Krimet serbe kundër shqiptarëve në luftërat ballkanike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Krimet ndaj shqiptarëve gjatë Luftërave Ballkanike, të kryer nga ushtria serbo-malazeze, përfshijnë ekzekutime masive, masakrime të popullatës civile, pastrime etnike, konvertime me dhunë në fenë ortodokse dhe persekutime.

Për krimet e ushtrisë serbo-malazeze gjatë pushtimit të tokave shqiptare më 1912 e 1913 kanë raportuar shtypi evropian, amerikan dhe shtypi opozitar serb. Për hulumtimin e krimeve Shoqata për paqe në botë Karnegie më 1913 kishte formuar një komision të posaçëm dhe e kishte dërguar në Ballkan.[1] Pas vështrimit të gjendjes në trevat shqiptare, anëtarët e komisionit kishin konstatuar: Shtëpitë dhe fshatra të tëra ishin shndërrua në hi, popullata e pafajshme dhe e paarmatosur është masakruar masovikisht, akte të pabesueshme të dhunës, plaçkitje dhe krime të çdo lloji-ishin mjete të cilat i kishte përdorur dhe ende i përdor ushtria serbo-malazeze, me qëllim të asgjësimit të plotë etnik të trevave të banuar tërësisht me shqiptarë.[2]

Raport i komisionit ndërkombëtar për Laftërat Ballkanike

Numri i viktimave në Vilajetin e Kosovës nën kontrollin serb vetëm në muajt e parë llogaritet të jetë rreth 25.000 njerëz.[3] Numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë viteve 1912 dhe 1913 në të gjtha trevat shqiptare nën kontrollin serb Kosta Novakoviq llogarit të jenë rreth 120.000 të dy gjinive dhe të moshave të ndryshme.[4]

Qëllimi i krimit ishte që kërkesat serbe të ndihmuara me "spastrimin etnik" dhe me manipulim statistikor para konferencës së fuqive të mëdha e cila do të konfirmojnë kufijtë e rinj.[5], Qeveria serbe shumicën e raporteve për krimet e luftës i ka pritur duke i mohuar zyrtarisht.[6] Edhe disa autorë të më vonshëm serbë të dhëna e përmendura për krimet e luftës i reduktojnë në "propagandën austro-hungareze" e cila kishte "përhapë thashethemet për mizoritë e ushtrisë serbe në Shqipëri dhe Maqedoni ndaj popullsisë myslimane." [7]

Ngjarjet e luftërave ballkanike kanë kontribuar në masë të madhe në rritjen e konfliktit serbo-shqiptar.

Raport i komisionit ndërkombëtar për Laftërat Ballkanike Për krimet e ushtrisë serbe dhe të njësive paraushtarake ndaj popullatës shqiptare ka raportuar shtypi evropian (frëng, austriak, italian, gjerman, anglez, danez, rumun, rus,), amerikan dhe ai i opozitës serbe. Raporte të shumta flasin për ekzekutimet masive të popullatës shqiptare, shkatërrimi i rëndë i qyteteve shqiptare, djegien e fshatrave, grabitjen e shtëpive, therjen e anëtarëve të familjes, përdhunimin e grave dhe vajzave dhe mizorive kundër popullatës civile. Krerët e familjeve shqiptare u masakruan gjatë kontrollit të shtëpisë, madje edhe kur nuk u gjetën armë.[8] Të burgosur shqiptarë dhe turq u detyruan të marshonin qindra kilometra, dhe në qoftë se dikush nuk qëndronte nga lodhje, binte për tokë , ai do there me bajoneta dhe lihet të kalbet në rrugë.[8] Për vrasjen e ushtarit serbë u kryen hakmarrje të pa kursyeshme ndaj popullatës civile.[8] Në shumë treva shqiptare autoritetet serbe kanë ngritur trekëmbësh për vrarje.[9] shumë shkolla në gjuhën shqipe u mbyllën.[8]

