Konti i Hollandës

Kontët e Hollandës sunduan mbi Kontenë e Hollandës në Vendet e Ulëta, midis shekullit të IX dhe shekullit të XVI.
Origjina friziane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa Mbretëria Friziane përfshinte shumicën e Holandës së tanishme, provinca e mëvonshme holandeze e Frieslandit, ishte shumë më e vogël. Që në mesjetën e hershme, Frizia Perëndimore (Frizia në perëndim të lumit Vlie) nuk konsiderohej më pjesë e Frizisë, duke u bërë e njohur si Holland (provincat e tanishme të Hollandës së Veriut, Hollandës së Jugut dhe Zelandës). Florisi II ishte konti i parë që e quajti veten nga kont i Frizisë Perëndimore në kont i Hollandës.
Frizia e mirëfilltë në mesjetë, në këtë mënyrë përfshinte vetëm pjesën e mesme dhe lindore. Frizia e Mesme (që përkon me provincën e tanishme holandeze të Frieslandit) ishte e populluar nga fshatarë të lirë, që i rezistuan me sukses të gjitha përpjekjeve për ti nënshtruar nga zotërit feudalë, kryesisht kontët e Hollandës dhe peshkopët e Utrehtit. Në Frizinë Lindore, prijësit vendorë krijuan shtetet e tyre (brenda Perandorisë Gjermaniko-Romake) në mesjetën e vonë. Pas vitit 1446, deri në vitin 1744, ata u bënë një konte, e cila do të përfshihej brenda Prusisë dhe më vonë Gjermanisë.
Dera Gerulfinge
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kontët e Hollandës, fillimisht bartnin titullin e kontit të Kenemerlandit, pastaj, nga viti 916 (Dirku I), atë të kontit të Frizisë Perëndimore dhe në fund konti i Hollandës, nga viti 1061 (Dirku V). Gerulfi I, themeluesi i Derës Gerulfinge, ishte kont në pagusin e Vestergout, në lindje të lumit Vlie. Gerulfi II qe kont i Kenemerlandit nga viti 885. Konti i parë i i gjithë rajonit Holland, Dirku I, ishte i biri ose thjeshtri i Gerolfit të II (Dijkstra sugjeron se Dirku mund të ketë qenë djali i motrës së Gerolfit dhe se i ati i tij vdiq, ndërsa ai ishte akoma i mitur).[1] Ai mori toka përreth Egmonit nga Karli i Shëndoshi në një vend të quajtur Bladella (Bladeli i tanishëm afër Eindhoven-it, Holandë) në vitin 922. Kjo shihet si fillimi i Kontesë së Hollandës. Megjithatë, deri rreth vitit 1100, emrat e zakonshëm për kontenë ishin Frizia Perëndimore, Frizia os Kenemerlandi; megjithë këtë kontët nga Dirku I e në vazhdim tradicionalisht janë emërtuar të Hollandës.
Vëreni se kronologjia e pak prej kontëve të parë është e paqartë. Së fundi është sugjeruar ekzistenca e një konti midis Dirkut të I dhe Dirkut të II, meqë mendohet se referencat ndaj kontëve të quajtur Dirk, midis viteve 896 dhe 988 u referohen tre, jo dy kontëve të ndryshëm. Ky Dirk i tretë është vendosur midis Dirkut të I dhe të II dhe llogaritet si Dirku I bis për të shmangur ngatërrimin me numërimin e zakonshëm për kontët e tjerë të Hollandës të quajtur Dirk.
Kontët e Frizisë Perëndimore sundonin në vend në emër të arkipeshkvit të Utrehtit, por përgjatë kohës, kontët e Hollandës do ta mbizotëronin Peshkopatën e Utrehtit. Arkipeshkvi i Utrehtit qeveriste zonën në emër të perandorit gjermaniko-romak, i cili e shihte pushtetin e tij të zvogëluar nga sistemi feudal, në të cilin kontët dhe dukët sundonin pothuajse si sovranë.
