Krahina Socialiste Autonome e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Socijalistička Autonomna Pokrajina Kosovo
Krahina Socialiste Autonome e Kosovës

Një njësi federale e
Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë

Flamuri Stema
KryeqytetiPrishtina
Gjuha ZyrtareSerbo-Kroate, Shqip
Hyrja
RSFJ:
 - Që kur
 - Deri më



Sipërfaqja
 - Totali
 - Ujë
Rangu në RSFJ
10,686 km²
Popullësia
 - Totali 
 - Dendësia
Rangu në RSFJ
1,584,441
183.1/km²
ValutaDinari Jugosllav ()
Zona Kohore UTC + 1

Krahina Socialiste Autonome e Kosovës (serbisht: Социјалистичка Аутономна Покрајина Косово Socijalistička Autonomna Pokrajina Kosovo), e njohur edhe me shkurtesën KSA e Kosovës, ishe zgjedhja administrative e një pjese të territorit të Kosovës që nga viti 1968 deri në shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) në vitin 1989. Ky lloj i administrimit të territorit të trashëguar nga zgjedhja e administrimit të më përparshëm, Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë (1963-1968), kishte një shkallë më të lartë të vetëqeverisjes më kushtetutën e vitit 1974.

Zgjedhja e një lloj administrimi të tillë bëhej pas disa ngjarjeve të nivelit botëror që ndodhën në ato vite, pastaj nivelit të federatës jugosllave dhe ndër të tjera, si pasojë e kryengritjes shqiptare që filloi në Prishtinë28 nëntor 1968. Gjatë kësaj periudhe kjo pjesë e territorit të Kosovës pësoi ndryshime të mëdha në të gjitha lëmitë e jetës. Me këtë edhe fillon të dallohet nga pjesë tjera të territorit të Kosovës që gjendeshin nën administrimin e drejtpërdrejtë të republikave tjera federative.

Nga kolonia në autonomi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkarkimi i Aleksandër Rankoviqit zëvendës president i Jugosllavisë dhe shef i sigurimi sekret më 1966, ishte edhe një freskim i historis së shqiptarve në Jugosllavi. Ndër shqiptarët e Jugosllavisë lulëzonë autonomia dhe zhvillimi kulturorë i pa parë dei më at herë në këto anë. Rankoviqi ishte i njohur edhe zyrtarish tpër politiken e tij sistematike të përndjekjes së shqiptarëve dhe elemetit kulturor shqiptarë në Jugosllavinë e asaj kohe.[1]. Duke marrë avantazh nga liberalizimi pas-Rankoviqianë, shqiptarët, të cilët deri më atëherë merrni shumë pak pjesë në sistem, filluan që të zhvillojnë vetë kulturën dhe politiken e tyre dhe të marrin mbi veti prioritetin e serbis për çështjet e Kosovës. Mjetet e inormimit në gjuhen shqipe lancuan një kampanjë për stimulimin dhe vetëdijësimin e shqiptarëve për sitatën e kaluar dhe të tashme të tyre. Intelegjenca e cila ishte terrorizuar nën Rankoviqin , luante një rolë vendimtarë në kthjellimin e historis e cila deri më atëherë nga zyret e Serbisë paraqitej si histori e Kosovës dhe histori e Shqipërisë. Mbrenda një kohe të shkurt të rimëkëmbjes së vetëdijes, intelegjenca i dërgonte mesazhe të qarta Beogradit që shqiptarët e Jugosllavisë e konsiderojnë vetën pjesë e pa ndarshme e kombit Shqiptarë. Shqiptarët e mbetur në Jugosllavi adoptua gjuhen e shkruar zytare standarte të përdorur në Shqipëri, e cila ishte e bazuar në dialektin dhe të folmen e jugut dhe ndryshonte nga dialekti i veriut i cili përdorej në Kosovë dhe Maqedoni.

