Konstansi
| Konstansi | |||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Perandor romak | |||||||||
| Augustus | 9 shtator 337 – Janar 350 | ||||||||
| Predecessor | Kostandini i Madh | ||||||||
| Successor | Magnentius | ||||||||
| Bashkë-sundues | Konstantini II (Gali, Hispania, Britani, 337–340), Konstanci II (Perandoria Lindore) | ||||||||
| Caesar | 25 dhjetor 333 –9 shtator 337 | ||||||||
| Born | 322 ose 323 | ||||||||
| Died | Janar 350 (27 vjeç)[3] Vicus Helena, Galia jugperëndimore | ||||||||
| |||||||||
| Dinastia | Kostandiniane | ||||||||
| Father | Kostandini i Madh | ||||||||
| Mother | Fausta | ||||||||
| Religion | Krishtërimi Nikenas | ||||||||
Konstansi (Flavius Julius Constans, rr. 323 – 350, i njohur edhe si Konstanci I) ishte perandor romak nga viti 337 deri në vitin 350. Ai mbante titullin perandorak të çezarit nga viti 333 dhe ishte djali i vogël i Kostandinit të Madh.
Pas vdekjes së babait të tij, ai u bë Augustus së bashku me vëllezërit e tij në shtator 337. Konstansit iu dha administrata e prefekturave pretoriane të Italisë, Ilirikut dhe Afrikës. Ai do të mundëte sarmatët në një fushatë pak më vonë. Grindjet për ndarjen e pushtetit çuan në një luftë civile me vëllain e tij të madh dhe bashkë-perandorin Konstandinin e II, i cili në vitin 340 do të pushtonte Italinë, por do të vritej në betejë me forcat e Konstansit pranë Akuilesë. Konstanci fitoi prej tij prefekturën pretoriane të Galisë. Pas kësaj pati tensione me vëllain e tij të mbetur dhe bashkë-augustus Konstancin II (mb. v. 337–361), duke përfshirë edhe mbi peshkopin e mërguar, Athanasius të Aleksandrisë,[5] i cili nga ana tjetër e lavdëroi Konstansin si augusti më i devotshëm... i kujtesës së shenjtë.[6]
Në vitet në vijim, ai bëri fushatë kundër frankëve dhe në vitin 343 vizitoi Britaninë Romake,[5] perandori i fundit që do ta vizitonte.[7] deri te vizita e Manuelit II Paleolog në vitin 1400,[8] më shumë se 100 vjetë më vonë.
Në janar 350, Magnentiusi (mb.v. 350–353) komandanti i Jovianëve dhe Herkulianëve, një korpus në ushtrinë romake, u shpall augustus në Augustodunum (Autun) me mbështetjen e Marcelinit, comes rei privatae. Magnentiusi e përmbysi dhe vrau Konstansin.[5][9] Burime të mbijetuara, ndoshta të ndikuara nga propaganda e fraksionit të Magnentiusit,[10] e akuzojnë Konstansin për keq-qeverisje dhe homoseksualizëm.[5]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Konstansi, ka lindur në vitin 320 ose 323, pasi burimet raportojnë në mënyrë të ndryshme në kohën e vdekjes së tij si 27 ose 30 vjeç.[4] Timothy Barnes, duke ndjekur dëshmitë numizmatike, e konsideron moshën më të re si më të mundhshmen.[11]Ai ishte djali i tretë dhe më i vogël i Kostandinit të Madh dhe Faustës, gruas së dytë të babait të tij.[12] Sipas veprave si të Ausonit ashtu dhe Libaniusit, ai u arsimua në Kostandinopojë nën patronazhin e poetit Aemilius Magnus Arborius, i cili e udhëzoi atë në latinisht.[13][4]
Ai ishte nipi i të dy augustëve Konstantit I dhe Maksimianit.[14][15] Kur lindi, babai i tij, Konstandini ishte augusti i vjetër i perandorisë dhe në luftë me kolegun dhe kunatin e tij, Licini I (mb.v. 308–324). Në kohën e lindjes së Konstansit, vëllai i tij i madh, Konstantini II dhe gjysmë vëllai i tij Krispi, djali i parë i lindur i Konstandinit, tashmë po mbretëronin si çezarë.