Kontët e Hollandës u përpoqën shpesh ta zgjeronin territorin e tyre, por përveç marrjes së Zelandës gjatë shekullit të XIV, nuk patën suksese të qëndrueshme. Në vend të kësaj, kontea u bë pjesë e zotërimeve të fuqishme dinastike mesjetare, në fillim të Vitelsbahëve, pastaj të Valois dhe në vijim të Habsburgëve.
Tabela e sunduesve | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kontët e Kenemerlandit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jetëgjatësia | Nisja e mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Gerulfi I | rr. 820–pas v. 865 | 839 | Pas v. 865 | Kont në vitin 839 në pagus Vestergou, në lindje të lumit Vlie | Gerulfinge | |
| Gerulfi II | 850–m.v. 898 dhe 914 | 885 | 895 / 896 | Kont në vitin 885 në Kenemerland, vdiq p.v. 916, i biri, ose nipi i Gerulfit të I, në mos i njëjti person | Gerulfinge |
Kontët e Frizisë Perëndimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jetëgjatësia | Nisja e mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Dirku I | rr. 875 – rr. 939 ose 959 | 896 | rr. 939 ose 959 | Biri i Gerulfit të II? | Gerulfinge | |
| Dirku II | rr. 932 – 988 | 939 | 988 | I biri i Dirkut të I; kont i Frizisë; martuar me Hildegardën e Flandrës, bijën e Arnulfit I, konti i Flandrës. Më 25 gusht 985, ai mori nga perandori Otoni III të gjitha tokat midis lumenjve Moze dhe Vlie | Gerulfinge | |
| Arnulfi | rr. 951 – 993 (rreth 42 vjeç) |
988 | 993 | I biri i Dirkut të II; kont i Frizisë; në vitin 980 u martua me Liutgardën, bijën e Sigfridit, kontit të Luksemburgut | Gerulfinge | |
| Dirku III Hierosolymita (Jeruzalemiti) Dirk III de Jeruzalemganger |
rr. 982 – 1039 (rreth 57 vjeç) |
993 | 1039 | I biri i Arnulfit; kont i Frizisë; u martua me Othelandisën (993–†1044), bijën e Bernardit të I, margravit të Nordmarkut | Gerulfinge | |
| Dirku IV | rr. 1015 – 1049 (rreth 34 vjeç) |
1039 | 1049 | I biri i Dirkut të III Hierosolymita; kont i Frizisë | Gerulfinge | |
| Florisi I | rr. 1025 – 1061 (rreth 36 vjeç) |
1049 | 1061 | I biri i Dirkut të III dhe vëllai i Dirkut të IV; kont i Frizisë; martuar me Gertrudën e Saksonisë, bijën e Bernardit të II Billung, dukës së Saksonisë dhe Eilikës së Shvajnfurtit. Në vitin 1063 Gertruda e Saksonisë u martua me Robert Frizianin, që e qeverisi kontenë gjatë miturisë së Dirkut të V | Gerulfinge |
Kontët e Hollandës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jetëgjatësia | Nisja e mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Dirku V | 1054 – 1091 (37 vjeç) |
1061 | 1091 | I biri i Florisit të I; regjentët: Gertruda e Saksonisë (e veja e Florisit të I), Robert Friziani (burri i dytë i Gertrudës); kont i Frizisë | Gerulfinge | |
| Florisi II i Shëndoshi Floris II de Dikke |
rr. 1084 – 1121 (rreth 37 vjeç) |
1091 | 1121 | I biri i Dirkut të V; konti i parë i cili e quajti veten kont i Holland-ës | Gerulfinge | |
| Dirku VI | 1114 – 1157 (43 vjeç) | 1121 | 1157 | I biri i Florisit të II | Gerulfinge | |
| Florisi III | rr. 1140 – 1190 (rreth 50 vjeç) |
1157 | 1190 | I biri i Dirkut të VI | Gerulfinge | |
| Dirku VII | rr. 1165 – 1203 (rreth 38 vjeç) | 1190 | 1203 | I biri i Florisit të III | Gerulfinge | |
