Jump to content

Kominterni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kominterna)
Logoja e Kominternit

Komintern-i nga gjermanishtja Kommunistische Internationale, shqip Ndërkombëtare komuniste. Gjuha zyrtare gjermanishtja. Komintern-i identifikohet edhe si Ndërkombëtarja e Tretë. Kreu aktivitetin e saj gjatë viteve 1919-1943.

U themelua nga bolshevikët rusë pas dështimit të Ndërkombëtares së dytë për shkak të mbështetjeve që secila parti komuniste apo social-demokrate i dha qeverive përkatëse në luftën e parë botërore.

Komintern-i u themelua në Moskë më mars 1919 me qëllimin për të përkrahur qeverinë sovietike, dhe për të favorizuar përhapjen e partive komuniste në të gjithë botën dhe për të përhapur revolucionin botëror.