Kërceni tek përmbajtja

Konklava Papale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Konklava e vitit 1492 ishte e para që u mbajt në Kapelën Sistine.

Një konklavë papnore është një mbledhje e Kolegjit të Kardinalëve për të zgjedhur papën. Papa konsiderohet nga katolikët si pasardhësi apostolik i Shën Pjetrit dhe kreu i Kishës Katolike. Konklava është metoda më e vjetër historike e zgjedhjes së një kreu të një shteti që mbetet në përdorim deri në ditët e sotme.

Shqetësimet rreth ndërhyrjes politike shkaktuan reforma pas interregnum-it të viteve 1268–1271. Papa Gregori X shpalli një dekret gjatë Këshillit të Dytë të Lionit (në vitin 1274), në të cilin shkruhej se kardinalët duhet të mbylleshin në izolim cum clave dhe nuk lejohej largimi derisa të zgjidhej Papa i ri. Konklavat tani mbahen në Kapelën SistinePallatit Apostolik në Vatikan. [1]

Që nga Vitet Apostolike, Papa i Romës, ashtu si peshkopët e tjerë, është zgjedhur me konsensusin e klerit dhe laikëve të dioqezës . Në vitin 1059, trupa zgjedhore u përcaktua më saktë, kur Kolegji i Kardinalëve u caktua si trupa e vetme e zgjedhësve. Që atëherë, detaje të tjera të procesit janë zhvilluar. Në vitin 1970, Papa Pali VI kufizoi rrethin e zgjedhësve në vetëm kardinalë nën 80 vjeç në Ingravescentem aetatem . Procedurat e përcaktuara nga Papa Gjon Pali II në Universi Dominici gregis [1] pësuan ndryshime të vogla në vitin 2007 dhe 2013 nga Papa Benedikti XVI . [2]

Për të zgjedhur papën e ri kërkohet një shumicë prej dy të tretash. [3] [4] Konklava papale më e fundit u zhvillua në vitin 2013, dhe Jorge Mario Bergoglio u zgjodh si Papa Françeskupas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI . Pas vdekjes së Papa Françeskut më 21 prill 2025, një konklavë papale është planifikuar të fillojë më 7 maj. Mund të nisë dhe përpara datës së caktuar, në qoftë se të gjithë kardinalët kanë mbërritur në qytetin e Romës . Duhet të fillojë patjetër më 11 maj ose përpara, për shkak të normas nonnulas të Papa Benediktit XVI, i cili thotë se një konklavë duhet të fillojë të paktën 15-20 ditë pasi vendi të mbetet bosh. [5]

Në kulturën popullore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Filmi i vitit 2009 Engjëj dhe Djaj paraqet një konklavë papale.
  • Konklava papale është tema e filmit të vitit 2024, Conclave . Ndonëse kardinalët dhe komploti janë fiktivë dhe të dramatizuar, ritualet janë treguar saktë, sipas ekspertëve. Disa nga ritualet e treguara në film janë djegia e fletëvotimeve, përdorimi i sinjaleve të tymit dhe shkatërrimi i unazës së papës që ka ndërruar jetë. [6]

Dokumente relevante papale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • In nomine Domini (1059)
  • Quia propter (1215)
  • Ubi periculum (1274)
  • Ne Romani (1312)
  • In Eligendis (1562)
  • Aeterni Patris Filius (1621)
  • Decet Romanum Pontificem (1622)
  • Commissum Nobis (1904)
  • Vacante Sede Apostolica (1904)
  • Cum proxime (1922)
  • Vacantis Apostolicae Sedis (1945)
  • Summi Pontificis electio (1962)
  • Ingravescentem aetatem (1970)
  • Romano Pontifici eligendo (1975)
  • Universi Dominici gregis (1996)
  • Ordo Rituum Conclavis (2000)
  • De aliquis mutationibus in normis de electione Romani Pontificis (2007)
  • Normas nonnullas (2013)
  1. ^ a b "Universi Dominici Gregis (February 22, 1996) | John Paul II". www.vatican.va. Marrë më 2025-05-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "UDG" defined multiple times with different content
  2. ^ "Pope Issues Conclave Motu Proprio" Arkivuar 13 dhjetor 2017 tek Wayback Machine National Catholic Register. 25 February 2013.
  3. ^ "De aliquibus mutationibus in normis de electione Romani Pontificis (die XI m. Iunii, a. MMVII) | Benedictus XVI". www.vatican.va. Marrë më 2025-05-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Pope alters voting for successor" (në anglishte britanike). 2007-06-26. Marrë më 2025-05-02.
  5. ^ "Conclave to elect new Pope to begin on May 7th - Vatican News". www.vaticannews.va (në anglisht). 2025-04-28. Marrë më 2025-04-28.
  6. ^ CNA. "'Conclave' fact vs. fiction: What does the hit movie get right and wrong?". Catholic News Agency (në anglisht). Marrë më 2025-04-28.