| Ada | 1188 – 1223 (35 vjeçe) | 1203 | 1207 | E bija e Dirkut të VII; sundoi bashkë me Ludvigun e I; s’pati fëmijë | Gerulfinge | |
| Uilliami I Willem I |
1168 – 1222 (54 vjeç) | 1203 | 1222 | I biri i Florisit të III | Gerulfinge | |
| Florisi IV | 1210 – 1234 (24 vjeç) | 1222 | 1234 | I biri i Uilliamit të I | Gerulfinge | |
| Uilliami II Willem II |
1227 – 1256 (28 vjeç) | 1235 | 1256 | I biri i Florisit të IV | Gerulfinge | |
| Florisi V Zoti i Fshatarëve Floris V, der keerlen god |
1254 – 1296 (42 vjeç) | 1256 | 1296 | I biri i Uilliamit të II; midis viteve 1256–1258 Floris de Voogd shërbeu si regjent dhe gardian për Florisin e V | Gerulfinge | |
| Johani I Jan I |
1284 – 1299 (15 vjeç) | 1296 | 1299 | I biri i Florisit të V; gjatë viteve 1296–1299 Johani III, zoti i Reneses shërbeu si regjent për Johanin e I; Johani II, konti i Hainautit do ta trashëgonte kontenë pas vdekjes së Johanit të I | Gerulfinge |
Dera e Avesnes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jetëgjatësia | Nisja e mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Johani II Jan II |
1247 – 1304 (57 vjeç) | 1299 | 1304 | I biri i Johanit të I të Avesnes dhe Adelaides së Hollandës, Adelaida është vajza e Florisit të IV; ose konti Johani II i Hainautit | Avesnes | |
| Uilliami III Willem III |
1287 – 1337 (50 vjeç) | 1304 | 1337 | I biri i Johanit të II | Avesnes | |
| Uilliami IV Willem IV |
1307 – 1345 (38 vjeç) | 1337 | 1345 | I biri i Uilliamit të III | Avesnes | |
| Margareta I | 1310 – 1356 (45 vjeçe) | 1345 | 1354 | E bija e Uilliamit të III; e quajtur edhe kontesha Margareta II e Hainautit | Avesnes |
Dera e Vitelsbahut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jetëgjatësia | Nisja e mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Uilliami V Willem V, Willem van Beieren |
1330 – 1389 (58 vjeç) | 1349 | 1389 | I biri i Margaretës së I; i quajtur edhe duka Uilliami I i Bavarisë, konti Uilliami III i Hainautit, konti Uilliami IV i Zelandës | Vitelsbah | |
| Alberti Albrecht van Beieren |
1336 – 1404 (68 vjeç) | 1389 | 1404 | I biri i Margaretës së I; kont i Hollandës, Hainautit dhe Zelandës | Vitelsbah | |
| Uilliami VI Willem VI, Willem van Oostervant |
1365 – 1417 (52 vjeç) | 1404 | 1417 | I biri i Albertit; i quajtur edhe duka Uilliami II i Bavari-Straubingut, konti Uilliami IV i Hainautit, konti Uilliami V i Zelandës | Vitelsbah | |
| Zhaklina Jacoba van Beieren |
1401 – 1436 (35 vjeçe) | 1417 | 1433 | E bija e Uilliamit të VI; konteshë e Hollandës, Zelandës dhe Hainautit; e quajtur edhe dukesha Zhaklinë e Bavari-Straubingut; pa trashëgimtarë; Me rimartesën e Zhaklinës me anglezin Henri i Gluçesterit, titulli i kaloi dukës së Burgundisë | Vitelsbah |
Pati një luftë të pasimit midis ungjit (Johani III, duka i Bavarisë) dhe mbesës (Zhaklina, kontesha e Hainautit). Kjo luftë u fitua në fund nga Filipi i Miri, në vitin 1433, i cili, ndërkohë trashëgoi edhe pretendimet e Johanit mbi vendin. Filipi dhe Zhaklina ishin dyfish kushërinj të parë, mamaja e Filipit ishte e bija e Albertit, ndërsa mamaja e Zhaklinës ishte e bija e Filipit të II të Burgundisë. Në prillin e vitit 1433, ai e detyroi Zhaklinën të abdikonte nga Hainauti dhe Hollanda në favor të tij.
