Krevati i perandorit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Krevati i perandorit
Arkivi i filmit
Titulli shqip Krevati i perandorit
Vendi i prodhimit Tiranë
Shqipëri
Viti i prodhimit 1973
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 27:20
Ekipi realizues
Regjia Endri Keko
Skenari Dritëro Agolli
Endri Keko
Muzika e filmit Çesk Zadeja.
Kameramani Petraq Lubonja
Drejtori artistik Haxhi Dersha
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Pandi Raidhi

Filmi "Krevati i Perandorit" prodhim i vitit 1973 me metrazh të shkurtër.

Regjisor: Endri Keko, Skenari: Dritëro Agolli, Endri Keko, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Çesk Zadeja.

Aktorët në role:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në episode[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • V. Take
  • S. Baze
  • A. Sinani
  • A. Toroveci
  • S. Myftari
  • V. Ristani

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmi bazohet në poemën me fabul të Dritëro Agollit mbi hyrjen e partizanit Meke ditën e parë të çlirimit në pallatin ku më parë ka jetuar mbreti i ikur dhe më pas njerëzit e regjencave pushtuese.

« Personazhi Meke është një bari pa punë, i privuar nga popullata e tij i deleve si dhe nga populizmi shtazor i ushtruar mbi to. Larg natyrës dhe habitatit familjar, është i shtrënguar të ndryshojë zanat, t’i përshtatet kushteve të reja njerëzore. Statusi i tij i ri është ende para-modern sepse në administratën e re totalitare ai do të reduktohet në modelin e bariut kooperativist, ku natyra, toka, kafshët dhe mjetet e punës i përkasin Shtetit-bari.»

« Oborri tashmë është në duart e bariut. Oborr që duhet ri-bërë, duhet tjetërsuar si qendër e fuqisë së një shoqërie tjetër oborri, e një absolutizmi të ri që po lind aty e gjetiu. I tronditur dhe i habitur, personazhi i Mekes zhytet përherë e më tepër në turbullirën e botës së zbuluar. Sytë nuk mund të besojnë se ku ndodhet i shkreti njeri që sodit absurdin përmes tyre, lëmshin më të madh të jetës së tij. Ky vend çoroditës, prodhon iluzione e shfuqizon vizione në mendjen e Mekes dhe të kujtdo tjetër që për ndonjë shaka të hidhur pa kripë, fati do i jepte mundësinë e njohjes të së ndaluarës, pallatin çudibërës apo bllokun e hekurt të zbuluar më vonë nga shqiptari që shëtiste sy-shqyer pas rënies së diktaturës.»

Marrë nga:

Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i Vjetër dhe Lufta e Popullit, Edlora, 2012, Tiranë.

Lidhje të Jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://www.youtube.com/watch?v=4RjiJrlYfxE