Kontët dhe dukët e Gueldersit

Gueldersi është një dukat historik, më parë konte, e Perandorisë Gjermaniko-Romake, e vendosur në Vendet e Ulëta. Fillimisht Geldersi banohej nga menapianët, më vonë, do të vendoseshin sikambrët dhe batavët. Fiset individuale gjermanike u bashkua për të formuar aleancën franke. Ai bënte pjesë te Mbretëria e Austrazisë. Pas rënies së Perandorisë Karolinge, Geldersi i kaloi Dukatit të Lorenës dhe kështu Perandorisë së Frankisë Lindore, nëpërmjet Traktatit të Mersenit në vitin 870.[1]
Geldersi, fillimisht i quajtur Gelre, Gelera, Gelria ose Gielra, përmendet për herë të parë në vitin 812, si Gelleron. Në atë kohë, ai ishte një mjedis që gjendej në Niersin e poshtëm dhe s’ishte akoma një vendbanim. Sunduesit vendorë në këtë zonë ishin kujdestarë (bailifë) të caktuar nga mbreti para vitit 1000. Vetëm Megingozi i Gueldersit, nga viti 973 deri rreth vitit 998 mund të dokumentohet i përmendur si comes (kont), edhe pse me gjasa i përkishte fisnikërisë së ulët. Ai kishte pronësinë e zonës së Gueldersit dhe afër Bonit.[2] Sunduesit e Gueldersit ishin të gjithë nën një autoritet tjetër më të madh administrativ, si Arkidioqeza Katolike Romane e Utrehtit, Mynsterit dhe Këlnit, të cilat nga ana tjetër morën territoret e princave saksonë ose frankë si feude për tu administruar në emrin e tyre (si pushteti shekullar). Nga shekulli XI, deri në vitin 1339, zotërit e Gueldersit kryenin funksionin e kontit (Kontea e Gueldersit), pastaj të dukës.
Kontët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dera e Vasenbergut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- p. v. 1096–rr. 1129: Gerardi I
- rr. 1129–rr. 1131: Gerardi II, i biri i Gerardit të I
- rr. 1131–1182: Hendriku I, i biri i Gerardit të II
- 1182–1207: Otoni I, i biri i Hendrikut të I
- 1207–1229: Gerardi III, i biri i Otonit të I
- 1229–1271: Otoni II, i biri i Gerardit të III[3]
- 1271–1318: Reginaldi I, i biri i Otonit të II
- 1318–1343: Reginaldi II, i biri i Reginaldit të I[3]
Dukët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dera e Vasenbergut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë sundimit të Reginaldit të II, Kontea e Gueldersit u ngrit në rangun e një dukati, me Vesenberg-Makanin.[3]
- 1318–1343: Reginaldi II
- 1343–1361: Reginaldi III, i biri i Reginaldit të II dhe Eleanorës
- 1361–1371: Eduardi, i biri i Reginaldit të II dhe Eleanorës
- 1371: Reginaldi III, hera e dytë[2]
Pas vdekjes së Reginaldit të III pa fëmijë, dy nga gjysmë-motrat e tij diskutuan pasimin e Dukatit të Gueldersit:[3]

Dera e Jyliç-Hengebakut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dera e Egmontit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1423–1465: Arnoldi, nipi i Reginaldit të IV, i biri i Johanit të II
- 1465–1471: Adolfi, i biri i Arnoldit
- 1471–1473: Arnoldi, hera e dytë[4]

Arnoldi ia shiti Dukatin e Gueldersit Karlit të I, duka i Burgundisë, që u njoh nga perandori gjermaniko-romak, si duka i Gueldersit.[4][5]
Dera e Burgundisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dera Habsburge
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dera e Egmondit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familja e Egmondit nuk i braktisi pretendimet e saj ndaj Gueldersit dhe Karli II e pushtoi dukatin në vitin 1492. Si dukë, regjentja e tij ishte ëmta e tij, Katerina e Gueldersit. Karli qëndroi në pushtet me mbështetjen e mbretit francez.[7]

Në vitin 1528, Karli i Egmondit do të detyrohej nga Karli V me Traktatin e Gorkumit ta njihte Geldersin dhe Zutfenin si feude perandorake. Gjithashtu, në rast të një vdekjeje pa një pasues, ai u desh të pranonte që trashëgimia e tij ti kalonte Perandorisë. Megjithaë, në Traktatin e Fshehtë të Grunsvortit, në vitin 1534, ai ia kalonte trashëgiminë e tij mbretit të Francës, pas vdekjes së tij, në shkëmbim të një një pagese vjetore. Por Karli V e detyroi ta revokonte këtë marrëveshje të fundit në vitin 1536 me Traktatin e Graves dhe të konfirmonte Traktatin e Gorkumit.[2]
Dera La Mark
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithë shtrëngesat e Karlit të V, Karli i Egmontit vijoi të përpiqej tia linte trashëgiminë e tij Francës. Zotërimet e tij e kundërshtuan me forcë këtë dhe në vitin 1538 e detyruan atë t’ia çedonte tokat të birit të dukës në fuqi të Dukateve të Bashkuara, Johanit të Jyliç-Kleves-Bergut. Po atë vit, Karli do të vdiste dhe Uilliami i Pasuri do të të bëhej duka i Gueldersit, megjithëse Karli V ishte kundër kësaj.[2]
- 1538–1543: Uilliami II, i afërm i largët dhe pasues i Dera e Egmondit
I lidhur me Francën, Uilliami e mbajti postin për në kohë të gjatë. Megjithatë, në vitin 1543, vetë Karli V u paraqit në Rinin e Poshtëm, duke e detyruar Uilliamin t'ia çedonte Gueldersin atij në Traktatin e Venlos, më 7 shtator, gjë që e bashkoi përfundimisht me Holandat Burgundo-Habsburge.[2]

