Shko te përmbajtja

Komunat e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Republika e Kosovës përbëhet prej 38 komunave e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Secila prej komunave ka një kryetar komune, kuvendin komunal (këshilli bashkiak), dhe disa kompetenca vetëqeverisëse. Komunat përbëhen nga disa vendbanime (lokalitete ose fshatra) gjersa selia e komunës zakonisht ndodhet në qytetin ose qytezën më të madhe të saj. Ndarja aktuale e komunave është arritur pas Marrëveshjes së Brukselit 2013, e ku të gjitha veprojnë brenda kuadrit ligjor të Republikës së Kosovës.[1]

Në bazë Nenit 1, të rregullores së UNMIK-ut 2000/43 të nxjerrur më 27 korrik 2000, Kosova kishte tridhjetë komuna ashtu siç figurojnë në Tabelën. Sipas kësaj rregulloreje komunikimi zyrtar përdorë emrat në gjuhën shqipe dhe serbe, përveç që në ato komuna ku komunitetet etnike a gjuhësore joshqiptare dhe joserbe përbëjnë një pjesë substanciale, emrat e komunave jepen edhe në gjuhët e atyre komuniteteve.

Kjo rregullore është nxjerrur nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në pajtim me rezolutën 12:44 (1999) të datës 10 qershor 1999. Po ashtu në këtë rregullore parashikoheshin edhe disa të dhëna tjera në lidhje me numrin dhe kufinjët e komunave. Kështu në Nenin 2 të kësaj rrgullore thuhej: Shtrirja e çdo komune dhe kufinjtë e tyre skicohen nga zonat e tyre përbërëse kadastrale. Zonat kadastrale të cilat përbëjnë çdo komunë figurojnë në Tabelën ‘B’ të kësaj rregulloreje . Në tabelen e dytë të rregullores janë prezantuar gjitha vendbanimet e Kosovës.

Hyrja në fuqi e rregullores ishte bërë më 27 korrik 2000.[2]

Harta e Kosovës me 38 komunat e saj

Republika e Kosovës aktualisht i ka 38 komuna:

Emri i komunës Rajoni administrativ Popullsia (2011) Sipërfaqja (km2) Dendësia (km2)
DeçaniRajoni i Gjakovës38,984180216.6
SharriRajoni i Prizrenit33,99743578.2
Hani i ElezitRajoni i Ferizajit9,38983113.1
FerizajiRajoni i Ferizajit108,690345315
GjakovaRajoni i Gjakovës94,557587161.1
GjilaniRajoni i Gjilanit90,015385233.8
DrenasiRajoni i Prishtinës58,531290201.8
GraçanicaRajoni i Prishtinës10,67513181.5
BurimiRajoni i Pejës39,28945486.5
JunikuRajoni i Gjakovës6,0788670.7
KaçanikuRajoni i Ferizajit33,454221151.4
DardanaRajoni i Gjilanit35,60042384.2
KlinaRajoni i Pejës38,496308125
KllokotiRajoni i Gjilanit2,55624106.5
Fushë KosovaRajoni i Prishtinës34,82783419.6
AlbanikuRajoni i Mitrovicës18,60053934.5
LipjaniRajoni i Prishtinës57,605422136.5
MalishevaRajoni i Prizrenit59,722361165.4
MamushaRajoni i Prizrenit5,50711500.6
MitrovicaRajoni i Mitrovicës71,909350205.5
Mitrovica VerioreRajoni i Mitrovicës29,460112,678.2
ArtanaRajoni i Prishtinës6,72920433
KastriotiRajoni i Prishtinës21,549105205.2
RahoveciRajoni i Gjakovës55,053276199.5
ParteshiRajoni i Gjilanit1,7871899.3
PejaRajoni i Pejës96,450603160
PrishtinaRajoni i Prishtinës198,897572347.7
PrizreniRajoni i Prizrenit177,781626284
BesianaRajoni i Prishtinës90,499663133.5
RanilluguRajoni i Gjilanit3,8667849.6
SkënderajiRajoni i Mitrovicës50,858378134.5
ShtërpcaRajoni i Ferizajit6,94924728.1
ShtimjaRajoni i Ferizajit27,324134203.9
TherandaRajoni i Prizrenit54,613306178.5
VitiaRajoni i Gjilanit46,959278168.9
VushtrriaRajoni i Mitrovicës69,870344203.1
Zubin PotokuRajoni i Mitrovicës14,90033344.7
ZveçaniRajoni i Mitrovicës16,650122136.5
Kosova
1,816,675 10,908 170
  1. "LAW ON LOCAL SELF GOVERNMENT". Constitution of Kosovo. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2016. Marrë më 31 dhjetor 2017.
  2. "RREGULLORE NR. 2000/43, UNMIK/REG/2000/43, 27 korrik 2000". Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2017. Marrë më 31 dhjetor 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]