Konti i Zutfenit
Titulli i kontit të Zutfenit historikisht i përkiste sunduesit të provincës së Gueldersit (Zutfeni ishte një nga qytetet kryesore në provincë gjatë periudhës mesjetare). Zotërimi ishte një titull vasal para se në vijim të bëhej një konte e mëvetshme.
Vija e kontëve të Zutfenit u zhduk në shekullin e XII dhe titulli i kaloi prapë sunduesve të Gueldersit, të cilët në vijim i shitën titujt e tyre te Duka i Burgundisë. pas Luftërave të Gueldersit, si Gueldersi ashtu dhe Zutfeni përfunduan si pjesë e Holandës Spanjolle derisa Gelderlandi u bë një nga provincat që u rrebeluan dhe themeluan Provincat e Bashkuara Holandeze.
Zotërit e Zutfenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dera e Zutfenit u krijua në vitin 1018, kur Otoni i Hamershtajnit u bë zoti i parë i Zutfenit. Në vitin 1046, perandori gjermaniko-romak, Henri III, ia dha Zutfenin peshkopit Bernold të Utrehtit. Zotërit e Zutfenit nuk e njohën këtë dhuratë, e cila çoi në disa ngatërresa, për sa i përket faktit se kush e zotëronte realisht Zutfenin.
- 920 – 998/1001: Megingozi i Gueldersit († rr. 998/1001)
- martuar me Gerbergën e Lorenës
- ?–960: Everardi i Zutfenit, kont i Drenthes dhe Sallandit
- ?–997: Godfridi i Verdunit, i mbiquajtur i Burgosuri, u martua së pari me trashëgimtaren e Everardit të Zutfenit; së dyti me Matildën e Billungut, vajzën e dukës së Saksonisë
- 1002–1025: Otoni i Hamershtajnit († 1036), kont i Hamalandit, i biri i Herbertit dhe Ermentrudes, vajzës së Megingozit dhe Gerbergës
- martuar me Ermengardën e Verdunit
- 1025–1031: Liudolfi i Lotharingisë († 1031)
- martuar në vitin 1025 me Matildën e Hamershtajnit, vajzën e Otonit të I
- 1031–1033: Henri I i Zutfenit († 1118), i biri i Liudolfit
- 1033–1042: Konradi († 1055), dukë i Bavarisë si Konradi II, nga viti 1049, deri në vitin 1053, i biri i Liudolfit
- martuar me Juditën e Shvajnfurtit († 1106)
- 1042–1044: Gothelo I, vëllai i Ermengardës së Verdunit.
- 1044–1046: Godfridi, i biri i Gothelos
- 1046–1063: Godshalku i Zutfenit († 1063)[1]
- martuar me Adelhajden, motrën e Konradit
- 1062–1101: Otoni II i Pasuri († 1113), i biri i Godshalkut. Në vitin 1101 ai u ngrit në rangun e kontit të Zutfenit.[1]
Kontët e Zutfenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1101–1113: Otoni II i Pasuri († 1113), i bërë kont i Zutfenit në vitin 1101
- martuar me Juditën e Arnshtajnit
- 1113–1127: Henri II i Vjetri († 1127), i biri i Otonit të II
- 1127–1138: Ermengarda († 1138), motra e Henrit të II, martuar me:
- Gerardin e II († 1131), kont i Gueldersit dhe i Vasenbergut
- Konradin e II († 1136), kont i Luksemburgut
- 1138–1182: Henri III († 1182), kont i Gueldersit dhe Zutfenit
Kontët dhe dukët e Gueldersit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dera e Vasenbergut
[Redakto nëpërmjet kodit]- p. v. 1096–rr. 1129: Gerardi I
- rr. 1129–rr. 1131: Gerardi II, i biri i Gerardit të I
- rr. 1131–1182: Hendriku I, i biri i Gerardit të II
- 1182–1207: Otoni I, i biri i Hendrikut të I
- 1207–1229: Gerardi III, i biri i Otonit të I
- 1229–1271: Otoni II, i biri i Gerardit të III[2]
- 1271–1318: Reginaldi I, i biri i Otonit të II
- 1318–1343: Reginaldi II, i biri i Reginaldit të I[2]

Dera e Vasenbergut
[Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë sundimit të Reginaldit të II, Kontea e Gueldersit u ngrit në rangun e një dukati, me Vesenberg-Makanin.[2]
- 1318–1343: Reginaldi II
- 1343–1361: Reginaldi III, i biri i Reginaldit të II dhe Eleanorës
- 1361–1371: Eduardi, i biri i Reginaldit të II dhe Eleanorës
- 1371: Reginaldi III, hera e dytë[3]
Pas vdekjes së Reginaldit të III pa fëmijë, dy nga gjysmë-motrat e tij diskutuan pasimin e Dukatit të Gueldersit:[2]