Dera Habsburge
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandori Karli V e bashkoi Gueldersin me Shtatëmbëdhjetë Provincat e Holandës Habsburge, në vitin 1549, sipas Sanksionit Pragmatik, duke i dhënë fund pavarsisë së tij.
Kur Karli V abdikoi në vitin 1556 në favor të Filipit II, territoret e Qarkut Burgund i kaluan Kurorës Spanjolle. Në vitin 1581 tre zonat veriore të Gelderlandit u bashkuan me Bashkimin e Utrehtit, duke u bërë pjesë e Provincave të Bashkuara Holandeze me Aktin e Betimit, ndërsa vetëm Gueldersi i Sipërm mbeti pjesë e Holandës Spanjolle.[2]
Me Traktatin e Utrehtit, që i dha fund Luftës së Pasimit Spanjoll në vitin 1713, Gueldersi i Sipërm Spanjoll u nda prapë midis Gueldersit Prusian (Geldern, Viersen, Horst, Venray), Provincave të Bashkuara Holandeze (Venlo, Montfort, Echt), Austrisë (kjo pjesë vijoi si dukat: Roermond, Niederkrüchten, Weert) dhe Dukati i Jyliçit (Erkelenz). Në vitin 1795, Gueldersi, u pushtua dhe u përfshi në Republikën e Parë Franceze, duke u ndarë midis departamenteve të Roer dhe Meuse-Inférieure. Por më vonë këto territore do të ndaheshin midis Belgjikës dhe Holandës.
Gueldersi në kulturën popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]William Thatcher, karakteri kryesor në filmin e vitit 2001, A Knight's Tale, i luajtur nga Heath Ledger, pretendoi se ishte Sir Ulrich von Liechtenstein nga Gelderlandi, duke u shfaqur me prejardhje fisnike dhe duke u kualifikuar kështu për të marrë pjesë në turneun e duluftimeve kalorsiake.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Guelders
- Gelderland (provincë)
- Konti i Hollandës
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Lista e pensionarëve të mëdhenj
- Lista e monarkëve në Vendet e Ulta
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e mbretërve frankë
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Lista e zotërve dhe kontëve të Egmontit
- Konti i Artois
- Konti i Flandrës
- Lista e peshkopëve dhe princ-peshkopëve të Liezhit
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e kontëve të Berghut
- Kontët, dukët dhe dukët e mëdhenj të Oldenburgut
- Dukati i Klevesit
- Dukati i Builjonit
- Lista e zotërve të Builjonit
- Duka i Brabantit
- Duka i Burgundisë
- Konti i Hainautit
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
- Historia e Gjermanisë
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Historia e Holandës
- Lista e kryeministrave të Holandës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Ralf G. Jahn (2001). "Geldern und Frankreich". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 129–134.
- 1 2 3 4 5 6 7 Ralf G. Jahn. "Chronik der Grafschaft und des Herzogtum Geldern". përmbledhur nga Johannes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 489–519. ISBN 978-392176031-4.
- 1 2 3 4 5 6 Ralf G. Jahn (2001). "Die Genealogie der Vögte, Grafen und Herzöge von Geldern". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 29–51. ISBN 978-392176031-4.
- 1 2 3 Lambert van Hout (2001). "Arnold von Egmond und die Erbfolge in Geldern". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 107–113. ISBN 978-392176031-4.
- 1 2 3 Petra Ehm (2001). "Der übermächtige Nachbar. Geldern und Burgund unter Philipp dem Guten und Karl dem Kühnen". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 135–138. ISBN 978-392176031-4.
- 1 2 Claudia Rotthoff-Kraus (2001). "Geldern und Habsburg zur Zeit Maximilians I. als Herzog von Burgund (1477–1492)". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 139–146. ISBN 978-392176031-4.
- ↑ Lambert van Hout (2001). "Herzog Arnold und seine Räte (1423–1465)". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 129–134. ISBN 978-392176031-4.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Marek, Miroslav. "Geldern-Heinsberg" (në anglisht). Genealogy EU.
- Marek, Miroslav. "House of Egmont" (në anglisht). Genealogy EU.
- Map of Upper Guelders in 1789 – Northern Part Arkivuar 1 korrik 2006 tek Wayback Machine
- Map of Upper Guelders in 1789 – Southern Part Arkivuar 24 shkurt 2021 tek Wayback Machine
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë latinisht-cituar haptazi
- Pages using div col with small parameter
- Fisnikë gjermanë
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Konte të mëparshme në Evropë
- Dukate të mëparshme në Evropë
- Themelime në 973
- Themelime shekulli X në Evropë
- Shpërbërje në 1549
- Shpërbërje shekulli XVI në Evropë
- Evropa mesjetare
- Lista (politikë)
- Historia e gjermanëve
- Historia e Vendeve të Ulta
- Fisnikëria në Evropë
- Fisnikë holandezë
- Monarkia Habsburge
- Perandoria Gjermaniko-Romake