Komisariati i Lartë Civil për Tokat e Liruara
Komisariati i Lartë Civil për Tokat e Liruara quhej administrata me qendër në Prizren që ishte përgjegjëse për anën perendimore të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas okupimit fashist më 1941, pjesa më e madhe e Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore, mbeti nën okupimin italian, iu bashkua Shqipërisë londineze duke u themeluar administrata civile me emrin Komisariati i Lartë Civil për “Tokat e Liruara” me qendër në Prizren, me në krye Fejzi Alizotin, i cili bën organizimin administrativ dhe në fillim themeloi dy prefektura: Prefekturën e Prizrenit dhe të Prishtinës, kurse në shtator 1941 edhe Prefekturën e Pejës.[1]