Shko te përmbajtja

Konventa Kombëtare Demokratike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
A view looking downward at a raised blue stage. A woman in white pantsuit stands behind a podium (and clear safety shields) facing a crowd of supporters holding American flags, "Hillary" signs, etc.
Konventa Kombëtare Demokratike e vitit 2016, ku Hillary Clinton (në foltore, majtas) u bë e para femër e zgjedhur kandidate për presidente nga një parti e madhe në Shtetet e Bashkuara.

Konventa Kombëtare Demokratike (anglisht: Democratic National Convention, DNC) është një seri konventash, në të cilat emërohet kandidati i Partisë Demokratike për president dhe zëvendëspresident të SHBA-së dhe mbahen çdo katër vjet që prej 1832. Ato janë administruar nga Komiteti Kombëtar Demokratik që nga konventa kombëtare e vitit 1852. Përveç nominimit të kandidatit të Partisë për president dhe zëvendëspresident, konventat kanë për qëllim edhe të miratojnë një platformë gjithëpërfshirëse të partisë dhe ta bashkojnë atë. Delegatët nga të pesëdhjetë shtetet e SHBA-së, Uashington D.C. dhe territoret amerikane, si dhe superdelegatët që janë delegatë të pazotuar që përfaqësojnë establishmentin demokrat, marrin pjesë në konventë dhe hedhin votat e tyre për të zgjedhur kandidatin presidencial të partisë. Ashtu si Konventa Kombëtare Republikane, Konventa Kombëtare Demokratike shënon fundin zyrtar të periudhës së zgjedhjeve primare dhe fillimin e sezonit të zgjedhjeve të përgjithshme . Që nga vitet '80, konventat kombëtare janë bërë kryesisht evente inauguruese për kandidatin fitues, pasi fituesit shpallen shumë përpara konventës. Në vitin 2020, konventat e zakonshme u zëvendësuan me programe të shkurtra online për shkak të pandemisë COVID-19.