Kozhnja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kozhnja
Fshat
Kozhnja is located in Shqipëria
Kozhnja
Kozhnja
Kozhnja (Shqipëria)

Koordinatat:42°27′32″V 19°36′25″L / 42.4588889°V 19.6069444°L / 42.4588889; 19.6069444Koordinatat: 42°27′32″V 19°36′25″L / 42.4588889°V 19.6069444°L / 42.4588889; 19.6069444

Shteti: Shqipëria
Qarku: Qarku i Shkodrës
Rrethi: Rrethi i Malësisë së Madhe
Komuna: Komuna Kelmend
Popullsia: 231 banorë
Targat e automjeteve: MA
Përdorimi i stampës

Kozhnja është një fshatkomunën Kelmendrrethin e Malësisë së MadheShqipërisë.

Banorët që ërdhën nga Vukli, Nikçi e Dibra janë vendosur në këto troje në fillim të shek.XIX. Shpella si ajo e Lule Gjokës kanë dhënë dëshmi arkeologjike për vendbanime të hershme parahistorike. Sot fshati ka 231 banorë, të cilët merren kryesisht me blegtori.(dhën dhe dhi). Dhia e Kozhnjës është e përmendur në Kelmend dhe më gjerë. Nga koza (dhi) ka shumë mundësi të ketë mbetur edhe emri i fshatit. Kurse tokë bujqësore ka vetëm 10.5 ha, që kultivohet kryesisht me misër dhe perime. Megjithë këto, në fshat të kap syri fenomene turistike të rralla. Kozhnja e Thellë është një lagje që të habit. Ajo është një gropë e thellë, me gjatësi 750 m dhe gjerësi afro 500 m, që mbërthehet me mure të fuqishme shkëmbore nga çdo anë. Muret shkëmbore, mbi 1,100 m të lartë nga tabani i gropës, lënë mbi Kozhnjë të Thelle rreth "një hektar" qiell. Ky fenomen duket se ndodh për shkak të mospajtimit të shtresave karbonatike me moshë të ndryshme. Speleologët gjejnë shpella me vlerë (Shpella e Shnikut, Sternikut të Konjës së Thellë, Duhanit etj) dhe arkeologët (shpella e Lulë Gjoka, e Fratit) etj.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]