Më 25 dhjetor 333, Konstansi u ngrit në rangun perandorak të çezarit në Kostandinopojë nga babai i tij. Ai ishte nobilissimus caesar së bashku me vëllezërit e tij Kostandinin II dhe Konstancin II.[4] Imazhet zyrtare u ndryshuan për të akomoduar një imazh të Konstansit, si bashkë-sundues pranë vëllezërve të tij dhe babait të tyre augustus.[16]
Para vitit 337, Konstansi u fejua me Olimpian, vajzën e prefektit pretorian, Ablabius, megjithëse nuk do të martoheshin kurrë me njëri-tjetrin.[12] Gjysmë-halla e Konstansit, Flavia Julia Konstantina ishte gruaja e Licinit dhe nëna e një çezari tjetër, Licinit II.
Pas disfatës së Licinit nga Krispi në Betejën e Hellespontit dhe në Betejën e Krisopolisit nga Kostandini, Licini dhe djali i tij dhanë dorëheqjen dhe u kursyen nga nxitjet e gjysmë - motrës së Kostandinit, Flavia Julia Konstantina.[17] Licini megjithatë do të ekzekutohej me një pretekst pak më vonë.[18]
Në vitin 326, nëna e Konstansit, Fausta, u dënua me vdekje. Ajo u vra me urdhër të Kostandinit, ashtu si gjysmë-vëllai i Konstansit, Krispi dhe Licini II. Kjo e la degën e Konstansit në Dinastinë Konstantiniane - që rridhte nga marrëdhënia e Konstantit I me Helenën - në kontrollin e kolegjit perandorak.

Mbretërimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eshtë e mundur që, rasti i ngritjes së Konstansit në kolegjin perandorak, të ketë qenë koha që përkoi me festimin e mijëvjeçarit të qytetit të Bizantit, ri-themelimi i të cilit si Kostandinopoja, Kostandini e kishte filluar dekadën e mëparshme.[16] Në vitin 248, Roma kishte festuar mijëvjeçarin e saj, Lojërat Shekullore (ludi saeculares), në mbretërimin e Filip Arabit (mb.v. 244–249). Filipi gjithashtu, mund të ketë rritur djalin e tij në bashkë-august në fillim të vitit të përvjetorit. Roma ishte llogaritur nga autori latin i shekullit të I, para Krishtit Marcus Terentius Varro të ishte themeluar nga Romuli në vitin 753 para Krishtit. Bizanti mendohet të jetë themeluar në vitin 667 para Krishtit nga Byzas, sipas llogaritjes së nxjerrë nga Historia e Luftës Peloponeze nga Thukididi, historiani grek i shekullit të V. para Krishtit dhe i përdorur nga historiani i oborrit të Kostandinit Eusebius i Çezaresë Kronikonin e tij.
Pas vdekjes së Kostandinit, Konstansi dhe dy vëllezërit e tij, Konstantini II dhe Konstanci II u shpallën augustë dhe e ndanë Perandorinë Romake mes tyre më 9 shtator 337.[4][21] Konstansi mori Italinë, Afrikën dhe Ilirikun.[22] Fillimisht ishte paracaktuar që bashkë me vëllezërit e tij, do ta pasonin edhe kushërinjtë e tyre, Dalmati dhe Hanibaliani, bijtë e Flav Dalmatit, vëlla i Kostandinit me nënë tjetër dhe i biri i Konstanc Klorit. Por bijtë e Kostandinit i larguan praktikisht të gjithë të afërmit që mund të kishin një pretendim për fronin.[23]

Ushtria do ti masakronte pretendetët e tjerë për fronin, përveç bijve të Kostandinit: në spastrimin dinastik do të vdisnin praktikisht të gjithë kushërinjtë e tyre nga dega pasardhëse e martesës së Konstanc Klorit me Teodorën, d.m.th. gjysmë-vëllezërit e Kostandinit, Flav Dalmati, Nepotiani dhe Jul Konstantini. Nga masakra do të mbijetonin vetëm bijtë e këtij të fundit, Gallus dhe Juliani. Midis të tjerëve u vra edhe Ablabiusi, babai i Olimpias, kështu që fejesa e saj me Konstansit u prish.
