Kostandini VII Purpurogjeniti
| Kostandini VII | |||||
|---|---|---|---|---|---|
| Perandor dhe autokrat i romakëve | |||||
Kostandini VII i kurorëzuar nga Krishti, detaj i një pllake fildishi, 945, Pushkin Museum | |||||
| Perandor bizantin | |||||
| Mbretërimi | 6 qershor 913 – 9 nëntor 959 (i vetëm nga 27 janari 945) | ||||
| Kurorëzimi | 15 maj 908 | ||||
| Paraardhësi | Aleksandros | ||||
| Pasardhësi | Romanos II | ||||
| Bashkë-perandorë | Romanos I Lekapenos (920–944) Kristofor Lekapenos (921–931) Stefan Lekapenos dhe Kostandin Lekapenos (924–945) Romanos II (945–959) | ||||
| Lindur | 17 maj 905 Kostandinopojë | ||||
| Vdiq | 9 nëntor 959 (54 vjeç) Kostandinopojë | ||||
| Bashkëshorti/ja | Helena Lekapene | ||||
| Pasardhës direkt | Romanos II Theodora | ||||
| |||||
| Dinastia | Dinastia Maqedonase | ||||
| Atësia | Leoni VI | ||||
| Amësia | Zoe Karbonopsina | ||||
Konstandini VII Purpurogjeniti (Κωνσταντῖνος Πορφυρογέννητος Kōnstantīnos Porphyrogénnētos, 17 maj 905[1] – 9 nëntor 959) ishte perandor, historian dhe shkrimtar bizantin. Ai ishte perandori i katërt i dinastisë maqedonase, që sundoi nga 6 qershori 913 deri më 9 nëntor 959, por pushtetin ia la gruas për t'u marr me veprimtari shkencore. Ishte djali i perandorit Leoni VI i Dituri dhe gruas së tij të katërt, Zoe Karbonopsina dhe nipi i paraardhësit të tij, Aleksandros.[2][3]
Shumica e mbretërimit të tij u mbizotërua nga bashkë-regjentët: nga viti 913 deri në vitin 919 ai ishte nën regjencën e nënës së tij, ndërsa nga viti 920 deri në vitin 945 ai e ndau fronin me Romanos Lekapenos, vajzën e të cilit, Helenën kishte marë për grua,[4] dhe bijve të tij.[5][6][7][8][9] Epiteti purpurogjeniti aludon për dhomën e purpurtë të pallatit perandorak, të dekoruar me porfir, ku lindnin normalisht fëmijët e ligjshëm të perandorëve. Por në fakt ai ishte një fëmijë i jashtë ligjshëm që nëna e tij e lindi në dhomën e purpurtë për ta legjitimuar.[10]

Kostandini VII njihej si shkrimtar dhe studiues që e rrethonte veten me njerëz të arsimuar të oborrit perandorak.[11] Shkroi shumë vepra si Geoponika (τά γεωπονικά), njw traktat i rwndwsishwm agronomik i hartuar gjatw mbretwrimit tw tij dhe tre, ndoshta katwr libra; De Administrando Imperio (Πρὸς τὸν ἴδιον υἱὸν Ῥωμανόν),[12] De Ceremoniis (Περὶ τῆς Βασιλείου Τάξεως), De Thematibus (Περὶ θεμάτων Άνατολῆς καὶ Δύσεως) ku përshkruhen popujt që bënin pjesë në Perandorinë Bizantine, dhe Vita Basilii (Βίος Βασιλείου), megjithwse autorwsia e Vita Basilii nuk wshtw e sigurtw.[11][9] Vepra kryesore e tij është: Mbi Administratimin e Perandorisë, të cilën e shkroi për djalin e tij Romanos, për ta udhëzuar në udhëheqjen e politikës së shtetit. Në këtë vepër ka të dhëna të shumta për të gjithë popujt që rrethonin Bizantin (Kostandinopoja, sot Stambolli). Ai përshkruan historinë e tyre, zakonet rregullimin shoqëror etj., si për fiset sllave si: bullgarët, kroatët, serbët (rashianët) etj.
Kostandini në miniaturat e dorëshkrimit të Skylitzes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pagëzimi i Kostandinit të VII nga patriarku Nikolas Mistikos
- Kostandini VII duke darkuar me Simeonin e Bullgarisë.
- Bullgarët shkatërrojnë ushtrinë bizantine të drejtuar nga Leon Pokas në Ankialos.
- Mbështetësit e Leon Pokasit i përkulen uzurpatorit Romanos Lekapenos.
- Saraçenët e Kretës smbrpsin një përpjekje bizantine për ta rimarë atë.
- Leo Pokas i Riu mund emirin Hamdanid Saif al-Daula.
- Ollga e Kievit pritet në oborrin e Kostandinit.
- Paraqitja e Kostandinit në shtratin e tij të vdekjes
Monedha të Kostandinit VII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Monedhë e Kostandinit të VII.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Venance Grumel (1937). "Une date historico-liturgique: Tῇ τρίτῃ τῆς Γαλιλαίας". Revue des études byzantines (në frëngjisht). 36 (185): 52–64.
- ↑ P. Grierson; R. Jankins (1962). "The date of Constantine VII's coronation". Byzantion (në anglisht). 32 (1): 133–138.
- ↑ Joan Skylitzes (2010). "7. Leo VI the Philosopher (the Wise, 886–912)". përmbledhur nga Jean-Claude Cheynet (red.). A Synopsis of Byzantine History, 811–1057 (në anglisht). Përkthyer nga John Wortley. Bernard Flusin. Cambridge University Press. fq. 165–186. ISBN 978-0-521-76705-7.
