Kontea e Loonit
Kontea e Loonit Graafschap Loon Comté de Looz | |||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1040–1795 | |||||||||
Vendet e Ulëta rr. 1250, Looni me të verdhë | |||||||||
| Statusi | Feud shtetëror i Perandorisë Gjermaniko-Romake | ||||||||
| Kryeqyteti | Borgloon Haselt 50°48′N 5°21′E / 50.800°N 5.350°E | ||||||||
| Gjuhët e përbashkëta | Limburgisht | ||||||||
| Feja | Katolicizmi Roman | ||||||||
| Qeverisja | Konte | ||||||||
| Epoka historike | Mesjeta klasike, Mesjeta e vonë, Rilindja dhe Periudha e hershme moderne | ||||||||
• Përmendet për herë të parë | 1040 | ||||||||
• Mer Rienekun | 1106 | ||||||||
• Mer Çinin | 1227 | ||||||||
• Meret nga Hajnsbergu | 1336 | ||||||||
• Përfshihet me Liezhin | 1366 | ||||||||
| 1795 | |||||||||
| |||||||||
Kontea e Loonit (Graafschap Loon ˈɣraːfsxɑp ˈloːn, Comté de Looz) ishte një konte e Perandorisë Gjermaniko-Romake, e cila përkon afërsisht me provincën moderne belge të Limburgut. Ajo u emërtua sipas selisë origjinale të kontit, Loonit, i cili tashmë quhet Borgloon. Gjatë mesjetës kontët e zhvendosën oborrin e tyre në një pozicion më qendror, në Kuringen, i cili sot është pjesë e Haseltit, kryeqytetit të provincës.
Që nga fillimet e tij, Looni u lidh me Princ-peshkopatën e afërt të Liezhit, dhe nga viti 1190 konti ishte nën mbisundimin e peshkopatës.[Shpjegimi 1] në shekullin e XIV vija mashkullore mori fund për herë të dytë, pikë në të cilën vetë princ-peshkopët e morën drejtpërdrejtë kontenë. Looni përfaqësonte afërsisht pjesën holandisht folëse të principatës (thiois arkaike). Të gjitha qytetet holandisht në princ-peshkopatë, me statusin e ashtu-quajtur "qytete të mira" (bonnes villes), ishin në Loon, dhe janë në provincën belge të Limburgut tashmë.[1][Shpjegimi 2] Ato qytete ishin Beringeni, Bilzeni, Borglooni, Bree, Hamonti, Hasselti, Herk-de-Stadi, Maaseiku, Peeri dhe Stokemi.
Si zonat e tjera, të cilat në vijim u vunë nën pushtetin e princ-peshkopit të Liezhit, Looni nuk u bë kurrë formalisht pjesë e zotërimit të bashkuar të "Vendeve të Ulta", i cili bashkonte pothuajse të gjithë Beneluksin në mesjetën e vonë, dhe vijoi të bashkonte pothuajse të gjithë Belgjikën e tanishme nën ancien regime. Looni dhe zotërimet e tjera të Liezhit u bashkuan vetëm me fqinjët e tyre vetëm kur të gjitha u bënë pjesë e Francës gjatë Francës Revolucionare. Pas Betejës së Vaterlosë, ata u lidhën me shtetin e sapoformuar të Mbretërisë së Bashkuar të Holandës. Në vitin 1839, territori i vjetër i Loonit u bë afërsisht baza e provincës së re të Limburgut, brenda Mbretërisë së Belgjikës.
Origjina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Si shumë konte në rajon, rregjistrimet përmendin kontët e Loonit duke nisur nga fillimi i shekullit të XI, por këto nuk shpjegojnë se si u krijua kontea dhe çfarë përfshinin kufijtë dhe institucionet origjinale. Brezat menjëherë para tyre, kishin parë shumë rrebelime, konfiskime dhe dëbime. Rajoni më i madh i Lotharingisë së Poshtme kishte qenë pjesë e mbretërisë së ndarë të Frankisë së Mesme, e cila megjithatë nuk kishte më një mbret. Mbretëritë lindore dhe perëndimore të frankëve, pararendëset e Mbretërisë së mëvonshme të Francës dhe Perandorisë Gjermaniko-Romake, rivalizuan për kontrollin e saj, bashkë me manjatët vendorë. Nga viti 1000, zona ishte nën kontrollin e gjatë të Mbretërisë Lindore. Pushteti mbretëror në rajonin e Haspengout ishte pjesërisht në duart e princ-peshkopit të Liezhit, i cili ishte një feud shtetëror i perandorit i të paktën dy konteve të rëndësishme të Haspengout, Kontea e Hujit dhe Brunengeruzit. Një e tretë, "Haspinga", u vu nën kontrollin e peshkopit në vitin 1040. Nuk ka konsensus se çfarë territori përfshinte ajo, megjithatë ajo mund të ketë përfshirë zotërimin mbi të gjitha ose një pjesë të Loonit.[2][Shpjegimi 3]
Konti i parë përgjithësisht i pranuar (holandisht graaf, latinisht comes, frëngjisht comte) të Loonit, është Giselberti (anglishtja dhe frëngjishtja moderne Gilbert) i shekullit të XI. Ai kishte dy vëllezër, kont Arnulfin, që duket se ishte konti i fundit shekullar i Haspingës dhe peshkop Balderiku II i Liezhit.[Shpjegimi 4]
Rregjistrimet mesjetare vërejnë se Giselberti dhe vëllezërit e tij ishin të lidhur nga gjaku me fisnikërinë vendore, si Lambertin e I, kont i Lovenit, Arnulfin e Valensienës, por ata nuk e japin marrëdhënien e saktë. Burimi i vetëm mesjetar që përmend një prind për kont Giselbertin është Kronika e Abacisë së Shën Truidenit, e cila përmend babain e tij si Oton. Megjithatë kjo u shkrua shekuj më vonë dhe nuk konsiderohet e besueshme.[3] Jo vetëm që prejardhja e Giselbertit, Arnulfit dhe Balderikut është e pasigurtë, por edhe lidhja e tyre me dy kontët pasues, vëllezërit Emo dhe Oton, është gjithashtu e pasigurtë. Ata mund të kenë qenë bijtë ose të Giselbertit ose të Arnulfit.[4]

Një tjetër kartë e rëndësishme në diskutimin rreth origjinës së Kontesë së Loonit, është dhurimi i vitit 1078 nga konteshë Ermengarda për peshkopin e Liezhit, të një toke pronësore në vende kyçe në Kontenë e Loonit. Zotërimet e saj nuk mund të shpjegohen nga prejardhja e saj e propozuar, ose burrit të saj të njohur, dhe kështu është sugjeruar prej kohësh që ajo mund të ketë qenë martuar fillimisht me kont Arnoldin, sepse ai mendohet se nuk pati pasardhës.[Shpjegimi 5]
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga përmendja më e hershme, kontët e Loonit e ushtronin pushtetin në tre zona të veçanta gjeografike, me emra të ndryshme mesjetarë.
- Një pjesë veri-lindore e Loonit ishte në ose afër luginës së lumit Maas, në veri të Mastrihtit, Maasau frank. Ai përfshinte Maaseikun dhe Brenë.
- Pjesa veri-perëndimore e Loonit ishte në rajonin ranor të Kempenit (Campine), të cilit kisha i referohet akoma me termin romak Texandria. Kontët për shembull, e mbanin Tessenderlo, Beringenin dhe Overpeltin.
- Pjesa jugore ishte kryesisht brenda pjesës holandisht folëse të kodrave pjellore të Haspengout (Hesbaye, Hasbania), e cila përfshinte vetë Borgloonin. Pjesët e Hesbajes holandisht folëse që tashmë ndodhen në Limburg, sundoheshin megjithatë drejtpërdrejtë nga princ-peshkopi, si për shembull përreth Tongerenit.
Të tre këto pjesë mund të gjenden në provincën moderne të Limburgut. Megjithatë, kontea e hershme nuk kishte një formë të thjeshtë gjeografike. Kontët më të hershëm ushtruan një grup të drejtash dhe detyrash në vendndodhje të shpërndara, që shtrihen jashtë hapsirës bërthamore, ndërsa pronarë të tjerë tokash kishin gjithashtu të drejta brenda hapsirës.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në brezin pas 3 vëllezërve Balderik, Gilbert dhe Arnulf, konti Emo u bë konti pasues i Loonit, ndërsa vëllai i tij, kont Otoni ishte advocatus i Abacisë së Shën Truidenit dhe paraardhësi i vijës së parë të kontëve të Durasit, ndoshta nëpërmjet gruas së tij, Odës. Kontea e Durasit u trashëgua nga i biri i Otonit, Giselberti dhe në vijim nga biri i tij, Otoni. Në vijim ajo u bë pjesë e Loonit, nën kont Gerardin në vitet 1190.
Kont Arnoldi (ose Arnulfi) I, biri i Emos, është sipas Baerten-it[5], konti i parë i Loonit, për të cilin mund të diskutohet ndonjë veprimtari politike. Në vitin 1106, ai qe i aftë ta përforconte pozicionin e tij, kur fitoi zotërimet e kontëve të shuar të Rienekut nëpërmjet martesës së tij. Ai me gjasa ndërtoi gjithashtu një kështjellë pirg-palisad-hendek (motte-and-bailey castle), e cila ndodhej në Borgloon gjatë mesjetës.[6] Djali i tij, Arnoldi II, konti i Loonit, themeloi Abacinë e Averbodes. Djali dhe trashëgimtari i Arnoldit të II, qe Ludvigu (holandisht Lodewijk) gjithashtu dëshmohet në këtë kartë. Ai u bë kont i Loonit, Stadtgraf i Majncit dhe kont i Rienekut, të dyja në Gjermaninë moderne. Ai i shtoi territoret e Loonit duke shtuar Kolmontin (tani në Tongeren) bashkë me Bilzenin. Ai përforcoi fortesën aty dhe dha liritë qytetare. Ai gjithashtu bëri të njëjtën gjë në Brustem, në Shën Truiden, e cila u vu nën kërcënim, si një eklavë e Loonit e rrethuar nga Kontea e Durasit.

Kont Gerardi (ndonjëherë gabimisht i quajtur Gerardi II), konti pasues i Loonit dhe Rienekut, i fortifikoi Brustemin dhe Kolmontin, si dhe e zhvendosi kryeqytetin e kontesë në Kuringen. Aty ai themeloi Abacinë e Herkenrodes, për gratë që jetonin sipas rregullit cistercian. Në Loon, konflikti i zgjatur me mbisunduesit e tij të Liezhit në një fushatë të vitit 1179 nga princ-peshkop Rudolfi i Zahringenit, trupat e të cilit e rrënuan kryeqytetin e vjetër të kontesë në Borgloon në vitin 1179. Në vitin 1193, Gerardi fitoi gjithashtu Kontenë e Durasit dhe advocatus-inë e Abacisë së Shën Truidenit, por u desh të pranonte suzerenitetin e Brabantit mbi ato toka. Kjo i dha atij pushtetin efektiv mbi më shumë toka në pjesën jugore moderne të provincën belge të Limburgut. Djali i Gerardit, Ludvigu II ishte trashëgimtar, por Rieneku i kaloi një tjetër djali, Gerardit, kontit të Rienekut. Kontetë e Rienekut dhe Loonit u ribashkuan në vazhdim nën djalin e Gerardit të Rienekut, Ludvigut të III të Loonit, por ai i ndau ato përsëri, duke ja dhënë Loonin vëllait të tij, Arnoldit të IV.

Nëpërmjet martesës, kont Arnoldi IV fitoi kontenë frëngjisht-folëse të Çinit në vitin 1227 dhe solli vijën kryesore të kontëve të Loonit në pikën më të lartë të shtrirjes së tyre territoriale. Vija mashkullore komitale u shuan me vdekjen e Ludvigut të IV të Loonit në vitin 1336 dhe zotërimet e Loonit dhe Çinit fillimisht u trashëguan nga Dera fisnike e Sponhajmit në Heinsberg, me pëlqimin e peshkopit të Liezhit. Në vitin 1362, princ-pishkop Engelberti III i Markut, gjithësesi e zaptoi Loonin, duke e përfshirë përfundimisht në Territorin e Liezhit në vitin 1366.
Kontea mbeti një entitet i veçuar (quartier) brenda Liezhit, princ-peshkopët e të cilit morën titullin komital. Kur peshkopata u aneksua nga Revolucionarët Francezë të Republikës së Parë Franceze në vitin 1795, Kontea e Loonit, tashmë ishte shfuqizuar dhe një version i rregulluar i territorit u bë pjesë e departamentit francez të Mozës së Poshtme, bashkë me Limburgun Holandez në lindje të Maasit. Pas mundjes së Napoleonit, dëpartamenti u bë pjesë e mbretërisë së re të të Bashkuar të Holandës në vitin 1815 dhe mori emrin e tij modern të Limburgut, si një mënyrë që mbretëria të ruante titullin e vjetër mesjetar të dukës së Limburgut, i cili ishte i afërt. Megjithatë, në vitin 1830, u themelua Belgjika, duke e ndarë mbretërinë dhe pozicioni i Limburgut dhe Luksemburgut u bënë shkaqe të konfliktit. Në vitin 1839, nën arbitrimin ndërkombëtar, ai u vendos ta ndante përfundishim Limburgun dhe Luksemburgun në dy pjesët e tyre moderne. Pjesa perëndimore e Limburgut, që përkon pak a shumë me Kontenë e vjetër të Loonit u bë pjesë e Belgjikës. Si pjesa belge ashtu dhe ajo holandeze e mbajtën emrin e tyre Limburg.

Kontët e Loonit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kont Otoni (i dyshimtë). Emërtuar si kont i Loonit në një rrëfim shumë më të vonshëm të Abacisë së Shën Truidenit për vendosjen e djalit të tij, Baldrikut të II si peshkop i Liezhit në vitin 1008. Ekzistenca e tij është e dyshimtë, për shembull nga Baerten.[7]
- Giselberti (kont të paktën në vitet 1015-1036), ai dhe vëllai i tij, Arnoldi përmenden të dy si kontë në Haspengou, ndërsa Giselberti përmendet në mënyrë specifike si kont i Loonit.
- Emoni (†1078), i quajtur qartësisht kont i Loonit gjatë jetës së tij. Vëllai i tij, Otoni, një advocatus i Abacisë së Shën Truidenit isht paraardhësi i kontëve të Durasit, por vëllezërit quheshin kolektivisht kontë të Loonit në këtë brez. Është e paqartë se kush ishin prindërit e dy vëllezërve.
- Arnoldi I (kont të paktën në vitet 1090-1125), i biri i Emonit, u martua me Agnesën, të bijën dhe trashëgimtaren e Gerardit, burgravit të Majncit. (Bashkëkohësi i tij, një tjetër Giselbert, biri i ungjit të tij, Otonit, ishte kont në Duras.)
- Arnoldi II (kont në vitin 1135), i biri i Arnoldit të I. Themoi Abacinë e Averbodes.
- Ludvigu I (1139–1171), i biri i Arnoldit të II, u martua me Agnesës, të bijën e kont Folmarit të V të Metzit.
- Gerardi (1171–1191), i biri i Ludvigut të I, u martua me Adelaiden, vajzën e kont Hendrikut të I të Gueldersit.
