Shko te përmbajtja

Konti i Hainautit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Kontesë së Hainautit

Konti i Hainautit (Comte de Hainaut; Graaf van Henegouwen; Graf von Hennegau) ishte sunduesi i Kontesë së Hainautit, një rajon historik në Vendet e Ulëta (që përfshihet në shtetet e tanishme të Belgjikës, Holandës, Luksemburgut dhe pjes të Francës veriore dhe Gjermanisë perëndimore). Në burimet historike në anglisht, emri shpesh shkruhet në mënyrën e vjetër Hainault.

Kontët Merovingë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Jacques de Guyse, konti i parë i Hainautit ishte Madelgari i Famarit të Hainautit (rr. 607–677. Landeriku i Soignesit, biri i tij, thuhet se hoqi dorë nga posti. Kurora e kontit i shkoi kushërirës së tij, Shën Ajës dhe burrit të saj, Shën Hidulfit të Lobit, dukës së Lobit.[1]

Balderiku i Burgojës, peshkopi i Noyon-it, përmend një Amalrik, që ishte martuar me vajzën e Isakut të Kambrait, konti i Kambrait.[2] Kontët e Hainautit e kishin zakon të kryenin betimin e nderit në reliktet e Shën Vincent Madelgarit si adhurues të Shën Vincentit.

Kontët Karolingë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 843–870: me gjasa një kont lotharing, i caktuar nga Lothairi I[3]
  • 870–880: Enguerrand I, konti i Gentit, Kurtrait dhe Turnait, i caktuar nga mbreti Karli II (Tullaci), i cili sapo e kishte aneksuar Lotharingian. Në vitin 880, nëpërmjet Traktatit të Ribermontit, Lotharingia iu kthye Ludvigut të Riut, mbretit të Gjermanisë, që vendosi Regnierin në krye të Kontesë së Hainautit:
  • 880–898: Regnieri I i Hainautit, i njohur si Hapi i Gjatë, i biri i Gislebertit të Masgaut.
Në vitin 898 ai ra në fatkeqësi dhe Zventiboldi e mori Hainautin nga ai, për t'ia dhënë atë Sigardit, të martuar me Hersindën ose Albéraden († 916).
  • 920–925: Enguerrandi II, i afërm i Enguerrandit të I.
Në vitin 925, Lotharingia iu kthye Gjermanisë dhe Hendrik Shpendari, caktoi Regnierin e II si kont të Hainautit.

Përgjatë shekullit të X, është e paqartë nëse rajoni i Hainutit ishte i bashkuar nën një kont. Konte të veçuara mund të kenë ekzistuar bazuar në fortesat e Monsit dhe Valensienës.

  • Reginari I (i paqartë) († 915)
  • Sigardi (l. v. 902–920), gjithashtu konti i Liugasit
  • Reginari II (i paqartë) (s. v. 920–pas 932)
  • Reginari III (i paqartë) (s. v. para 940–958)
  • Godfridi I (s. v. para 958–964), gjithashtu dukë i Lotharingisë së Poshtme
  • Riçari (s. v. 964–973), gjithashtu kont i Liugasit
  • Reginaldi (i paqartë) (s. v. 973)
  • Godfridi II "Robi" (s. v. 974–998)
  • Reginari IV (i paqartë) (s. v. 998–1013)
  • Reginari V (s. v. 1013–1039), siguroi pjesën jugore të porovincës së Brabantit rreth vitit 1024
  • Hermani (s. v. 1039–1051), martuar me Riçildën, fitoi Valensienën rreth vitit 1045 ose 1049

Kontët dhe margravët e Valensienës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Amalriku (i paqartë) (l. v. 953–973)
  • Verneri (i paqartë) (s. v. 973)
  • Arnulfi i Valensienës († 1011/1012), me gjasa edhe kont i Kambrait
  • Baldvini IV (s. v. 988–1035)
  • Baldvini V (s. v. 1035–1045)
  • Reginari i Hasnonit (i paqartë) († rr. 1049), babai i Riçildës, konteshës së Hainautit (1045–1048/49)
  • Hermani (s. v. 1039–1051), si burri i Riçildës (1048/49–1051)

Nën Hermanin dhe Riçildën, Hainauti u bashkua në një Konte të vetme të konsoliduar të Hainautit.

