Kontët e Çinit

Kontët e Çinit ishin pjesë e fisnikërisë së Lotharingisë, që sunduan nga shekulli IX deri në shekullin e XIV, në atë që tani është pjesë e Belgjikës. Kontea e Çinit, e cila do të shfaqej në vazhdim të zhdukjes së Kontesw sw Ardeneve, shtrihej afwrsisht përgjatë skajit jug-perëndimor të provincës së tanishme të belge të Luksemburgut dhe veri-perwndimit departamentit francez të Mëzes. Ajo përshkohej nga Lumenjtë Semois dhe Chiers.
Mendohet se Kontea e Çinit është krijuar në fillim të shekullit të X, nga kontea e vjetër e Ivois. Kontea tani bënë pjesë në provincën e Luksemburgut, në Belgjikën moderne. Kontea e Çinit përfshinte qytetet e tanishme të Çinit, Virtonit, Étalle-s, Florenvilës, Noshatosë, Montmedinw dhe Carignan-in, ashtu si dhe dhe kështjellat e Givetit dhe Varkut mbi Mëze, e cila u ndërtua në vitin 971, nga Otoni, paraardhësi i kontëve të mëvonshëm të Çinit.
Mendohet edhe se kishte një marëdhënie të ngushtë midis Kontëve të Çinit dhe kontëve të hershëm të Loonit, kontëve të Verdunit dhe peshkopëve të Verdunit.[1][2][3]
Oton de Vark konsiderohet nga disa historianë si pjesëtar i Derës së Vermandois. Ka të ngjarë që ai u vu në zotërim të Kontesë së Ivois, meqë pasardhësit e tij e zotëronin atë në të njëjtën kohë me Kështjellën e Varkut. Pasi ndërtuan Kështjellën e Çinit, ata do të mernin emrin e saj.
Familja e kontëve të Çinit u bashkua me familjen e kontëve të Loonit. Konti i fundit i Çinit, Arnoldi IV de Ruminji, ia shiti kontenë dukës së Luksemburgut, duke i dhënë fund një dinastie pesëqintë vjeçare.
Ivois
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ivois ishte një ngulim ushtarak romak nën emrin Epoissium, Eposium, Epusum ose Ivosium. Gaugeriku, Peshkopi i Kambrait, kishte lindur në Eposium, rreth vitit 550. Ndarja e Territoreve Lotharingiane u dakordësua më 8 gusht 870, midis Ludvig Gjermanit dhe gjysmë-vëllait të tij, Karl Tullacit. Kjo marrëveshje ia caktonte Vavrense comitatus II [dy kontetë në Vavrense] Karlit. Megjithëse emri nuk shfaqet në dokument, mendohet se një nga këto ishte Ivois. Ivois përmendet për herë të parë me emër, në një kartë të datuar më 21 nëntor 955, e cila rregjistron një marrëveshje midis Eremboldus miles [kalorës] dhe Robertit, arkipeshkvit të Tririt, në lidhje me pronësinë, duke përfshirë Aduna in comitatu Ivotio [Kontea e Ivois] inter Boura et Lannilley.
Ivois, me vendndodhjen e saj strategjike midis mbretërive Franceze dhe Gjermane, ishte vendndodhja ideale asnjanëse për takimet midis mbretërve frankë dhe perandorëve gjermaniko-romak. Një takim i tillë u zhvillua midis mbretit Roberti II i Francës dhe perandorit Henri II, më 11 gusht 1023, ku ata u betuan për miqësi të ndërsjelltë dhe vendosën të reformonin klerin, duke thirrur një asemble në Pavia, të peshkopëve italianë dhe gjermanikë.
Më vonë, në shekullin e XI, pas vdekjes së nënës së tij, Gisela e Shvabisë, në vitin 1043, perandori Henri III, zhvilloi në Ivois një takim me mbretin Henri I i Francës. Është hamendësuar se ai mund të ketë qenë në lidhje me martesën e ardhshme të perandorit me Agnesën e Poitou-së. Ata do të takoheshin prapë në majin e vitit 1056, ku çështja e Lorenës qe aq e debatuar, sa mbreti e sfidoi perandorin në një duel. Perandori u largua pa një përgjigje në mes të natës, duke u kthyer në Gjermani, ku anëtarët indiferentë të zotërimit të tij do ti ktheheshin qetësisë.

Kontët e Ivois
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kontët e njohur të Ivois janë në vazhdim:
- Bérengeri I († 882 ose më parë), biri i Gebhardit, kontit të Niederlahngaut.
- Hildeberti (aktiv rr. 882), biri i Bérengerit I.
- Rudolfi I († para vitit 948), biri i Rikfridit, kontit të Betuves dhe Herensindas.
- Rudolfi II († 963), biri i Rudolfit të I. Gjiashtu kont i Verdunit (si Raul).
- Étienne († para vitit 946 ose 948). Gjithashtu kont i Porcienit.
Rikfridi ishte gjithashtu stërgjyshi i Giselbertit, konti i parë i Loozit. Ka të ngjarë, që marrëveshja e mësipërme e Robertit të Tririt është bërë me Étienne-in.