Dera e Valois-Burgundisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jetëgjatësia | Nisja e mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Filipi I i Miri (Philippe III le Bon) |
1396 – 1467 (70 vjeç) | 1432 | 1467 | I biri i Johanit të Patremburit dhe Margaretës së Bavarisë, Margareta ishte e bija e Albertit | Valois-Burgundi | |
| Karli I i Bëshmi (Charles I le Téméraire) |
1433 – 1477 (43 vjeç) | 1467 | 1477 | I biri i Filipit të I | Valois-Burgundi | |
| Maria I e Pasura | 1457 – 1482 (25 vjeçe) | 1477 | 1482 | E bija e Karlit të I; kontesha e Frizisë | Valois-Burgundi |
Dera Habsburge
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Maksimiliani (s.v 1482–1494, si regjent), perandor gjermaniko-romak, burri i Marias së I
- Filipi II i Bukuri (s.v. 1494–1506), mbreti Filipi I i Kastiljes
- Karli II (s.v. 1515–1555), perandori i gjermaniko-romak Karli V, mbreti i Spanjës
- Filipi III (s.v. 1555–1581, 1581–1598, vetëm si titullar), mbreti Filipi II i Spanjës
Gjatë sundimit të huaj, nga Burgundia dhe Habsburgët, kontea u qeveris nga një stadtholder, në emër të kontit. Në vitin 1581, Kuvendi i Provincave të Bashkuara Holandeze shpalli pavarësinë nga sundimi spanjoll i Filipit të II (që ishte Filipi III i Hollandës). Deri në Traktatin e Mynsterit, në vitin 1648, mbretërit e Spanjës e përdornin akoma titullin konti i Hollandës, por ata e kishin humbur pushtetin faktik mbi kontenë, ndaj Kuvendit të Hollandës.
Rrjedhojat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kontea mbeti në ekzistencë si një anëtar përbërës i Republikës Holandeze, deri në vitin 1795. Nuk pati më kontë, megjithatë, meqë Kuvendi i Hollandës dhe Frizisë Perëndimore, ishin sovranët e kontesë (megjithëse kontea iu ofrua Uilliamit të Heshtur në vitin 1584, pak para vdekjes së tij). stadtholderët, që ishin shërbyes të kuvendit, ishin drejtuesit ekzekutivë de facto gjatë kësaj periudhe.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Holland
- Hollanda e Veriut
- Hollanda e Jugut
- Friesland
- Zelanda
- Brabanti Verior
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Lista e mbretërve frankë
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Holanda Burgunde
- Holanda Habsburge
- Hapsburgët
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Historia e Holandës
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Lista e pensionarëve të mëdhenj
- Lista e monarkëve në Vendet e Ulta
- Lista e zotërve dhe kontëve të Egmontit
- Konti i Artois
- Konti i Flandrës
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e kontëve të Berghut
- Dukati i Klevesit
- Dukati i Builjonit
- Lista e zotërve të Builjonit
- Duka i Brabantit
- Duka i Burgundisë
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
- Lista e mbretërve dhe dukëve të Lorenës
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Lista e peshkopëve dhe princ-peshkopëve të Liezhit
- Kontët, dukët dhe dukët e mëdhenj të Oldenburgut
- Konti i Hainautit
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Lista e kryeministrave të Holandës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ B. K. S. Dijkstra (1991). Een stamboom in been: vier eeuëen graven en gravinnen van het Hollandse Huis: onderzoek van de stoffelijke resten, opgegraven op het terrein van de voormalige Abdijkerken te Rijnsburg in 1949 en 1951 en te Egmond in 1979 en 1980 en aangetroffen in de tombe in de Abdijkerk te Middelburg in 1980 (në holandisht). Amsterdam: De Bataafsche Leeuë. ISBN 978-90-6707258-8.