Konstansi, fillimisht ishte nën kujdestarinë e Konstantinit II. Territoret origjinale, të caktuara Konstansit ishin prefektura pretoriane e Italisë, e cila përfshinte Afrikën Veriore. Konstansi ishte i pakënaqur me këtë ndarje, kështu që, vëllezërit u takuan në Viminacium në vitin 338, për të rishikuar kufijtë. Konstansi arriti të marë prefekturën e Illyrikun dhe dioqezën e Trakisë, provinca që fillimisht do të drejtoheshin nga kushëriri i tij Dalmati, sipas ndarjes së propozuar të Konstandinit I pas vdekjes së tij.[23] Konstantini II shpejt do të ankohej se nuk kishte marrë sasinë e territorit që i takonte si djali i madh.[24]
Pothuajse menjëherë Konstansit iu desh të merrej me një pushtim sarmat, në fund të vitit 337.[12] I mërzitur që, Konstansi kishte marrë Trakinë dhe Maqedoninë, pas vdekjes së Dalmatit, Konstantini kërkoi që, Kontansi të dorëzonte provincat afrikane, gjë që ai pranoi ta bënte, për të ruajtur një paqe të brishtë.[24][25]
Megjithatë, së shpejti, ata filluan grindjen se cilat pjesë të provincave afrikane të Kartagjenës përkisnin Konstantinit dhe cilat pjesë i përkisnin Italisë dhe Konstansit.[26] Kjo çoi në tensione në rritje, midis dy vëllezërve, të cilat u rritën vetëm pasi Konstansi përfundimisht erdhi në moshë dhe Konstantini refuzoi të hiqte dorë nga kujdestaria e tij. Në vitin 338, ai do të arrinte një fitore të shquar kundër sarmatëve,[27] duke marë titullin Sarmaticus maximus.
Në 340, ndërsa Konstansi ishte në fushatë, Konstantini II, pushtoi Italinë. Konstansi, në atë kohë në Daci, u shkëput dhe dërgoi një trup të zgjedhur dhe të disiplinuar të trupave të tij ilire, duke deklaruar se ai do t'i ndiqte ata personalisht me pjesën e mbetur të forcave të tij. Konstantini u bllokua përfundimisht në Akuileia, ku vdiq i vrarë nga trupat e Konstansit që trashëgoi të gjitha territoret e dikurshme të vëllait të tij - Hispaninë, Britaninë dhe Galinë,[27] bashkë me titullin Maximus Victor ac Triumphator.[21]

Konstansi e filloi mbretërimin në një mënyrë energjike.[21][28][29] Midis viteve 341–342, ai udhëhoqi një fushatë të suksesshme kundër frankëve[30][31] dhe në muajt e parë të vitit 343, ai vizitoi Britaninë.[12][32] Burimi për këtë vizitë, Julius Firmicus Maternus, nuk jep një arsye, por lëvizja e shpejtë dhe rreziku i përfshirë në kapërcimin e Kanalit Anglez në muajt e dimrit sugjerojnë se, ishte në përgjigje të një emergjence ushtarake, ndoshta për të zmbrapsur pikët dhe skocezët.
Konstansi u akuzua për përdorimin e ministrave të korruptuar gjatë sundimit të tij, për shkak të lakmisë së pretenduar personale.[33][34][35] Një shembull përfshin magister officiorum Flavio Eugjenin, i cili qëndroi në pozicionin e tij përgjatë shumicës së viteve 340 Megjithëse Eugjeni dëshmohet se kishte shpërdoruar pushtetin e tij për të përvetësuar prona,[36] perandori vijoi ta mbështeste atë, duke arritur sa ta nderonte me një shtatore në Forumin e Trajanit në Romë.[37]
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhur me fenë, Constans ishte tolerant ndaj Judaizmit dhe në vitin 341 nxori një dekret që ndalonte bestytnitë dhe flijimet pagane,[38][12] me justifikimin se po ndiqte preçedentin e krijuar nga babai.[39] Megjithatë, vetëm pak kohë më vonë ai u përpoq ta zbuste këtë akt duke nxjerë ligje kundër shkatërrimit të tempujve.[40]
Konstansi mbështeti ortodoksinë Nikene kundër Arianizmit, e cila përkrahej nga vëllai i tij Konstanci. Edhe pse, dy perandorët thirrën Këshillin e Serdikës në vitin 343 për të zgjidhur konfliktin,[41] ai do të ishte një dështim i plotë,[42][43] dhe deri në vitin 346, të dy perandorët ishin në pikën e një lufte të hapur për mosmarrëveshjen.[44] Në vijim, Konstanci II pranoi ta lejonte Athanasin të kthehej në pozicionin e tij si zëvendësues i peshkopit që kishte vdekur së fundmi.[45] Konflikti u zgjidh vetëm me një marrëveshje të përkohshme e cila lejoi secilin perandor të mbështeste klerikët e tyre të preferuar brenda sferave të tyre të ndikimit. Konstansi përdori gjithashtu ushtrinë për të shtypur Donatizmin në Afrikë, ku kisha ishte ndarë midis donatistëve dhe katolikëve.[45]
