Njësia administrative Shushicë, Elbasan
Artikulli mbështetet tepër ose plotësisht mbi një burim të vetëm. |
Njësia administrative Shushicë, Elbasan |
|---|
Komuna Shushicë është një komunë në qarkun e Elbasanit, Shqipëri.[1] Ajo bën pjesë në zonën e Shpatit të Poshtëm. Qendra e komunës Shushicë shtrihet në luginën e majtë të lumit Shkumbin, pothuajse paralel me një pjesë të qytetit të Elbasanit. Fshatrat e kësaj komune janë: Shushica, Hajdarani, Mliza, Vreshtani, Polisi i Vogël, Polis Vale, Fushë-Bualli, Shelcani dhe Vasjani.[2]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Shushicë gjendet afërsisht 7 km larg Elbasanit me një sipërfaqe prej 88 km². Lartësia mbi nivelin e detit arrin nga 80-800 m nga qyteti i Elbasanit deri në Vasjan, ndërsa më e larta shkon në 1830 m në Malin e Bukanikut. Ka një pozicion gjeografik të favorshëm si zonë ndërlidhëse midis Veriut dhe Jugut (dihet se lumi Shkumbin e ndan Shqipërinë në dy pjesë: Veriu dhe Jugu). Në këtë zonë kalon rruga Egnatia e cila ka qenë një rrugë e rëndësishme në antikitet.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këtë hapësirë gjeografike mbizotëron një klimë mesdhetare kontinentale e cila krijon kushte të mira për të gjitha kulturat e mbjella dhe mjaft të favorshme për florën dhe faunën e saj. Temperatura mesatare vjetore lëviz nga 15-18 gradë Celcius, temperatura minimale zbret nga 0 deri -3 gradë dhe ajo maksimale nga 32-38 gradë. Bien mesatarisht 1170 mm reshje në vit, shumica e të cilave bie në stinën e dimrit dhe të vjeshtës. Shushica ka mesatarisht 2200 orë ndriçim diellor në vit dhe rreth 275 ditë me diell.
Hidrografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përshkohet nga lumi Shkumbin me degët e tij, si lumi i Gostimës me dy degët e tij: përroi i Gurrës e Përroi i Madh. Në këtë zonë gjendet dhe liqeni i Shelcanit, Mlizës. Ka ujëra nëntokësore, si burimi i kurorës i Katundit të Vjetër. Më i njohuri është burimi i Bushekut, rrëzë një shkëmbi gëlqeror.
Flora dhe fauna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna është e pasur me bimësi natyrore. Ka pyje pishe, ahu; rritet dushku, frashëri, plepi dhe shkurret.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Shushicë sot përbëhet nga 9 fshatra me një popullsi prej 10735 banorësh dhe me 2834 familje.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimi bujqësor dhe blegtoral është bërë gjithmonë brenda kuadrit tradicional të krahinës. Kultivohen drithërat e bukës, gruri, misri; rritet rrushi, shega; në blegtori zona dallohet për rritjen e gjedhit, të imëtat.
Kultura popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shushica dallohet për folklorin, këngët dhe vallet, zakonet dhe kostumet kombëtare, orkestrën dhe instrumentet, si dhe veshjet popullore, të cilat kanë ruajtur të paprekur koloritin e tyre. Veshja e mashkullit ka qenë edhe burrërore edhe tradicionale autoktone, që nxirrte në pah shpirtin fisnik dhe botën e mrekullueshme të banorëve të kësaj zone. Në të kaluarën burrat vishnin fustanella të shkurtra të bardha, tirqe prej leshi, kësula të kuqe me xhufka, opinga prej lëkure lope, çorape leshi me pulla ose me lule, xhamadan shijaku. Kurse gratë mbanin veshur fustan të gjatë të zi ose me lule, grykëse, mitan pambuku e xhoke prej shijaku, çorape leshi me ngjyra të ndezura dhe opinga lope. Në kokë mbanin zakonisht shami, kurse në raste të veçanta vishnin ferexhe e lëvere të lidhura nën gushë. Kjo veshje gradualisht erdhi duke u zëvendësuar. Burrat i zëvendësuan fustanellet dhe tirqet me shallvaret dhe çorapet e leshit me qafa. Kësulës së kuqe ia zuri vendin qeleshja e bardhë. E njëjta gjë ndodhi dhe me gratë.
Zakone të bukura Shushica ka në raste gëzimi. Martesat bëheshin brenda fshatit për të ruajtur traditën dhe harmoninë. Vajzat, pjesa më e madhe e tyre martoheshin nën moshën 20 vjeç. Dasmat bëheshin të dielën e të enjten, zakon ky që vazhdon edhe sot.
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banesat e këtij fshati ishin të ngjashme me zonat malore të Shqipërisë së Mesme.
Atraksione
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka disa monumente kulturore me vlerë kombëtare e turistike. Në kishën e Shelcanit gjenden pikturat mesjetare të Onufrit. Pjesa e rrugës Egnatia degëzohet në Fushë Buall e Shushicë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Elbasani Enciklopedi. Elbasan: Sejko. 2003. fq. 568. ISBN 99927-962-1-9.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |