Shko te përmbajtja

Landgraviati i Brabantit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Landgraviate of Brabant
Landgraafschap Brabant
Comté de Brabant
1085–1183
Emblema e Brabanti
Emblema
StatusiLandgraviat
KryeqytetiAsnjë
Gjuhët e përbashkëtaHolandishtja brabantine, valonisht
QeverisjaMonarki Feudale
Epoka historikeMesjeta klasike
 Themeluar
1085
 Disestablished
1183
Paraprirë nga
Pasuar nga
Lotharingia e Poshtme
Dukati i Brabantit

Landgraviati i Brabantit (Landgraafschap Brabant, Landgraviat de Brabant) ishte një feud i vogël perandorak në perëndim të Brukselit, i përbërë nga hapsira midis lumenjve Dender dhe Zene, në Vendet e Ulëta, atëherë pjesë e Perandorisë Gjermaniko-Romake. I mbizotëruar nga familja Reginar, kontë të Lovenit dhe BrukselitLorenën e Poshtme, ishte i vendosur midis lumenjve të Dendres dhe Dilit, afër kufirit perëndimor të Perandorisë Gjermaniko-Romake, përgjatë Sheldës, i kufizuar në perëndim nga Kontea e Flandrës dhe Kontea e Hainautit në jug.

Stema e kontëve të Lovenit

Mesjetën e lartë, zotërimet e ish provincës romake të Galisë Belge u bënë pjesë e mbretërive franke. Pas ndarjeve të Perandorisë Karolingeshekullin e IX, pagus Bracbatensis i përkiste Lotaringisë që u aneksua përfundimisht në Frankinë Lindore nën sundimin e Hendrikut të I në vitin 923. Në shekullin e XI, nën mbizotërimin e Perandorisë Gjermaniko-Romake, zotërimet e pagusve në Lotaringinë e Poshtme u shpërndanë në shumë zotërime:

  • Kontea e Brukselit u mor nga konti Lamberti I i Lovenit, nga familja Reginar, në vitin 994;
  • Pjesa jugore kaloi nën zotërimin e kont Reginarit të V të Monsit në vitin 1024 dhe u bë pjesë e Kontesë së Hainautit;
  • Zotërmet e Enamit iu çeduan si feud perandorak Baldvinit të V, kont i Flandrës rreth vitit [[1059;
  • Zotërimi midis lumenjve Dender dhe Senë, që mbetën feud perandorak i kontit palatin Hermani II i Lotaringisë deri në vdekjen e tij në vitin 1085.

Para vitit 1085, territori i përkiste Hermanit të II, kont palatin i Lotharingisë. Pas vdekjes së tij, perandori Hendriku IV, ia caktoi atë Hendrikut të III, kont i Lovenit dhe Brukselit, duke i dhënë atij Landgraviatin e Brabantit. Ky është gjithashtu përdorimi më i hershëm i njohur i termit landgrav.[Shpjegimi 1]

Në vitin 1183, Landgraviati i Brabantit dhe kontetë e Lovenit dhe Brukselit formalisht u bashkuan, duke u ngritur së bashku në statusin e Dukatin e Brabantit, nga perandori Frederik Barbarosa; Hendriku I u bë duka i parë i Brabantit.

Stemë e Dukatit të Brabantit

Dukati i Brabantit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duka i Brabantit (hertog van Brabant, duc de Brabant) ishte sunduesi i Dukatit të Brabantit që nga viti 1183/1184. Titulli u krijua nga perandori gjermaniko-romak Frederik Barbarosa në favor të Henrit të I të Derës së Rexhinarit, biri i Godfridit të III të Lovenit (i cili ishte dukë i Lorenës së Poshtme në atë kohë).

Stemë e dukëve të Brabantit dhe Limburgut

Dukati i Brabantit ishte një ngritje feudale e titullit ekzistues (që nga viti 1085/1086) të landgravit të Brabantit, i cili ishte një feud perandorak, që iu caktua kontit Henri III i Leuvenit, pak pas vdekjes së kontit paraardhës të Brabantit, Hermanit të II të Lotharingisë (lindur më 20 shtator 1085).

Megjithëse kontea përkatëse ishte mjaft e vogël (e kufizuar në territorin midis lumenjve Senë dhe Dender) emri i saj u zbatua për të gjithë vendin nën kontrollin e dukëve nga shekulli XIII e në vijim. Në vitin 1190, pas vdekjes së Godfrejit të III, Henri I u bë gjithashtu duka i Lotharingisë. Më parë Lotharingia e Poshtme, ky titull tashmë ishte praktikisht pa autoritet territorial, por bartej nga dukët e mëvonshëm të Brabantit si një titull honorifik.

Në vitin 1288, dukët e Brabantit u bënë edhe dukë të Limburgut. Titulli ra ndaj dukëve të Burgundisë në vitin 1430. Në vijim, ai ndoqi trashëgiminë Burgunde deri në Revolucionin Francez, megjithëse pjesa veriore e territorit të Brabantit, faktikisht zotërohej nga Provincat e Bashkuara Holandeze gjatë shekujve të XVII dhe të XVIII (shiko Brabanta Veriore).

Tashmë, titulli i dukës ose dukeshës së Brabantit përcakton, që nga Dekreti Mbretëror i 16 dhjetorit 1840 (i amenduar në vitin 1991), trashëgimtarin e dukshëm të Fronit të Belgjikës. Mbajtësi i tanishëm është princesha Elisabetë.

Pema gjenealogjike e dukëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krahina bënte pjesë në Brabantin Jugor nga viti 1815, deri në vitin 1830, si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar të Holandës dhe pjesë e provincës belge të Brabantit nga viti 1830, deri në vitin 1996. Tashmë ajo ndodhet në pjesën perëndimore të Brabantit FlamandRajonin FlamandBelgjikës.

  1. Landgraf, landgraaf, lantgreve, landgrave; lantgravius, comes magnus, comes patriae, comes provinciae, comes terrae, comes principalis. Ishte i barasvlefshëm me titujt gjermanë Landgraf (landgrav), Markgraf (margrav) dhe Pfalzgraf (kont palatin), më i ulët se titulli Herzog (dukë) dhe më i lartë se Graf (kont).
  • Frans J. Van Droogenbroeck (2004). Het landgraafschap Brabant (1085-1183) en zijn paltsgrafelijke voorgeschiedenis. De territoriale en institutionele aanloop tot het ontstaan van het hertogdom Brabant (në holandisht). Affligem.
  • Frans J. Van Droogenbroeck (2007). "Het landgraafschap Brabant (1085-1183) en zijn paltsgrafelijke voorgeschiedenis, de territoriale en institutionele aanloop tot het ontstaan van het hertogdom Brabant". përmbledhur nga Erik Aerts (red.). De Hertog en de Staten, de Kanselier en de Raad, de Rekenkamer, het Leenhof, de Algemene Ontvangerij, de Drossaard en de Woudmeester, het Notariaat en het Landgraafschap Brabant. Acht bijdragen tot de studie van de instellingen in het Hertogdom Brabant in de Middeleeuwen en de Nieuwe Tijd (në holandisht). Bruksel: Centrum Brabantse Geschiedenis. fq. 161–176.
  • Frans J. van Droogenbroeck (2013). "De betekenis van paltsgraaf Herman II, 1064-1085 voor het graafschap Brabant". Eigen Schoon en De Brabander (në holandisht). 87 (1): 1–166.