Konkursi i bukurisë

Një konkurs bukurie është një konkurs, në të cilin konkurrentët gjykohen dhe renditen bazuar në atribute të ndryshme fizike dhe mendore. Sipas emrit të tyre, konkurset e bukurisë tradicionalisht përqëndrohen në gjykimin e pamjes së jashtme të konkurrentëve, ndonjëherë vetëm në paraqitjen e jashtme, por shumica e konkurseve moderne të bukurisë vlerësojnë konkurrentët edhe për "bukurinë e brendshme" - tiparet dhe karakteristikat e tyre individuale (personaliteti, inteligjenca, talentet, karakteri moral dhe bamirësia). Ndonëse zakonisht konsiderohen si kompeticione të orientuara për femrat, ekzistojnë edhe konkurse bukurie për meshkuj, si dhe konkurse bukurie për fëmijë dhe të rinj.
Termi konkurs bukurie u referohet fillimisht Katër konkurseve të Mëdha të bukurisë : Miss Universe, Miss World, Miss International dhe Miss Earth.[1][2][3] Mijëra konkurse bukurie zhvillohen çdo vit,[4] por Katër të Mëdhenjtë konsiderohen më prestigjiozët,[5] dhe mbulohen e transmetohen gjerësisht nga media e lajmeve.[6][7][8][9][10][11] Konkurset e para formale të bukurisë u mbajtën në shekullin e 19-të, megjithëse ngjarje të ngjashme joformale datojnë të paktën që nga periudha postklasike . Konkurset moderne të bukurisë u krijuan për herë të parë në fillim të shekullit të 20-të. Popullariteti i tyre u rrit ndjeshëm nga krijimi i konkurseve ndërkombëtare të bukurisë në mesin e shekullit të 20-të. Reformat në shekullin e 21-të e zhvendosën përqendrimin kryesor nga pamja fizike dhe u dhanë më shumë rëndësi karakteristikave të tjera.
Konkurset e bukurisë janë përgjithësisht shumënivelëshe, me konkurse lokale që përfshihen në konkurset më të mëdha; për shembull, konkurset ndërkombëtare kanë qindra ose mijëra konkurse lokale. Organizatorët e çdo konkursi mund të përcaktojnë rregullat e tij, duke përfshirë grupmoshën e konkurrentëve. Rregullat mund të kërkojnë gjithashtu që konkurrentët të jenë të pamartuar, të virtytshëm, amatorë dhe të disponueshëm për ngritje në detyrë, përpos kritereve të tjera. Ato mund të përcaktojnë edhe standardet e veshjeve sipas së cilave do të vlerësohen konkurrentët, duke përfshirë veshjet formale, rrobat e banjës, veshjet sportive ose veshjet firmato Çmimet e mundshme të konkurseve të bukurisë përfshijnë tituj, diadema, kurora, breza, buqeta, skeptra, obligacione kursimi, bursa studimi dhe çmime në para.[12] Fituesja e një konkursi bukurie për femra zakonisht quhet mbretëreshë bukurie (beauty queen) kurse fituesi i një konkursi për meshkuj mbret bukurie (beauty king).
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Những scandal của Miss World". Vietnam News. Vietnam Express. 8 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2015. Marrë më 2016-09-11.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Ibrahim, Lynda (13 shtator 2013). "The misses and missuses of the world". The Jakarta Post. Marrë më 2016-09-11.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Lowe, Aya (25 janar 2016). "Philippines' Miss Universe returns home, ignites dreams". Channel NewsAsia. Marrë më 2016-09-11.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "An international beauty pageant where everyone's pet cause is the environment". Latina News. Latina Lista. 27 gusht 2013. Marrë më 8 prill 2019.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Ornos, Riza (30 shtator 2013). "Philippines, Brazil And Venezuela: Three Countries To Win The Big Five International Beauty Pageants". International Business Times. Marrë më 4 shkurt 2019.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Kanja, Kirstin (20 dhjetor 2019). "Beauty with a purpose: What it means to be Miss World, Miss Universe". Standard Media. Marrë më 26 prill 2020.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Jun, Kwanwoo (2 dhjetor 2013). "Lost in Storm's Debris: A Beauty Pageant". The Wall Street Journal. Marrë më 2015-11-09.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Cabato, Regine (27 janar 2017). "How a country hosts a Miss Universe pageant". CNN. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2023. Marrë më 31 dhjetor 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Myanmar's beauty queen to take part in Miss World pageant 2018 in China". China News. Xinhua News Agency. 3 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2018. Marrë më 30 dhjetor 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Willett, Megan (3 dhjetor 2019). "How the Miss Universe pageant has evolved over the last 67 years". Insider. Associated Press. Marrë më 3 maj 2020.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Joel, Guinto (12 mars 2015). "In beauty pageants, Philippines' modern day Cinderellas seize world stage". GMA News Online. Agence France-Presse. Marrë më 10 nëntor 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "23rd Annual Miss Teenage California Scholarship Program". Miss Teenage CA. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2001.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)