Homoseksualiteti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndryshe nga Konstanci II,[46] Konstansi u shënjestrua nga thashethemet për jetën e tij personale.[47] Burime të shumta dyshonin se ai ishte homoseksual,[35] me gjasa të mbështetura mbi faktin se ai nuk u martua ndonjëherë.[34] Historiani romak, Eutropi thotë se Konstansi "u kënaq me vese të mëdha", duke iu referuar homoseksualitetit të tij, ndërsa Aurel Viktori e akuzoi Konstansin me pederasti të tërbuar[33] përkundrejtë robërve të rinj barbarë,[12][47] megjithëse David Hunt thekson se dëshmitë që ai mbante një grup robërish barbarë për të kënaqur homoseksualitetin e tij tingëllon më shumë si folklor armiqësor.[48] Sidoqoftë, Konstansi nxori ligje që vendosnin se martesa e bazuar në seks të panatyrshëm të dënohej me rreptësi.[49] John Boswell argumenton se, dekreti ndalonte vetëm martesat homoseksuale, sesa aktivitetin homoseksual në përgjithësi. Sidoqoftë, ishte e mundshme që Konstansi ta ketë shpallur legjislacionin nën presionin në rritje të udhëheqësve të krishterë, në një përpjekje për të qetësuar zemërimin e publikut për vetë shkeljet e tij të perceptuara.[50]
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet e fundit, të mbretërimit të tij, Konstansi zhvilloi një reputacion për mizori dhe sjellje të keqe.[51] Dominuar nga favoritët dhe duke preferuar haptazi truprojën e tij të zgjedhur, ai humbi mbështetjen e legjioneve.[24] Në vitin 350,[52] gjenerali Magnentius, deklaroi veten perandor në Augustodunum (Autun) me mbështetjen e një numri zyrtarësh të oborrit si Marcilin dhe Fabius Titianusi, me trupa në kufirin e Rinit dhe, më vonë, provincat perëndimore të Perandorisë.[53] Konstansi ishte i shpërqendruar me një udhëtim gjuetie.[54]
Duke mos pasur asnjë mbështetje përtej familjes së tij të ngushtë, ai u detyrua të ikë për jetën e tij. Ndërsa, ai po përpiqej të arrinte në Hispani, mbështetësit e Magnentiusit e futën atë në një fortifikim në Helena (Elne) në Pyrenees lindore të Galisë Jugperëndimore,[55] ku ai u vra pasi po kërkonte strehim në një tempull.[56] Një profeci e e pretenduar gjatë lindjes së tij kishte thënë se Konstansi do të vdisnte në krahët e gjyshes së tij. Vendi i vdekjes së tij ndodhi që të ishte emërtuar sipas Helenës, nënës së Kostandinit dhe gjyshes së tij, duke realizuar kështu profecinë.[57]
Pema Familjare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1: Prindrit dhe gjysëm-vëllezërit dhe gjysmë-motrat e Kostandinit
| Klaudi II 268–270, prejardhje e fabrikuar | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Helena | Konstanc Klori, 305–306 | Flavia Maximiana Theodora | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Konstandini I, 306–337 | Flav Dalmati | Hannibalianus | Flavia Julia Konstantina | Licini, 308–324 | Anastasia | Basiani | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Galla | Julius Konstantini | Basilina | Licini II | Eutropia | Virio Nepotiani | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Hanibaliani | Konstantina | Konstant Gali | Juliani, 360–363 | Helena | Nepotiani | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
2: Fëmijët e Kostandinit
| Minervina | Kostandini I, 306–337 | Fausta | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Krispi | Konstantini II, 337–340 | Konstansi, 337–350 | Hanibaliani | Konstantina | Konstant Gali | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Faustina | Konstanci II, 337–361 | Helena | Juliani, 360–363 | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Graciani, 367–383 | Konstantia | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Konstanci II
- Konstantini II
- Kostandini i Madh
- Konstanc Klori
- Flavia Maximiana Theodora
- Flavia Julia Konstantina
- Maksimiani
- Flav Dalmati
- Julius Konstantini
- Flav Jul Dalmati
- Krispi
- Juliani
- Dinastia e Konstandinit
- Licini
- Graciani
- Klaudi II
- Lista e personaliteteve ilire
- Aurel Viktori
- Eutropi
- Iliriku
- Prefektura e Ilirikut
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "L'empereru Constant Ier?". Luvër
- ↑ http://laststatues.classics.ox.ac.uk, LSA-563 (J. Lenaghan)
- ↑ Jones, Martindale & Morris, f. 220.