Dera e Jyliç-Hengebakut
[Redakto nëpërmjet kodit]Dera e Egmontit
[Redakto nëpërmjet kodit]- 1423–1465: Arnoldi, nipi i Reginaldit të IV, i biri i Johanit të II
- 1465–1471: Adolfi, i biri i Arnoldit
- 1471–1473: Arnoldi, hera e dytë[4]

Arnoldi ia shiti Dukatin e Gueldersit Karlit të I, duka i Burgundisë, që u njoh nga perandori gjermaniko-romak, si duka i Gueldersit.[4][5]
Dera e Burgundisë
[Redakto nëpërmjet kodit]Dera Habsburge
[Redakto nëpërmjet kodit]Dera e Egmondit
[Redakto nëpërmjet kodit]Familja e Egmondit nuk i braktisi pretendimet e saj ndaj Gueldersit dhe Karli II e pushtoi dukatin në vitin 1492. Si dukë, regjentja e tij ishte ëmta e tij, Katerina e Gueldersit. Karli qëndroi në pushtet me mbështetjen e mbretit francez.[7]

Në vitin 1528, Karli i Egmondit do të detyrohej nga Karli V me Traktatin e Gorkumit ta njihte Geldersin dhe Zutfenin si feude perandorake. Gjithashtu, në rast të një vdekjeje pa një pasues, ai u desh të pranonte që trashëgimia e tij ti kalonte Perandorisë. Megjithaë, në Traktatin e Fshehtë të Grunsvortit, në vitin 1534, ai ia kalonte trashëgiminë e tij mbretit të Francës, pas vdekjes së tij, në shkëmbim të një një pagese vjetore. Por Karli V e detyroi ta revokonte këtë marrëveshje të fundit në vitin 1536 me Traktatin e Graves dhe të konfirmonte Traktatin e Gorkumit.[3]
Dera La Mark
[Redakto nëpërmjet kodit]Megjithë shtrëngesat e Karlit të V, Karli i Egmontit vijoi të përpiqej tia linte trashëgiminë e tij Francës. Zotërimet e tij e kundërshtuan me forcë këtë dhe në vitin 1538 e detyruan atë t’ia çedonte tokat të birit të dukës në fuqi të Dukateve të Bashkuara, Johanit të Jyliç-Kleves-Bergut. Po atë vit, Karli do të vdiste dhe Uilliami i Pasuri do të të bëhej duka i Gueldersit, megjithëse Karli V ishte kundër kësaj.[3]
- 1538–1543: Uilliami II, i afërm i largët dhe pasues i Dera e Egmondit
I lidhur me Francën, Uilliami e mbajti postin për në kohë të gjatë. Megjithatë, në vitin 1543, vetë Karli V u paraqit në Rinin e Poshtëm, duke e detyruar Uilliamin t'ia çedonte Gueldersin atij në Traktatin e Venlos, më 7 shtator, gjë që e bashkoi përfundimisht me Holandat Burgundo-Habsburge.[3]

