Kërceni tek përmbajtja

Krahasimi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komparacioni)

Krahasimi është një figurë letrare, e cila krahason dy dukuri, sende a frymorë që kanë ngjashmëri dhe lidhen me lidhëzat si, ashtu si, porsi etj., që të përftohet krahasimi. Në këtë figurë stilistike vihen përballë veçoritë e dyta, ato që bien në sy dhe që shërbejnë për të vënë në pah anë të ngjashme, për ta ndriçuar më mirë njërën prej tyre dhe për ta shprehur me më shumë gjallëri e pasuri mendimin. Tipare të tilla janë veçoritë e formës, ngjyrës, trajtës (e bardhë si bora).[1] Kjo figurë i jep gjallëri bisedës, tregimit dhe përshkrimit. Kur të dy krahët e krahasimit nuk janë dy fjalë, por dy fjali, atëherë krahasimi quhet similitudë ose krahasim i zgjatur. Krahasimi e ka prejardhjen nga paralelizmi figurativ, nga përqasja e dukurive natyrore me ato njerëzore dhe anasjelltas.

Përdorimet e krahasimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ardhja e Ismail Qemali me shpejtësi për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, sepse nuk priste koha mbasi Shqipëria ishte në rrezik, jepet nëpërmjet "posi shigjetë".

Ngjashmëri sasie kemi atëhere, kur themi "Balli i saj si shtegu i malit" (Nga martesa e Halilit).

Një llambë elektrike sa një ftua. [2]

Krahasimi luan disa funksione:

  • Për njohjen konkrete te veçorive thelbësore
Kapitalizmi është si

Qen i pamëshirshëm

Me bark shekullor gjithmonë t'pangishëm

  • Për krijimin e gjendjes emocionale
Këtu dergjet Sanco Panca;

Si ai s'ka parë Manca;

E kish barkun sa një kosh;

E kish kokën fare bosh.[3]

Kruj' o qytet i bekuar!

Prite, prite, Skënderbenë,

Po vjen si pëllumb i shkruar,

të shpëtojë mëmëdhenë![4]

  1. ^ Murfin, Ross C (2003). The Bedford glossary of critical and literary terms (në anglisht). Bedford/St. Martin's.
  2. ^ Agolli, Dritero. "Kullat" (në Shqipe).{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  3. ^ De Servantes. "Don Kishoti i Mances".
  4. ^ Frashëri, Naim. "Histori e Skënderbeut".