- ↑ Rastësisht, llogaritja e tij në Teklenburg është e njëjtë me atë në Benthajm, pasi në të dy feudet kishte pasur vetëm një kont të mëparshëm Oton.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dirk Peter Blok; Walter Prevenier; D. J. Roorda, red. (1977–1983). Algemene geschiedenis der Nederlanden: Middeleeuwen. Nieuwste tijd (në holandisht). Vëll. 1–15. Fibula-Van Dishoeck. ISBN 978-90-2283800-6.
- B. K. S. Dijkstra (1991). Een stamboom in been: vier eeuwen graven en gravinnen van het Hollandse Huis: onderzoek van de stoffelijke resten, opgegraven op het terrein van de voormalige Abdijkerken te Rijnsburg in 1949 en 1951 en te Egmond in 1979 en 1980 en aangetroffen in de tombe in de Abdijkerk te Middelburg in 1980 (në holandisht). Amsterdam: De Bataafsche Leeuw. ISBN 978-90-6707258-8.
- Ronald de Graaf (2004). Oorlog om Holland, 1000–1375 (në holandisht). Uitgeverij Verloren. ISBN 978-90-6550-807-2.
- A. C. F. Koch; Jaap Kruisheer (1970). Oorkondenboek van Holland en Zeeland tot 1299 (në holandisht). Vëll. 1–2. Nijhoff. ISBN 978-90-2470403-3.
- Emiel Lamberts (1993). J. C. H. Blom (red.). Geschiedenis van de Nederlanden (në holandisht). Nijgh & Van Ditmar Universitair. ISBN 978-902371164-3.
- Thimo de Nijs; Eelco Beukers, red. (2002). Geschiedenis van Holland tot 1572 (në holandisht). Vëll. 1. Uitgeverij Verloren. ISBN 978-90-6550682-5.
- P. J. A. N. Rietbergen (1988). A Short History of the Netherlands: From Prehistory to the Present Day (në holandisht). Bekking. ISBN 978-90-6109440-1.
- Léon Vanderkindere (1902). La Formation territoriale des principautés belges au Moyen Âge (PDF) (në frëngjisht). Vëll. 1. Bruksel: H. Lamertin. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2007. Marrë më 15 gusht 2025.
{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - Léon Vanderkindere (1902). La Formation territoriale des principautés belges au Moyen Âge (PDF) (në frëngjisht). Vëll. 2. Bruksel: H. Lamertin. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2012. Marrë më 15 gusht 2025.
{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
- Articles containing Latin-language text
- Articles containing Dutch-language text
- Articles containing French-language text
- Pages using div col with small parameter
- Commons link is locally defined
- Fisnikë holandezë
- Fisnikë francezë
- Fisnikë gjermanë
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Konte të mëparshme në Evropë
- Themelime në 839
- Themelime shekulli IX në Evropë
- Shpërbërje në 1581
- Shpërbërje shekulli XVI në Evropë
- Evropa mesjetare
- Evropa në periudhën e hershme moderne
- Lista (politikë)
- Historia e gjermanëve
- Historia e Vendeve të Ulta
- Monarkë në Evropë
- Tituj fisnikë
- Historia e Holandës
- Fisnikëria në Evropë
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Monarkia Habsburge