Kontët e Çinit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kontët e Çinit nisin me dinastinë e parë, të filluar nga Otoni i Vermandois:
- Otoni I (956–987), biri i Adalbertit I, kontit të Vermandois dhe Gerberges së Lorenës.
- Ludvigu I (987–1025), biri i Otonit. I martuar me Adélaïde-n e Saint Varme-s. Gjithashtu, konti i Verdunit. I vrarë nga Gothelo I, duka i Lorenës, vëllai i Hermanit, kontit të Verdunit.
- Ludvigu II (1025 – † para vitit 1066), biri i Ludvigit të I. U martua me Sofien, bijën e Frederikut, kontit të Verdunit.
- Arnoldi I (para vitit 1066 – † 1106), biri i Ludvigut të II. U martua me Adélaïs-ën, bijën e Hilduinit të IV, kontit të Montdidierit dhe Aliksës së Rucisë.
- Otoni II (1106– † 1131), biri i Arnoldit të I. I martuar me Adelaiden, bijën e Albertit të III, kontit të Namurit dhe Idës së Saksonisë.
- Alberti I (1131– † 1162), biri i Otonit të II. I martuar me Agnesën, bijën e Reginaldit të I, kontit të Barit dhe Gisèlës së Vaudémont-it.
- Ludvigu III (1162– † 1189), biri i Albertit të I. I martuar me Sofien e Garlandës. Vdiq në Kryqëzatën e Tretë.
- Ludvigu IV i Riu (1189– † 1226), biri i Ludvigut të III. I martuar me Matildën, bijën e Jakobit, zotit të Kondes dhe Adelës, zonjës së Guises.
- Joana (1226– † 1271), bija e Ludvigut të IV. E martuar me Arnoldin e IV, kontin e Loonit, birin e Gerardit të III, kontit të Rienekut dhe Kunigunde von Zimmern.
Me martesën e Joanës dhe Arnoldit, kontët e Loozit dhe Çinisë u bashkuan në një post të vetëm (me përjashtim të Ludvigut të V), duke nisur dinastinë e dytë të kontëve.

- Johani I (1273– † 1278) (gjithashtu, konti i Loozit), biri i madh i Arnoldit të II dhe Joanës. I martuar fillimisht me Matildën, bijën e Uilliamit të IV, kontit të Jyliçit dhe së dyti me Izabelën, bijën e Jakobit, zotit të Kondes.
- Ludvigu V (1278– † 1299), biri i dytë i Arnoldit të II dhe Joanës. I martuar me Joanën, bijë e Henrit të II, kontit të Barit dhe Filipës së Dreux.
- Arnoldi III (1299– † 1328) (gjithashtu, konti i Loozit, si Arnoldi V), biri i Johanit të I. I martuar me Margaretën, bijën e Filipit të I, kontit të Viandenit dhe Maries së Luvainit;
- Ludvigu VI (1328– † 1336) (gjithashtu, konti i Loonit, si Ludvigu i IV), biri i Arnoldit të III. I martuar me Margaretën, bijën e Theobaldit të II, dukës së Lorenës dhe Izabelës së Ruminjit.
- Thierri de Heinsberg (1336– † 1361), nipi i Arnoldit të III. I martuar me Kunegonde de la Markun, bijën e Engelbertit të I, kontit të la Markut dhe Kunegonde Bliskastelit.
- Godfrej de Heinsberg (1361– † 1362), stërnipi i Arnoldit të III. I martuar me Filipën e Jyliçit, bijën e Uilliamit të V, dukës së Jyliçit dhe Joanës së Hainautit.
- Arnoldi IV de Ruminji (1362– 1364) (gjithashtu, konti i Loonit, si Arnoldi VI), nipi i Arnoldit të III. Ai u martua me Elizabetën e Flandrës, bijën e jashtëligjshme të Ludvigut të I, kontit të Neversit.
Arnoldi IV do t'ia shiste Çinin dhe Loonin Venceslaut të I, dukës së Luksemburgut, më 16 qershor 1364, duke i dhënë fund, në këtë mënyrë, vijës dinastike të kontëve të Çinit dhe Loonit.

Midis kontëve të Ivoisit dhe Çinit kishte marrëdhënie familjare shumë interesante, që përfshinin dy kontë të Verdunit dhe një grup të tjerësh, duke përfshirë:
- Adelbero III i Çinit, Peshkopi i Verdunit (1131– † 1156), biri i Arnoldit të I.
- Ida e Çinit, bija e Otonit të II, e martuar me Godfrejin e I Mjekroshin, konti i Luvainit (paraardhësit e të cilit kishin vrarë stërgjyshin e saj) dhe ishte mamaja e Adelizës, mbretëresha bashkëshorte e Anglisë, gruaja e Henri Bjuklearkut.
- Albero II, peshkopi i Liezhit (1135– † 1145), biri i Otonit të II.