- ↑ Garland 1999, f. 123.
- ↑ Runciman 1988, ff. 47–50.
- ↑ Treadgold 1997, f. 473.
- ↑ Ostrogorsky 1969, f. 264.
- ↑ Logos 2019a, ff. 10, 10B dhe nota 9.
- 1 2 Logos 2019b, ff. 10–12.
- ↑ Ostrogorsky 1969, f. 260.
- 1 2 Logos 2019a, ff. 10, 10B.
- ↑ Moravcsik 1967.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Garland, Lynda (1999). Byzantine Empresses: Women and Power in Byzantium, AD 527–1204 (në anglisht). Routledge.
- Venance Grumel (1937). "Une date historico-liturgique: Tῇ τρίτῃ τῆς Γαλιλαίας". Revue des études byzantines (në frëngjisht). 36 (185): 52–64.
- Kazhdan, Alexander, red. (1991). "Constantine VII Porphyrogennetos". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oxford University Press. fq. 502–503.
- Kostandini VII Purpurogjeniti (2012). Anne Moffat; Maxeme Tall (red.). De cerimoniis aulae Byzantinae (The Book of Cerimonies. Byzantina Australiensia (në anglisht). Vëll. 18. Përkthyer nga Ann Moffatt; Maxeme Tall. Kanberra: Brill. ISBN 978-90-04-34492-1.
- Kostandini VII Purpurogjeniti (2000). "Story of the Image of Edessa". përmbledhur nga Ian Wilson; Barrie Schwortz (red.). The Turin Shroud: The Illustrated Evidence (në anglisht). Përkthyer nga B. Slater; J. Jackson. Michael O’Mara. fq. 235–251. ISBN 978-185479501-4.
- Kostandini VII Purpurogjeniti (1990). John F. Haldon (red.). Three Treatises on Imperial Military Expeditions (në anglisht). Përkthyer nga John F. Haldon. Verlag der Österreicheschen Akademie der Wissenschaften.
- Lilie, Ralph-Johannes; etj. (2013). Prosopographie der mittelbyzantinischen Zeit (në gjermanisht). doi:10.1515/pmbz.
- Logos, Aleksandar (2019a), "De administrando imperio: Time of creation and some corrections for translation", academia.edu (në anglisht)
- Logos, Aleksandar (2019b). Istorija Srba 1 – Dopuna 4; Istorija Srba 5 (në serbo-kroatisht). ATC. ISBN 978-86-85117-46-6. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2024. Marrë më 1 tetor 2025.
- Moravcsik, Gyula, red. (1967) [1949]. Constantine Porphyrogenitus: De Administrando Imperio (në anglisht) (bot. i 2-të i rishikuar). Uashington D.C.: Dumbarton Oaks Center for Byzantine Studies. ISBN 978-088402021-9.
- Ostrogorsky, George (1956). History of the Byzantine State (në anglisht). Oksford: Basil Blackwell.
- Ostrogorsky, George (1969). History of the Byzantine State (në anglisht). New Brunswick, NJ: Rutgers University Press. ISBN 0-8135-0599-2.
- Runciman, Steven (1988) [1929]. The Emperor Romanus Lecapenus and His Reign: A Study of Tenth-Century Byzantium (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-35722-7.
- Runciman, Steven (1930). A History of the First Bulgarian Empire (në anglisht). G. Bell & sons Ltd.
- Joan Skylitzes (2010). "7. Leo VI the Philosopher (the Wise, 886–912)". përmbledhur nga Jean-Claude Cheynet (red.). A Synopsis of Byzantine History, 811–1057 (në anglisht). Përkthyer nga John Wortley. Bernard Flusin. Cambridge University Press. fq. 165–186. ISBN 978-0-521-76705-7.
- Joan Skylitzes (2010). "9. Constantine VII, Porphyrogennetos (913–959)". përmbledhur nga Jean-Claude Cheynet (red.). A Synopsis of Byzantine History, 811–1057 (në anglisht). Përkthyer nga John Wortley. Bernard Flusin. Cambridge University Press. fq. 191–205. ISBN 978-0-521-76705-7.
- Toynbee, Arnold J. (1973). Constantine Porphyrogenitus and his world (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 0-19-215253-X.
- Treadgold, Warren. A History of the Byzantine State and Society (në anglisht). Stanford University Press. ISBN 0-8047-2630-2.
- Živković, Tibor (2006). "Constantine Porhyrogenitus and the Ragusan Authors before 1611" (PDF). Историјски часопис (në anglisht dhe serbisht). 53: 145–164. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 mars 2018.
- Živković, Tibor (2008). "Constantine Porphyrogenitus' Kastra oikoumena in the Southern Slavs Principalities" (PDF). Историјски часопис (në anglisht dhe serbisht). 57: 9–28. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 mars 2018.
- Živković, Tibor (2010). "Constantine Porphyrogenitus' Source on the Earliest History of the Croats and Serbs". Radovi Zavoda Za Hrvatsku Povijest U Zagrebu (në anglisht dhe kroatisht). 42: 117–131.
- Živković, Tibor (2012). De conversione Croatorum et Serborum: A Lost Source (në anglisht). The Institute of History.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikuj që përmbajnë tekst në Medieval Greek
- Gabime mungese shënjestrimi me stampat Harv dhe SFN
- Artikuj që përmbajnë tekst në Ancient Greek (to 1453)
- Artikuj që përmbajnë tekst në Latin
- Commons link is locally defined
- Lindje - Vitet 900
- Vdekje - Shekulli X
- Shkrimtarë mesjetarë
- Historianë bizantinë
- Muzikantë
- Perandorë bizantinë