- 1 2 3 4 5 Jones, Martindale & Morris 1971, f. 220.
- 1 2 3 4 Shaun Tougher (2018). "Constans I". përmbledhur nga Oliver Nicholson (red.). The Oxford Dictionary of Late Antiquity (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acref/9780198662778.001.0001. ISBN 978-0-19-866277-8.
- ↑ Athanasi i Aleksandrisë (2018). M. Atkinson (red.). Apologia ad Constantium (në anglisht). Christian Literature Publishing Co. Marrë më 24 nëntor 2023.
- ↑ Harries 2012, f. 221.
- ↑ Hinterberger & Schabel 2011, f. 402.
- ↑ Shaun Tougher (2018). "Magnetius". The Oxford Dictionary of Late Antiquity (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acref/9780198662778.001.0001. ISBN 978-0-19-866277-8.
- ↑ Woudhuysen 2008, ff. 179–180.
- ↑ Barnes 1982, f. 45.
- 1 2 3 4 5 6 Michael DiMaio Jr.; Robert Frakes. Constans I (337–350 A.D.) (në anglisht). Roman-emperors.sites.luc.edu. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2024. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ Decimus Magnus Ausonius, Commemoratio professorum Burdigalensium, xvi.15; Libanius, Oration, LIX.31
- ↑ Corpus Inscriptionum Latinarum II 6029[lidhje e vdekur], belegstelle=CIL+03%2C+05207&r_sortierung=Belegstelle Corpus Inscriptionum Latinarum III, 5207
- ↑ Jones, Martindale & Morris 1971.
- 1 2 Ramskold, Lars (2018). "The silver emissions of Constantine I from Constantinopolis, and the celebration of the millennium of Byzantion in 333/334 CE". Jahrbuch für Numismatik und Geldgeschichte (në anglisht). 68: 145–198. ISBN 978-3-943639-06-3.
- ↑ Edward Gibbon (1781). "XIV". The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1. A. Strahan and T. Cadell. fq. 404–453.
- ↑ Michael Grant (1998). The Emperor Constantine (në anglisht). Londër: Phoenix Giant. fq. 47–48. ISBN 978-075380528-2.
- ↑ Weitzmann 1979, ff. 22–23.
- ↑ LSA-336 (J. Lenaghan)
- 1 2 3 Eutropius, 10:9
- ↑ Hunt 1998, f. 4.
- 1 2 Victor, 41:20
- 1 2 3 Gibbon, Ch. 18
- ↑ Victor, 41:21
- ↑ Zosimus, 2:41-42
- 1 2 Hunt 1998, f. 5.
- ↑ Crawford 2016, f. 67.
- ↑ Barnes 1993, f. 269.
- ↑ Woudhuysen 2018, f. 175.
- ↑ Hunt 1998, f. 6.
- ↑ Birley 2005, f. 415.
- 1 2 Barnes 1993, f. 101.
- 1 2 Harries 2012, f. 190.
- 1 2 Woudhuysen 2018, f. 160.
- ↑ Jones, Martindale & Morris 1971, f. 292.
- ↑ Crawford 2016, f. 66.
- ↑ Woudhuysen 2018, f. 165.
- ↑ Hunt 1998, f. 7.
- ↑ Woudhuysen 2018, f. 166.
- ↑ Socrates Scholasticus, Church History, book 2, chapter 20.
- ↑ Catholic Encyclopedia, 1930, Patrick J. Healy, Sardica
- ↑ Hunt 1998, f. 8.
- ↑ Barnes 1993, f. 89.
- 1 2 Hunt 1998, f. 9.
- ↑ Crawford 2016, f. 24.
- 1 2 Crawford 2016, f. 71.
