Komuna e Parisit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Komuna e Parisit
Arkivi i filmit
Komuna-e-parisit.png
Vendi i prodhimit Shqipëri
Viti i prodhimit 2009
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 40 min
Zhanri Familjar/Komedi
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Altin Basha
Skenari Erand Sojli
Buxheti €400,000
Prodhuesi i filmit: Top Channel
Aktorë kryesorë
Florian Agalliu
Mërkur Bozgo
Xhejni Fama
Zamira Kita
Aktorët tjerë
Driada Matoshi
Lola Meta
Evis Pupa
Romir Zalla


Komuna e Parisit është një serial komik shqiptar, prodhim i Top Channel, me regji të Altin Bashës dhe skenar të Erand Sojlit. Seriali tregon për jetën plot rastësi, humor dhe dramë, të një grupi studentësh që jetojnë në lagjen "Komuna e Parisit".

Një telenovelë që e vendos ngjarjen në këtë lagje të Tiranës, në të cilën një grup të rinjsh ndërtojnë e jetojnë të përditshmen e tyre, në një kapërthim karakteresh, por edhe problemesh sociale. Skenari i Erand Sojlit sjell kështu një të vërtetë shqiptare, që për herë të parë do të realizohet në formatin "sitcom". Gjashtë të rinj, tri vajza dhe tre djem, të cilët studiojnë, por edhe punojnë njëkohësisht, jetojnë në apartamente me qira në të njëjtin pallat. E gjithë historia, mbi bazën e së cilës janë ndërtuar 20 seri, vërtitet rreth marrëdhënies së tyre të përditshme, nevojat sociale dhe problemet që rrjedhin nga marrëdhëniet mes tyre, por edhe më gjerë me komunitetin ku jetojnë. "‘Top Channel‘ për herë të parë tenton një realizim të tillë, që i ka të gjitha elementet e duhura për një format televiziv, por edhe kinematografik: dramaturgjinë, një subjekt rinor, interpretimin, aktorët dhe të gjitha elementet e tjera të imazhit, për të krijuar një lloj produkti, i cili do të dilte shpejt në transmetim e do të krijonte audiencën e tij", është shprehurt Dritan Huqi, drejtor i prodhimit. Në këtë serial, ku nuk mungojnë edhe fenomenet sociale që ndeshen shpesh në komunitete të tilla ku ndërthuren mentalitete e karaktere të ndryshme, nuk do të mungojnë as situata komike. Por drejtori i prodhimit, Huqi, duke dashur të shmangë keqkuptimet, saktëson se nuk bëhet fjalë për një komedi, por për një format rinor, për realizimin e të cilit është investuar shumë. "Këto janë produkte që televizionet e mëdha të botës i prodhojnë, ndërsa në të tjerë blihet. Me parametrat që "Top Channel" ka aktualisht, i mungonte prodhimi i një formati të tillë. Ndërsa audienca dhe suksesi i të gjitha produkteve që ky televizion ka arritur në transmetimet e mëparshme, është garancia e parë se edhe ky realizim i ri do të pritet mirë", thekson Huqi. Aktorët e zgjedhur për interpretim janë të rinj, disa të sapodiplomuar. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të tyre, xhirimet janë realizuar në studiot e "Top Channel", të përshtatura posaçërisht për këtë serial, me skenografi të Mikael Dritës. Kostumet janë realizuar nga Iliriana Basha, drejtor i fotografisë është Valter Qarri dhe regjisor televiziv Elton Papuçiu. I gjithë ky staf njerëzish për një kohë relativisht të gjatë, rreth 4 muaj, kanë punuar që të përmbledhin gjithë vizionin që përcjell skenari në një telenovelë argëtuese dhe tërheqëse për publikun.