Komuna e Artanës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky artikull merret me Komunën e Artanës. Për qytetin e Artanës shiko në faqën përkatëse.

Pozita e komunës së Artanës në hartën e Kosovës
Një rrugë komunën e Artanës

Komuna e Artanës është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Gjilanit ndërsa selia administrative e kuvendit është qyteti i Artanës.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Artanës ndodhet në juglindje të Kosovës. Kufizohet me Prishtinën në veri, Dardanën në lindje, Gjilanin në jug dhe Lipjanin në perëndim. Ka gjithsej 25 fshatra në komunë. Zona e përgjithshme e komunës ka një sipërfaqe prej 204.25 km². Së bashku me komunat e Dardanës, Klokotit, Parteshit, Ranilugut, Vitisë dhe Gjilanit, formon rrethin e Gjilanit.

Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Artanës kishte një popullsi prej 6.729, nga të cilët 3.524 ishin shqiptarë, 3,122 serbë, 63 romë, 29 goranë, 7 turq, 5 boshnjakë dhe 3 ashkali.

Regjistrimi 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
Banorët [1] 10541 11372 13015 13986 12901 11811 6729

Vendbanime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në territorin e komunës së Artanës ka gjithsej 26 vendbanme.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Tim Bespyatov. "Kosovo censuses". Population statistics of Eastern Europe (në anglisht). Marrë më 2018-01-14.




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj