60.


Ne ndeshjen e trete Franca u ndesh me Meksiken ku fitoi me rezultatin 4-0. Golat e ndeshjes u shenuan nga Sylvain Wiltord ne minuten e 9, Éric Carrière ne minutat 63 dhe 84, dhe Robert Pirès ne minuten e 71.


Ne Gjysme-Finale Franca u ndesh me Brazilin qe ishte fituese e kesaj trofeu ne vitin 1997. Ndeshja perfundoi me rezultatin 2-1 per Francen. Ne fillim Franca kaloi ne avantazh me Robert Pirès ne minuten e 7, por Brazili barazoi me Ramon Menezes Hubner ne minuten e 30. Ne pjesen e dyte Franca shenoi me Marcel Desailly ne minuten e 53 dhe Franca shkoi ne finale.


Ne finale Franca u ndesh me Japonine. Franca fitoi me rezultatin 0-1 fale Golit te Patrick Vieira ne minuten e 30. Franca fitoi per here te pare ne historine e saj kete trofe.


Lojtari me i mire i kesaj turnamenti u shpall Robert Pirès qe fitoi Golden Ball dhe Golden Shoe, kurse Patrick Vieira fitoi Silver Ball. Éric Carrière fitoi Silver Shoe. Golashenuesit me te mire te Frances ishin Éric Carrière, Robert Pirès, Patrick Vieira dhe Sylvain Wiltord me nga 2 Gola per secilin.

Boterori 2002[redakto | redakto tekstin burimor]

Franca morri pjese ne Boterorin 2002 dhe u vendos sebashku me Danimarken, Senegalin dhe Uruguajin. Franca u rendin ne vendin e 4 dhe nuk arriti dot te kualifikoheshe, gjithashtu Franca nuk arriti dot te merrte asnje fitore pervec 1 barazimi dhe 2 humbjeve.


Ne ndeshjen e pare Franca u ndesh me Senegalin ku humbi me rezultatin 0-1. Golin e vetem te ndeshjen e shenoi mbrojtesi Pape Malick Diop ne minuten e 30.


Ne ndeshjen e dyte Franca u ndesh me Uruguajin. Ndeshja perfundoi me rezultatin 0-0. Thierry Henry mori karton te kuq ne minuten e 25.


Ne ndeshjen e trete Franca u ndesh me Danimarken. Ndeshja perfundoi me rezultatin 2-0 per Danezet fale Golave te Dennis Rommedahl ne minuten e 22 dhe Jon Dahl Tomasson ne minuten e 67.



  • 1. Flag of Denmark.svg Danimarken - 3 Ndeshje | 7 Pike | 5-2 Golavarazhi |
  • 2. Flag of Senegal.svg Senegali - 3 Ndeshje | 5 Pike | 5-4 Golavarazhi |
  • 3. Flag of Uruguay.svg Uruguaji - 3 Ndeshje | 2 Pike | 4-5 Golavarazhi |
  • 4. Flag of France.svg Franca - 3 Ndeshje | 1 Pike | 0-3 Golavarazhi |

UEFA Euro 2004[redakto | redakto tekstin burimor]

Boterori 2006[redakto | redakto tekstin burimor]

UEFA Euro 2008[redakto | redakto tekstin burimor]

Boterori 2010[redakto | redakto tekstin burimor]

UEFA Euro 2012[redakto | redakto tekstin burimor]