Lëvizja shqiptare për autonomi më të gjërë udhëhiqej nga elita e re, lojale ndaj Jugosllavisë Socialiste. Ata mbështsnin regjimin e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë sipas shprehjes "vëllaznim-bashkim dhe barazi". Intelektualet dhe disa partiakë publikonin zyrtarisht qëndrimin e tyre për të drejte e shkëputjes dhe të drejen e barabartë të Kosovës me republikat tjera të Jugosllavisë. Serbët e qortonin këtë qëndrim. Si republikë, Kosova do tju kishte bashkangjitur së drejtës konsticionale për vetë shkëputje, në rastë shpërbëre, secesioni dhe do të kishte bërë siq ka bërë Sllovenia dhe Kroacia, këtu duhet përjashtuar Bosnja, në vitin 1990. Sipas shikimeve edhe të më vonëshme, elitat e Kosovarëve, të ardhmen e tyre e shihnin në jugosllavi duke konsideruar Shqipërin e Enver Hoxhës si alternativ më pakë atraktive. Pas 1948, Shqipëria dhe Jugosllavia në sistemet e tyre kishin lëshuar rrënjë ekonomike dhe politike që dallonin ndërmjet veti. Enver Hoxha kishte ndërtuar një sistem të brendëshem Stalinist dhe sikur se anëtaret tjera të blokut sovjetik, kishte eksperimetuar me reforma të kufizuara politike dhe ekonomike. Shipëria zhtej gjithnjë e më shumë në një shtet përndjekës dhe partia udhëheqëse dominonte gjitha aspektet e jetës. Në vitin 1961, Shqipëria i theu mardhënjet me Bashkimin Sovjetik dhe u lidhë e Kinën, dhe u izolua nga erat e reformave të reja në Evropë. Nga mesi i viteve 1965, Enver Hoxha i frymzuar nga Kina, filloi "revulucionin kulturorë" të tij. Si do që të jetë kenë, ai shkoj më largë se kinezët, ai hudhi jashtë ligjit edhe fenë, duke deklaruar Shqipërinë si shtet ateist dhe të pastër nga prona private.[2] Në anën tjetër, Jugosllavia kishte fituar sipatin e botës si vendi më liberal komunist në botë, tolerant ndaj lirisë fetare dhe me një sistem të zhvilluar ekonomikë të bazuar sipas kërkesës së tregut. Shikuar nga kjo pikëpamje, pas periudhës së vitit 1945, shqiptarët në Jugosllavi gëzonin më shumë liri, standartit të jetësmë të mirë se sa shqiptarët nën regjimin e Enver Hoxhës. Kështu zyret Jugosllave favorizonin më shumë shqiptarët e Kosovë se sa Shqipëria shqiptarët në Shqipër. Për këtë Shqipëria e Enverit nuk ishte ndonjë pikë nisje për shqiptarët e Kosovës. Ata ishin të pajtimit që të arrinin barazin e plotë me grupet tjera etnike në Jugosllavi, çka do të thoshte njohja si kombë kosticunal i Jugosllavisë.

Gjatë klimës së krijuar pas Rankoiqit, fraksionet kryesore, pjesërisht edhe Tito, duket se mbështesnin zhvillimin e Shqiptarëve. Si do që të jetë udhëheqja në fuqi nuk arriti që të krijojë politikat e nevojshme për të tejkaluar pengesat që paraqinin opozita e udhëhequr nga Sebia, dhe të i jepni Kosovës statutin e republikës. Duke ra nën presionin e Serbisë për Kosovën, Jugosllavia Socialiste si duket humbi luftën për asgjësimin e nacionalizmit shqiptarë. Ishte kjo periudhë kur, opinionit Jugosllav i ishin paraqitur shkeljet masive dhe repesaliet e Rankoviqit dhe e kishin stimuluar atë në atë shkallë sa që kurr më parë ata nuk ishin të mendimit për pranimin e statutit të Republikës për Kosovën. Po të ishte barazuar statuti i Kosovës në këtë kohë, komuniteti ndërkombëtarë do të kishte pranuar secesionin e Kosovës më 1991, dhe gjakderjet që kanë pësuar më vonë do të ishin të panevojshme.

Në vitin 1968 shpërthej demostrata masive përgjatë tërë krahinës. Demostruesit thrrisnin për shpalljen e Kosovë republikë krah Serbisë dhe pesë republikave tjera. Kërkesa tjera ishte edhe themelimi i universitetit në Prishtinë dhe barazimi i shqipes me serbo-kroatishten, dhe shqyrtimin e gjendjes ekonomike të Kosovës. Pas ca muajsh protestat u përhapën në Maqedoni, ku demostruesit kërkonin bashkimin Republikës së kosovës pjesën perendimore të Maqedonisë të banuar nga shqiptarët. Këto kërkesa alarmuan elitat në Serbisë dhe në Maqedoni, të cilat nxitën shtypjen e përgjakshme të demostratave nga ana e autoriteteve të federatës. U hap një universitet në gjuhen shqipe në Prishtinë, gjuha shqipe u njohë si gjuhë zyrtare në Kosovë, shqiparve ju lejohej shpalosja e flamurit nacional (kombëtar nga ana e shtetit shihet si nacional i RS Shqipërisë) dhe fillojë angazhimi në një planë për ndihmë zhvillimit ekonomik për Kosovën. Përbërja e autoriteve zyrtare përqëndrohej në zbatimin e pëbërjes nacionale me të cilën shqiptarët zinin pozita më të shumta në nivel lokal, republikan dhe institucionet qeverisëse të federatës. Gradualisht, udhëheqja e partisë dhe qeverisë së krahinës u zëvendësua me shqiptarë në funksione të larta. Mirëpo ndryshimet rrënjësore u bënë me kushtetuten e re të Jugosllavisë në vitin 1974-ër. Kosova si dhe Vojvodina njiheshin si elemente konstituive të federatës dhe ju garantohej nga federata autonomia kulturore dhe administrative e tyre. Fuqia e Serbisë mi krahinat ishte redukuar - dhe kishte kaluar dhe vendimet merreshin në nivel të krahinave.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fareed Zakaria, "The Rise of Illiberal Democracy", Foreign Affairs (November-December 1997): 22-43.
  2. ^ Kjo është temë e Susan Woodward -it, "Balkan Tragedy: Chaos and Dissolution after the cold War" washington, D.C.: Brookings Institution, 1995