- Ludvigu II (1191–1218), i biri i Gerardit, u martua me Adën, të bijën e kont Dirkut të VII të Hollandës, gjithashtu Kont i Hollandës 1203 – 1207, i ndjekur nga vëllezërit e tij, si gardianë të nipit të tij të mitur Ludvigut të III dhe Arnoldit të IV:
- Hendriku (1218), një tjetër djalë i Gerardit, vdekur menjherë më pas.

- Arnoldi III (1218–1221), një tjetër djalë i Gerardit, gjithashtu kont i Rienekut, i martuar me Adelaiden, vajzën e Hendrikut të I, dukë i Brabantit.
- Ludvigu III (1221–1227), nipi i Gerardit, i biri i Gerardit, kontit të Rienekut, gjithashtu kont i Rienekut 1221 – 1243, hoqi dorë nga Looni në favor të vëllait të tij më të vogël.
- Arnoldi IV (1227–1273), një tjetër nip i Gerardit dhe djalë i kont Gerardit të Rienekut, i martuar me Joanën, bijën e Ludvigut të IV të Riut, kont i Çinit, gjithashtu kont i Çinit (si Arnoldi II)
- Johani I (1273–1279), i biri i Arnoldit të IV, i martuar me Matildën, të bijën e Vilhelmit të IV, kont i Jyliçit, së dyti me Izabelën e Kondesë
- Arnoldi V (1279–1323), i biri i Arnoldit të IV, gjithashtu kont i Çinit 1299 – 1313, i martuar me Margaretën e Viandenit
- Ludvigu IV (1323–1336), i biri i Arnoldit të V, gjithashtu kont i Çinit (si Ludvigu VI) që nga viti 1313, i martuar me Margaretën, të bijën e Theobaldit të II, dukë i Lorenës së Sipërme
- Vija mashkullore shuhet, duke u pasuar nga zotërit e Hajnsbergut
- Theodoriku (Diederiku, ose Tierri) (1336–1361), i biri i Gotfridit të Sponhajmit, zotit të Hajnsbergut dhe Mektildës së Loonit, motrës së kont Ludvigut të IV, gjithashtu kont i Çinit dhe zot i Hajnsbergut.
- Gotfridi (1361–1362), nipi i Theodorikut, i biri i Johanit të Hajnsbergut, u martuar me Filipën, të bijën e kont Vilhelmit të V të Jyliçit, gjithashtu kont i Çinit dhe zot i Hajnsbergut, e shiti titullin komital te:
- Arnoldi VI i Ruminjisë (1362–1366), gjithashtu kont i Çinit (si Arnoldi IV), pretendent, hoqi dorë në favor të Liezhit.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Limburg (Belgjikë)
- Limburgu (Holandë)
- Gjuha limburge
- Lista e kontëve dhe princave të Frizisë Lindore
- Prijësit mesjetarë të Frizisë Lindore
- Lista e peshkopëve dhe princ-peshkopëve të Liezhit
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Utrehtit
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
- Duka i Parmës
- Lista e bashkëshorteve dukale të Parmës
- Lista e kontëve të Burgundisë
- Kontët e Lovenit
- Landgraviati i Brabantit
- Kontët dhe dukët e Gueldersit
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda Burgunde
- Duka i Burgundisë
- Holanda Habsburge
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Holanda Spanjolle
- Holanda Austriake
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Historia e Holandës
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e mbretërve frankë
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Lista e kontëve dhe margravëve të Namurit
- Lista e monarkëve të Luksemburgut
- Lista e kontëve dhe dukëve të Limburgut
- Lista e mbretërve dhe dukëve të Lorenës
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Lista e pensionarëve të mëdhenj
- Lista e monarkëve në Vendet e Ulta
- Lista e zotërve dhe kontëve të Egmontit
- Konti i Artois
- Konti i Flandrës
- Lista e konteshave të Flandrës nga martesa
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Monarkia e Belgjikës
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e kontëve të Berghut
- Dukati i Klevesit
- Dukati i Builjonit
- Lista e zotërve të Builjonit
- Duka i Brabantit
- Konti i Hollandës
- Kontët, dukët dhe dukët e mëdhenj të Oldenburgut
- Konti i Hainautit
- Lista e kryeministrave të Holandës
- Konti i Zutfenit
- Abacia Princërore e Stavelot-Malmedisë
- Abacia Princërore e Thornit
- Historia e Belgjikës
- Perandoria Gjermaniko-Romake
Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Kont Gerardi i Loonit e shpalli veten sundues i Loonit të peshkopatës, në një Dietë Perandorake. Shiko Vaes (2016, pp. 32-33)
- ↑ Qytetet holandisht folëse quheshin specifikisht cités thioises, ku "thioise" është një fjalë e vjetër e lidhur me fjalën angleze Dutch.
