Shko te përmbajtja

Wiki Science Competition (Fushatë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Konkursi i Shkencës Wiki)
Wiki Science Competition
Official logo of Wiki Science Competition
ZhanriScientific photography, Nature photography, Scientific illustration
Fillon1-15 November
Mbaron1-15 December
VendndodhjaWorldwide
Vitet aktiv6
Themeluar2017
I fundit2023
PjesëmarrësitPhotographers, researchers, students
Organizuar ngaWikipedia community members
Faqja zyrtarewikisciencecompetition.org

Konkursi i Shkencës Wiki (Wiki Science Competetion (WSC) është një konkurs fotografie shkencore i përshtatur për studentë, studiues dhe pjesëmarrës të ndryshëm nga e gjithë bota për të kontribuar me imazhe me cilësi të lartë, nën licensë të lirëWikimedia Commons. [1]

Ai është ndërtuar nga nga një konkurs fotografie shkencore lokale e zhvilluar në Estoni. Konkursi i parë në nivel botëror u zhvillua në vitin 2017 [2] dhe realizohet çdo dy vjet gjatë periudhës nëntor-dhjetor. [3] Konsiderohet një nga konkurset më të rëndësishme të fotografisë në botë. [4] Ivo Kruusamägi është organizatori kryesor i konkursit.

Mbi 2.200 garues morën pjesë në konkursin e parë me mbi 10.000 imazhe [5] në 2023-shin. [6]

Në vitin 2017, konkursi përmbante pesë kategori: Njerëz në shkencë, Imazhe mikroskopike, Media jofotografike, Sete imazhesh dhe një kategori e përgjithshme. Në vitin 2019, u shtua një kategori e re "Natyra" dhe në vitin 2021, u shtua kategoria "Astronomia". [7] Një nga çmimet speciale që ofron konkursi është për "Gratë në STEM". [8]

Materialet multimediale vlerësohen mbi përshkrimin, duke u dhënë përparësi burimeve nga revistat me ndikim të lartë, grupet e të dhënave dhe palët e treta të tjera të besueshme. Kjo mundëson që kontributet e nxitura nga ekspertët të mbështeten në materiale të verifikueshme.

Ndër vendet ku është lançuar dhe mbahet rregullisht janë: Estonia, Zvicra, Irlanda, Shtetet e Bashkuara, Polonia, [9] Ukraina dhe Rusia (ku mbahet në pranverë).

  1. Fuoco, Michele (10 nëntor 2018). "Le foto a muffe e batteri di Stefania Rizzelli diventano opere d'arte". Gazzetta di Modena (në italisht). Marrë më 21 shtator 2023.
  2. Gorey, Colm (1 nën 2017). "Irish Wikimedia community issues calls for best science photographers". Silicon Republic (në anglisht). Marrë më 6 gusht 2023.
  3. Nüesch, Danja (6 nëntor 2017). "Wikimedia-Fotowettbewerb - So wunderschön kann Wissenschaft sein" [Wikimedia Photo Contest - How beautiful science can be]. Schweizer Radio und Fernsehen (në gjermanisht). Marrë më 6 gusht 2023.
  4. "Istituto Dalle Molle in Fotografia e a cosa serve la Realtà Virtuale (1./3)". RSI Rete Uno (në italisht). 22 maj 2022. Marrë më 2023-08-16.
  5. Fuoco, Michele (10 nëntor 2018). "Le foto a muffe e batteri di Stefania Rizzelli diventano opere d'arte". Gazzetta di Modena (në italisht). Marrë më 21 shtator 2023.
  6. Oidermaa, Jaan-Juhan (18 dhjetor 2024). "Estonian scientific photographers nab several recognitions at Wikipedia contest". ERR Novaator (në anglisht). Marrë më 20 dhjetor 2024.
  7. "SVIZZERA Wikimedia CH lancia un concorso internazionale di fotografia scientifica" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2024. Marrë më 17 gusht 2023.
  8. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër
  9. Ratković, Nebojša; Jerchel, Paul; Hsing, Pen-Yuan; Sielicka-Baryłka, Klara (2020). "Wikipedia and Its Sister Projects as Important Elements of the Teaching and Learning Process – a Review of the Global Situation". Łódzkie Studia Etnograficzne (në anglisht). 59: 107–126. doi:10.12775/LSE.2020.59.07. ISSN 2450-5544.