Stema e vjetër e Kontesë së Hainautit
Kontetë e Flandrës dhe Hainautit u pretenduan nga bijtë e Margaretës, gjysmë-vëllezërit, Johani I i Avesnes dhe Uilliami III i Dampierrit në Luftën e Pasimit të Flandrës dhe Hainautit. Në vitin 1246, mbreti Luigji IX i Francës ia dha Hainautin Johanit, por Margareta refuzoi tia dorëzonte qeverinë, por u detyrua ta bënte këtë në vitin 1254 nga Johani dhe anti-mbreti gjerman Uilliami II, konti i Hollandës.
  • Johani I (s. v. 1253–1257), i biri i Margaretës së I dhe Buçardit të IV të Avesnes
  • Margareta I (s. v. 1257–1280), e mori kontrollin pas vdekjes së Johanit të I
Stema e kontëve të Hainaut-Hollandës
Stema e Hainaut-Bavarisë
  • Uilliami III (s. v. 1345–1389), i biri i Margaretës së II dhe Ludvigut të IV
    • Bashkarisht me vëllezërit e tij, Ludvigu Brandenburger, Ludvigu Roman dhe Otoni Bavarian (1347–1349),
      Stefani II i Bavarisë (1347–1353) dhe Alberti I
  • Margareta u kthye në vitin 1350 në kundërshtim të djalit të saj dhe e mbajti Hainautin deri në vitin 1356.
  • Alberti I, (regjent që nga viti 1358, sundoi si kont në vitet 1389–1404)
  • Uilliami IV (s. v. 1404–1417), i biri i Albertit të I
  • Zhaklina (s. v. 1417–1433), vajza e Uilliamit të IV
Zhaklina u kundërshtua nga ungji i saj, Johani, duka i Bavari-Straubingut, i biri i kontit Alberti I në një luftë pasimi. Pretendimet e Johanit u realizuan nga Filipi III, duka i Burgundisë, një nip i Uilliamit të IV, nëna e të cilit ishte motra e Uilliamit. Në prill 1433, ai e detyroi Zhaklinën të abdikonte nga Hainauti dhe Hollanda në favor të tij.
Stema e Filipit të Mirit dhe Karlit të I të Burgundisë

Dera e Burgundisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Filipi I i Miri (s. v. 1433–1467)
  • Karli I i Burgundisë (s. v. 1467–1477), i biri i Filipit të Mirit
  • Maria e Pasura (s. v. 1477–1482), e bija e Karlit të Burgundisë, bashkarisht me bashkëshortin e saj, Maksimilianin e I, perandor gjermaniko-romak
Stema e Filipit të Bukurit
Stema e Karlit të V

Karli II në vitin 1549 shpalli Sanksionin Pragmatik, duke e lidhur përgjithmonë Hainautin me zotërimet e tjera të Vendeve të Ulta, në një bashkim personal. Kur Perandoria Habsburge u nda midis trashëgimtarëve të Karlit të V, Vendet e Ulta, duke përfshirë Hainautin, i shkuan Filipit të II të Spanjës, nga dega spanjolle e Habsburgëve.

  • Filipi III (s. v. 1555–1598), i biri i Karlit të III, gjithashtu mbret i Spanjës
  • Izabela Klara Euxhenia (s. v. 1598–1621), vajza e Filipit të II,
    • Bashkarisht me bashkëshortin e saj, Albertin, arkidukën e Austrisë)
  • Filipi IV (s. v. 1621–1665), nipi i Filipit të III, gjithshtu mbret i Spanjës
  • Karli III (s. v. 1665–1700), i biri i Filipit të IV, gjithashtu mbret i Spanjës

Midis viteve 1706 dhe 1714, Vendet e Ulta u pushtuan nga Anglia dhe Holandezët, gjatë Luftës së Pasimit Spanjoll. Feudi u pretendua nga Dera Habsburge dhe Dera Burbone. Në vitin 1714, Traktati i Rastatit, vendosi pasimin dhe Kontea e Hainautit i shkoi degës austriake të habsburgëve.

Titulli faktikisht u shfuqizua si pasojë e Revolucionit Francez dhe aneksimit të Flandrës nga Franca në vitin 1795. megjithatë, titulli mbeti i pretenduar zyrtarisht nga pasardhësit e Leopoldit të I deri në mbretërimin e Karlit të I të Austrisë.

Pema familjare (1055–1433)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dera e Belgjikës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Mbretërinë e Belgjikës, titulli i kontit të Hainautit, tradicionalisht i jepej birit të madh të princit belg të kurorës, i cili paraqiste veten si duka i Brabantit. Në vitin 2001, me lindjen e princeshë Elisabetës së Belgjikës (tani dukeshë e Brabantit), trashëgimtare dhe bija e madhe e princit Filip, duka i Brabantit (tani Filipi, mbreti i belgëve), u vendos për të mos e femërzuar titullin, duke i dhanë asaj titullin e konteshës së Hainautit, por ta shfuqizonin titullin.

  • Princi Leopold, duka i Brabantit (1859–1865), i biri i Leopoldit të II të Belgjikës
  • Baduini I i Belgjikës (1930–1934), i biri i Leopoldit të III të Belgjikës
  1. ↑ Jacques de Guyse (1829). Histoire du Hainaut (në frëngjisht). Vëll. 7. Paris, Bruksel. fq. XVIII–XIX.
  2. ↑ Louis Moreri 1683
  3. ↑ Stéphane Lecouteux 2006

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]