- ↑ Hunt 1998, f. 10.
- ↑ Woudhuysen 2018, ff. 167, 179.
- ↑ John Boswell, Christianity, Social Tolerance and Homosexuality, 1980
- ↑ Zosimus, 2:42
- ↑ Jones, Martindale & Morris, f. 532.
- ↑ Eutropius, 10:9:4
- ↑ Harries 2012, f. 195.
- ↑ Aurel Viktori, 41:21:23
- ↑ Gibbon, Edward (1900). The Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 2. P. F. Collier & Son. fq. 117.
Before he could reach a seaport in Spain, where he intended to embark, he was overtaken near Helena, at the foot of the Pyrenees, by a party of light cavalry, whose chief, regardless of the sanctity of a temple, executed his commission by the murder of the son of Constantine.
- ↑ Baker-Brian 2022, f. 208.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Baker-Brian, Nicholas (2022). The Reign of Constantius II (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN 978-1-0006-1991-1.
- Barnes, Timothy David (1982). The New Empire of Diocletian and Constantine (në anglisht). kembrixh, MA: Harvard University Press. doi:10.4159/harvard.9780674280670. ISBN 0-674-28066-0.
- Barnes, Timothy David (1993). Athanasius and Constantius: theology and politics in the Constantinian empire (në anglisht). Kembrixh, MA: Harvard University Press. ISBN 0-674-05067-3.
- Birley, Anthony (2005). The Roman Government of Britain (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-1992-5237-4.
- Crawford, Peter (2016). Constantius II: Usurpers, Eunuchs, and the Antichrist (në anglisht). Pen and Sword. ISBN 978-1-78340-055-3.
- Edward Gibbon (1781). "XIV". The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1. A. Strahan and T. Cadell. fq. 404–453.
- Michael Grant (1998). The Emperor Constantine (në anglisht). Londër: Phoenix Giant. fq. 47–48. ISBN 978-075380528-2.
- DiMaio, Michael; Frakes, Robert, Constans I (337–350 A.D.) De Imperatoribus Romanis Arkivuar 22 gusht 2006 tek Wayback Machine, në De Imperatoribus Romanis (DIR), Një Enciklopedi Online e Perandorëve Romakë
- Eutropi, Breviarium ab urbe condita
- Hinterberger, Martin; Schabel, Chris (2011). Greeks, Latins, and Intellectual History 1204-1500 (PDF) (në anglisht). Peeters.
- Hunt, David (1998). "The successors of Constantine". përmbledhur nga Averil Cameron; Peter Garnsey (red.). The Cambridge Ancient History XIII: The Late Empire, A.D. 337–425 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-30200-5.
- Harries, Jill (2012). Imperial Rome AD 284 to 363: The New Empire (në anglisht). Edinburgh University Press. ISBN 978-0-7486-2052-4.
- Jones, A. H. M.; Martindale, John Robert; Morris, John (1971). The Prosopography of the Later Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1. A.D. 260–395. Cambridge University Press. ISBN 0-521-07233-6.
- Ramskold, Lars (2018). "The silver emissions of Constantine I from Constantinopolis, and the celebration of the millennium of Byzantion in 333/334 CE". Jahrbuch für Numismatik und Geldgeschichte (në anglisht). 68: 145–198. ISBN 978-3-943639-06-3.
- Shaun Tougher (2018). "Magnetius". The Oxford Dictionary of Late Antiquity (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acref/9780198662778.001.0001. ISBN 978-0-19-866277-8.
- Shaun Tougher (2018). "Constans I". përmbledhur nga Oliver Nicholson (red.). The Oxford Dictionary of Late Antiquity (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acref/9780198662778.001.0001. ISBN 978-0-19-866277-8.
- Usherwood, Rebecca (2022). Political Memory and the Constantinian Dynasty: Fashioning Disgrace (në anglisht). Springer International Publishing. ISBN 978-3-0308-7930-3.
- Woudhuysen, George (2018). "Uncovering Constans' Image". përmbledhur nga Alan J. Ross; Diederik W. P. Burgersdijk (red.). Imagining Emperors in the Later Roman Empire (në anglisht). Brill. fq. 158–182. ISBN 978-9-0043-7092-0.
- Aurel Viktori, Epitome de Caesaribus Arkivuar 8 nëntor 2020 tek Wayback Machine
- Zosimus, Historia Nova, Libri 2