- Arnulfi i Çini-Verdunit, peshkopi i Verdunit (1172- † 1181), biri i Albertit të I.
- Alberti II i Hiergesit, peshkopi i Verdunit (1186– † 1208), nipi i Albertit të I.
- Johani I i Aspremontit, peshkopi i Verdunit (1217– † 1224), stërnipi i Albertit të I.
- Arnauli II, peshkopi i Shalonsit (1272– † 1273), biri i Arnoldit të II dhe Zhanës.
Një histori alternative e origjinës së kontëve të Çinit jepet nga Jean Bertels (i njohur si Bertelius), abati Shën Gregorit të Munsterit, i cili shkroi për Çinin në librin e tij Historia Luxemburgensis, i publikuar së pari në Këln, në vitin 1605. Aty ai pohon se territori i njohur si Çini, zotërohej nga Rikuini, duka i Mozelanës [me gjasa, Rikuini, konti i Verdunit, dhe se ai shërbeu si pajë për vajzën e tij më të vogël, Mathilde, në martesën e saj me nipin e Arnulfit, një vasal i Rikuinit. Arnulit iu dha titulli i kontit të Çinit nga arkipeshkvi Bruno i Madh, pasi u ndërtua një kishë e lartë. Në këtë mënyrë, Arnuli u bë konti i parë i Çinit, babai i Otonit të I. Sipas Laret-Kayser, kjo histori është plotësisht një fabrikim, me gjasa i nisur në shekullin e XIII nga konti Ludvigu V, për të përmirësuar paraqitjen e tij në Turneun e Shovancisë, duke paraqitur një vijë paraardhëse të kontëve të Verdunit. Megjithatë, ky version vazhdon të përsëritet.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e kotëve të Çinit (në frëngjisht)
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e mbretërve frankë
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Duka i Parmës
- Lista e bashkëshorteve dukale të Parmës
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Lista e pensionarëve të mëdhenj
- Lista e monarkëve në Vendet e Ulta
- Lista e zotërve dhe kontëve të Egmontit
- Konti i Artois
- Konti i Flandrës
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e kontëve të Berghut
- Dukati i Klevesit
- Dukati i Builjonit
- Lista e zotërve të Builjonit
- Duka i Brabantit
- Duka i Burgundisë
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Vanderkindere, Léon (1899). Histoire de la formation territoriale des principautés belges au moyen âge (në frëngjisht). Bruksel: Hayez.
- ↑ Brooke, Zachary Nugent; Previté-Orton, Charles William; Tanner, Joseph Robson; Whitney, James Pounder; Gwatkin, Henry Melvill; Bury, John Bagnell (1911–1936). The Cambridge Medieval History (në anglisht). Vëll. III. Nju Jork: Macmillan.
- ↑ Jeantin, Jean François Louis (1858–1859). Histoire du comté de Chiny et des pays haut-wallons (në frëngjisht). Paris: J. Tardieu.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bury, John Bagnell, red. (1922). The Cambridge Medieval History (në anglisht). Vëll. III. Germany and the Western Empire. Cambridge University Press.
- Dupont, Christian; Laret-Kayser, Arlette (1979). "A propos des comtés post-carolingiens: les exemples d'Ivoux et de Bastogne". Revue belge de philologie et d'histoire (në frëngjisht). 57: 805–823. doi:10.3406/rbph.1979.3258.
- Laret-Kayser, Arlette (1986). Entre Bar et Luxembourg: Le Comté de Chiny des Origines à 1300. Collection Histoire, série in-8°, n° 72 (në frëngjisht). Bruksel: Éditions du Crédit Communal.
- Michel Pastoureau (1978). "Geographie héraldique des pays lotharingiens; l'influence des armes de la maison de Bar". Principautés et territoires et études d’histoire lorraine: Actes du 103e congrés national des sociétés savantes, Nancy-Metz (në frëngjisht). Bibliothèque nationale. fq. 335–347. ISBN 9782-7177-1491-3.
- Settipani, Christian (1993). Patrick van Kerrebrouck (red.). Nouvelle histoire généalogique de l'auguste maison de France (në frëngjisht). Vëll. 1. La préhistoire des Capétiens, 481–987. Villeneuve d'Ascq. ISBN 978-2-95015-093-6.
- Vanderkindere, Léon (1902). La Formation territoriale des principautés belges au Moyen Âge (në frëngjisht). Bruksel: H. Lamertin.
- Artikuj që përmbajnë tekst në Latin
- Pages using div col with small parameter
- Commons link is locally defined
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Fisnikë francezë
- Fisnikë gjermanë
- Themelime shekulli IX në Evropë
- Themelime në 870
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Konte të mëparshme në Evropë
- Shpërbërje shekulli XIV në Evropë
- Shpërbërje në 1364
- Evropa mesjetare
- Lista (politikë)
- Historia e gjermanëve
- Historia e Vendeve të Ulta
- Monarkë në Evropë
- Tituj fisnikë
- Fisnikë flamandë
- Fisnikëria në Evropë
- Fisnikë holandezë
- Perandoria Gjermaniko-Romake