Konventa për të Drejtat e Fëmijës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Konventa për të Drejtat e Fëmijës e Kombeve të Bashkuara (Anglisht: Convention on the Rights of the Child - CRC ose UNCRC) është një traktat ndërkombetar për të drejtat e njeriut i cili përcakton të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale, shëndetësore dhe kulturore të fëmijëve. Konventa përcakton një fëmijë si çdo qenie njerëzore nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç, përveç nëse mosha madhore e tij është arritur më herët sipas legjislacionit perkates kombëtar.[1] [2]

Kombet që ratifikojnë këtë konventë janë të obliguara ndaj saj me ligjin ndërkombëtar. Pajtueshmëria monitorohet nga Komiteti i Kombeve te Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, i cili përbëhet nga anëtarë prej vendeve të ndryshme te botës. Një herë në vit, Komiteti i paraqet një raport Komisionit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili gjithashtu dëgjon një deklaratë nga Kryetari i Komiteti i te Drejtave te Fëmijes, dhe Asambleja miraton një Rezolutë për të Drejtat e Fëmijëve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara ka miratuar Konventën dhe e ka ofruar atë për nënshkrim më 20 nëntor te vitit 1989 (30 vjetori i Deklaratës së saj për të Drejtat e Fëmijëve). Ajo hyri në fuqi më 2 shtator 1990, pasi u ratifikua nga numri i kërkuar i kombeve. [3] [4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Rexhepagiq, Jashar (2008). Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare (Essential Issues in International Pedagogy). Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Kosova Academy of Sciences and Arts). f. 405-406. ISBN 9789951413657. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Convention on the Rights of the Child". Office of the High Commissioner for Human Rights. Arkivuar nga origjinali origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 20 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ United Nations Treaty Collection. Convention on the Rights of the Child. Retrieved 2 October 2015.
  4. ^ "UN convention on the rights of the child" (PDF). Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 21 shtator 2016. Marrë më 16 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)