Konservatori i Moskës
Konservatori shtetëror "P.I. Çajkovski" i Moskës (rusisht: Московская государственная консерватория имени П. И. Чайковского, transliterimi: Moskovskaja gosudarstvennaja konservatorija imeni P. I. Čajkovskovo ) është një shkollë prestigjioze muzikore ruse.
U themelua në Moskë në vitin 1866 nga princi Nikolai Petrovich Trubetskoy dhe Nikolai Rubinstein, vëllai i pianistit dhe kompozitorit të famshëm rus Anton Rubinstein, i cili kishte themeluar konservatorin e Shën Petersburgut në vitin 1862. Kompozitori i madh Pjotër Çajkovski, emrin e të cilit e mban konservatori që nga viti 1940, dha mësim teorie dhe harmonie që nga themelimi i tij deri rreth vitit 1878.
Me hapjen ekonservatorit, Çajkovski u emërua profesor i teorisë dhe harmonisë, një post që e mbajti deri rreth vitit 1878. Që nga viti 1940, Konservatori mban emrin e Çajkovskit. Përpara Revolucionit, fakulteti koral i konservatorit ishte i ndarë në Shkollën Sinodale të Moskës dhe Korin Sinodal të Moskës, por në vitin 1919, të dy u bashkuan në një fakultet koral. Disa nga studentët e listuar tani ishin në fakt studentë të Shkollës Sinodale.
Nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Urdhëri i Leninit
Hyrje të ngjashme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Konservatori i Shën Petersburgut