- ↑ Një kartë e datuar më 24 janar 1040 përmend një "Konte të Haspingës në pagusin e Haspengout", që ishte zotërim i kont Arnoldit, nënkupton se isht vëllai i kont Giselbertit të Loonit, gjithashtu të njohur si Arnulf. Me këtë kartë perandori Henri III ia jepte këtë konte Katedrales së Shën Lambertit në Liezh. (Ajo mund të shihet në MGH DD H III 35 p.45 - comitatum Arnoldi comitis nomine Haspinga in pago Haspingowi.)
- ↑ Megjithëse të gjitha kartat, që përshkruajnë vëllezërit si vëllezër të peshkop Balderikut të II të Liezhit janë fallcifikime të mëvonshme, mendohet se ka mjaft dëshmi për ta pranuar marrëdhënien midis të treve, si vëllazëri. Ka shumë përmendje të marrëdhënies dhe fallsifikimet mesjetare shpesh ishin tërësisht ose pjesërisht të bazuara në dokumente reale më të vjetra. Kupper (1981): "Les documents qui éclairent les origines du prélat — documents diplomatiques faux ou suspects, sources narratives très tardives — sont loin d’offrir toutes les garanties. Nous estimons cependant que leur témoignage se fait l’écho d’une tradition basée sur la réalité." Vaes, duke ndjekur Baerten, thekson se në vitin 1031, peshkop Reginardi, pasuesi i Balderikut të II, e përshkruan një dhurim të bërë në brezin e mëparshëm, ku Gisleberti përmendet edhe si vëllai i Balderikut edhe si kont i Loonit. Kupper thotë se ky dokument është gjithashtu një kopje false, megjithëse me gjasa e bazuar në një akt më të vjetër të vërtetë. "Cet acte est un faux qui se base probablement sur un document de 1026-1028"
- ↑ Për shembull nga Vanderkindere, Baerten dhe Kupper. Kupper (2013) e diskuton këtë dhurim në hollësi.
Mbështetjet referenciale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Shiko për shembull: Vaes (2016, p. 119)
- ↑ Shiko për shembull Verhelst (1984, p. 248).
- ↑ Baerten, ‘Origines’, fq. 459-60. Rregjistrimi kryesor është Gestorum Abbatem Trudonensium Continuatio Tertia 1007, MGH SS X, p.382
- ↑ Souvereyns & Bijsterveld 2008, f. 116.
- ↑ Baerten 1969, f. 40.
- ↑ Vaes 2016, f. 129.
- ↑ Baerten 1965, ff. 1217–1242.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jean Baerten (1965). "Les origines des comtes de Looz et la formation territoriale du comté". Revue belge de philologie et d'histoire (në frëngjisht). 43 (2): 459–491.
- Jean Baerten (1965). "Les origines des comtes de Looz et la formation territoriale du comté (suite et fin)". Revue belge de philologie et d'histoire (në frëngjisht). 43 (4): 1217–1242.
- Jean Baerten (1969). Het Graafschap Loon (11de - 14de eeuw) (PDF) (në holandisht). Van Gorcum.