Dera Habsburge
[Redakto nëpërmjet kodit]Perandori Karli V e bashkoi Gueldersin me Shtatëmbëdhjetë Provincat e Holandës Habsburge, në vitin 1549, sipas Sanksionit Pragmatik, duke i dhënë fund pavarsisë së tij.
Kur Karli V abdikoi në vitin 1556 në favor të Filipit II, territoret e Qarkut Burgund i kaluan Kurorës Spanjolle. Në vitin 1581 tre zonat veriore të Gelderlandit u bashkuan me Bashkimin e Utrehtit, duke u bërë pjesë e Provincave të Bashkuara Holandeze me Aktin e Betimit, ndërsa vetëm Gueldersi i Sipërm mbeti pjesë e Holandës Spanjolle.[3]
Me Traktatin e Utrehtit, që i dha fund Luftës së Pasimit Spanjoll në vitin 1713, Gueldersi i Sipërm Spanjoll u nda prapë midis Gueldersit Prusian (Geldern, Viersen, Horst, Venray), Provincave të Bashkuara Holandeze (Venlo, Montfort, Echt), Austrisë (kjo pjesë vijoi si dukat: Roermond, Niederkrüchten, Weert) dhe Dukati i Jyliçit (Erkelenz). Në vitin 1795, Gueldersi, u pushtua dhe u përfshi në Republikën e Parë Franceze, duke u ndarë midis departamenteve të Roer dhe Meuse-Inférieure. Por më vonë këto territore do të ndaheshin midis Belgjikës dhe Holandës.Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zutfeni
- Guelders
- Kontët dhe dukët e Gueldersit
- Gelderland (provincë)
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda Burgunde
- Duka i Burgundisë
- Holanda Habsburge
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Holanda Spanjolle
- Holanda Austriake
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Historia e Holandës
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e mbretërve frankë
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Lista e kontëve dhe margravëve të Namurit
- Lista e monarkëve të Luksemburgut
- Lista e kontëve dhe dukëve të Limburgut
- Lista e peshkopëve dhe princ-peshkopëve të Liezhit
- Abacia Princërore e Stavelot-Malmedisë
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Utrehtit
- Lista e mbretërve dhe dukëve të Lorenës
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Lista e pensionarëve të mëdhenj
- Lista e monarkëve në Vendet e Ulta
- Lista e zotërve dhe kontëve të Egmontit
- Konti i Artois
- Konti i Flandrës
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e kontëve të Berghut
- Dukati i Klevesit
- Dukati i Builjonit
- Lista e zotërve të Builjonit
- Duka i Brabantit
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
- Konti i Hollandës
- Kontët, dukët dhe dukët e mëdhenj të Oldenburgut
- Konti i Hainautit
- Lista e kryeministrave të Holandës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Sellers, Edwin Jaquett (1915). Allied Ancestry of the Van Culemborg Family of Culemborg, Holland: Being the Ancestry of Sophia Van Culemborg, Wife of Johan de Carpentier, Parents of Maria de Carpentier, Wife of Jean Paul Jaquet, Vice-director and Chief Magistrate of the Colonies on the South River of New Netherland 1655-1657 (në anglisht). Press of Allen Lane & Scott. fq. 103.
- 1 2 3 4 5 6 Ralf G. Jahn (2001). "Die Genealogie der Vögte, Grafen und Herzöge von Geldern". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 29–51. ISBN 978-392176031-4.
- 1 2 3 4 5 6 Ralf G. Jahn. "Chronik der Grafschaft und des Herzogtum Geldern". përmbledhur nga Johannes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 489–519. ISBN 978-392176031-4.
- 1 2 3 Lambert van Hout (2001). "Arnold von Egmond und die Erbfolge in Geldern". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 107–113. ISBN 978-392176031-4.
- 1 2 3 Petra Ehm (2001). "Der übermächtige Nachbar. Geldern und Burgund unter Philipp dem Guten und Karl dem Kühnen". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 135–138. ISBN 978-392176031-4.
- 1 2 Claudia Rotthoff-Kraus (2001). "Geldern und Habsburg zur Zeit Maximilians I. als Herzog von Burgund (1477–1492)". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 139–146. ISBN 978-392176031-4.
- ↑ Lambert van Hout (2001). "Herzog Arnold und seine Räte (1423–1465)". përmbledhur nga Johhanes Stinner; Karl-Heinz Tekath (red.). Herzogtum Gelderland (në gjermanisht). Vëll. 1. Gelre – Geldern – Gelderland. Geschichte und Kultur des Herzogtums Geldern. Geldern: Verlag des Historischen Vereins für Geldern und Umgegend. fq. 129–134. ISBN 978-392176031-4.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- W. Jappe Alberts (1978). Van heerlijkheid tot landsheerlijkheid (në holandisht). Asen - Amsterdam: Van Gorcum.
- W. Jappe Alberts (1950). De staten van Gelre en Zutphen tot 1459 (në holandisht). Groningen, Xhakartë: J. B. Wolters.
- Ralf G. Jahn; Ralf Winter (2003). "De genealogie van de graven en hertogen van Gelre". përmbledhur nga M. E. A. Evers (red.). Het hertogdom Gelre: Geschiedenis, kunst en cultuur tussen Maas, Rijn en IJssel (në holandisht). Utreht: Matrijs. fq. 33–47.
- Hein H. Jongbloed (2006). "Tussen 'paltsgraafschap' en 'IJssellinie', Averarda 'van Zutphen' († 11 augustus [961]) en de geboorte van de graafschappen Zutphen en Gelre (1026-1046)". BM Gelre (në holandisht). XCVII: 57–130.
- Aart Noordzij (2009). Gelre: Dynastie, land en identiteit in de late middeleeuwen. Werken Gelre (në holandisht). Vëll. 59. Hilversum Verloren.
- Sellers, Edwin Jaquett (1915). Allied Ancestry of the Van Culemborg Family of Culemborg, Holland: Being the Ancestry of Sophia Van Culemborg, Wife of Johan de Carpentier, Parents of Maria de Carpentier, Wife of Jean Paul Jaquet, Vice-director and Chief Magistrate of the Colonies on the South River of New Netherland 1655-1657 (në anglisht). Press of Allen Lane & Scott.
- Johanna Maria van Winter (2013). "Adel en ridderschap in Gelre, tiende tot dertiende eeuw". Adel en ridderschap in Gelderland: Tien eeuwen geschiedenis (në holandisht). WBooks.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Genealogy of the count of Zutphen". graafschap-middeleeuwen.nl (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2008.
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Articles with excerpts
- Pages using div col with small parameter
- Fisnikë gjermanë
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Konte të mëparshme në Evropë
- Themelime shekulli X në Evropë
- Themelime në 1018
- Themelime shekulli XI në Evropë
- Themelime në 1101
- Themelime shekulli XII në Evropë
- Shpërbërje në 1182
- Shpërbërje shekulli XII në Evropë
- Evropa gjatë mesjetës së vonë
- Lista (politikë)
- Historia e Vendeve të Ulta
- Fisnikë flamandë
- Fisnikëria në Evropë
- Fisnikë holandezë
- Monarkë në Evropë
- Tituj fisnikë