- Jongbloed, Hein H. (2008). "De Flamenses in de elfde eeuw: oorsprong en ontplooiing van het gelderse gravenhuis". Bijdragen en Mededelingen Gelre: Gelre Historisch Jaarboek voor Gelderland (në holandisht). 99: 27–90.
- Jongbloed, Hein H. (2006). "Immed "von Kleve" (um 950): Das erste Klevische Grafenhaus (ca, 885 - ca. 1015) als Vorstufe des geldrischen Fürstentums" (PDF). Annalen des historischen Vereins für den Niederrhein (në holandisht). 209 (1): 13–44. doi:10.7788/annalen.2006.209.1.13. S2CID 180819126. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 janar 2018. Marrë më 12 shkurt 2018.
- Jongbloed, Hein H. (2009). "Listige Immo en Herswind. Een politieke wildebras in het Maasdal (938-960) en zijn in Thorn rustende dochter". Jaarboek: Limburgs Geschied- en Oudheidkundig Genootschap (në holandisht). 145: 9–67.
- Kupper, Jean-Louis (1981). Liège et l'Église impériale aux XIe-XIIe siècles (në frëngjisht). Presses universitaires de Liège. doi:10.4000/books.pulg.1472. ISBN 978-282182868-1.
- Kupper, Jean-Louis (2013). "La donation de la comtesse Ermengarde à l'Église de Liège (1078)" (PDF). Bulletin de la Commission royale d'Histoire (në frëngjisht). 179: 5–50. doi:10.3406/bcrh.2013.4098.[lidhje e vdekur]
- G. Souvereyns; Arnoud-Jan Bijsterveld (2008). "Deel 1: De graven van Loon". Limburg - Het Oude Land van Loon (në holandisht). 87: 111–152.
- Vanderkindere, Léon (1902). "9. La Hesbaie" (PDF). La formation territoriale des principautés belges au Moyen Age (në frëngjisht). Vëll. 2. Bruksel: H. Lamertin. fq. 128–158.
- Vaes, Jan (2016). De Graven van Loon. Loons, Luiks, Limburgs (në holandisht). Davidsfonds/Clauwaert V. Z. W. ISBN 978-905908765-1.
- Verhelst, Karel (1984). "Een nieuwe visie op de omvang en indeling van de pagus Hasbania (part 1)". Handelingen van de Koninklijke Zuidnederlandsche Maatschappij voor Taal- en Letterkunde en Geschiednis (në holandisht). 38.
- Verhelst, Karel (1985). "Een nieuwe visie op de omvang en indeling van de pagus Hasbania (part 2)". Handelingen van de Koninklijke Zuidnederlandsche Maatschappij voor Taal- en Letterkunde en Geschiednis (në holandisht). 39.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Marc Robben. "Het graafschap Loon". graafschaploon.be (në holandisht dhe frëngjisht).
- Pages using gadget WikiMiniAtlas
- Articles containing Dutch-language text
- Articles containing French-language text
- Coordinates on Wikidata
- Faqe me IPA bruto
- Articles containing English-language text
- Articles containing Latin-language text
- Gabime mungese shënjestrimi me stampat Harv dhe SFN
- Pages using div col with small parameter
- Commons link is locally defined
- Fisnikë francezë
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Konte të mëparshme në Evropë
- Themelime shekulli XI në Evropë
- Shpërbërje në 1366
- Shpërbërje shekulli XIV në Evropë
- Shpërbërje në 1795
- Shpërbërje shekulli XVIII në Evropë
- Evropa gjatë mesjetës së vonë
- Evropa në periudhën e hershme moderne
- Historia e Belgjikës
- Historia e Vendeve të Ulta
- Monarkë në Evropë
- Tituj fisnikë
- Fisnikë flamandë
- Fisnikëria në Evropë
- Fisnikë holandezë
- Perandoria Gjermaniko-Romake