Publicisti vjenez Leo Freundlich (Freundlich Leo), i cili ka mbledhur deklarata në lidhje me krimet serbe të luftës nga shtypi evropian ka publikuar librin Golgota shqiptare, ku paraqet se masakrat janë kryer njëri pas tjetrit që kur ushtria serbe kaloi kufirin dhe pushtoi tokat e banuar nga shqiptarët.[8] Ai përfundon se krimet e Ushtrisë së Serbisë dhe repartet çetnike kryesisht ishin të drejtuara kundër myslimanëve dhe katolikëve të zonave të sapo pushtuara.[8] The New York Times më 31 dhjetor, 1912, vlerëson se këto "mizori të tmerrshme" janë rezultat i politikës së qëllimshme për zhdukjen e myslimanëve.[10]

L'Humanité parisien publikoi një raport zyrtar të Konsullit francez në Selanik, në të cilin aktivitetet serbe në Shqipëri përshkruhen si plaçkitje, shkatërrime dhe masakra[8] Fritz Magnussen, korrespondent lufte i gazetës daneze Riget raporton :. "Aktivitetet e ushtrisë serbe në Maqedoni morën karakter të një shfarosje të popullsisë shqiptare."[8]

Mjeku rumun, Dr. Leonte në gazetën e Bukuresht Adevarul të 6 janarit 1913 vlerëson se tmerret të cilat i kishte parë, të kryera nga ushtria serbe, ka tejkaluar frikën e tij më të këqe. Leon Trocki, një korrespondent lufte në Ballkan (më vonë udhëheqës i famshëm i Ushtrisë së Kuqe), në gazetën ruse Luch në janar 1913, shkruan se "serbët në Serbi e vjetër, në përpjekjet e tyre kombëtare për të korrigjuar të dhënat në statistikat etnologjike që nuk janë në favor të tyre, thjesht kanë shfarosën popullsinë myslimane në fshatra, qytete dhe në rrethe të tëra. "[11] Kosta Novakoviç, politikan i opozitës serbe i cili ishte anëtar i Trupave të ekspeditës serb në Shqipëri, thotë se" Qeveria imperialist e Serbisë nuk la asgjë pa bërë ndaj shqiptarëve gjatë pushtimit." Novakovic konstaton se shfarosja e shqiptarëve të Kosovës është kryer me qëllim të kolonizimit të Kosovës me serb , në të vërtetë për serbizimin e Kosovës.[12] Dimitrije Tucoviqi opinionit serb ia ka tërheqë vërejtjen se "është bërë përpjekje për vrasje me paramendim të një kombi të tërë," e cila është "vepër kriminale", për të cilën me doemos ka për të vuajtur".[13]

Komisioni ndërkombëtar, bisedon me refugjatët

Sipas disa raporteve, pas fitores serbe në betejën e Kumanovës, të cilin propaganda serbe portretizuar si "hakmarrje" ndaj myslimane për humbjen në Betejën e Kosovës në vitin 1389[14] turqit dhe shqiptarët e vrarë së bashku janë varrosur në një varrezë të përbashkët.[8]

Kryepeshkopi i Shkupit Lazër Mjeda raporton se pas hyrjes së ushtrisë serbe në fshatrat e Kumanovës, shumë banorë të fshatrave janë fshehur tavanet e shtëpive të tyre. Ushtria pastaj dogjën shtëpitë, duke vrarë të burgosur të cilët kishin tentuar të dilnin nga dyert e përparme të cilët ishin duke u përpjekur për të shpëtuar nga zjarri.[15] I njëjti burim thotë se fëmijët janë vrarë me bajoneta, sepse nuk ishte një nevojë për të përdorur municione me ta.[16] Korrespondenti i Luftës i gazetës së Kievës (Kievskaya Mysl ) nga Ballkani, Leon Trocki, transmeton dëshminë e ushtarit serb që shumë fshatra përreth Kumanovës janë djegur dhe se kjo skenë është përsëritur përgjatë gjithë rrugës deri në Shkup.[17]

The New York Times, mbi masakrën serbe ndaj shqiptarëve.

The New York Times thekson se midis Kumanovës dhe Shkupit janë vrarë 3,000 persona.[18]

Shkupi ishte selia administrative e Vilajetit të Kosovës para luftës, sipas disa vlerësimeve, kishte rreth 60.000 banorë, nga të cilat gjysma shqiptarë dhe turq.[17] Edhe pse ushtria serbe hyri pa rezistencës në Shkup, raportohet se repartet serbe në periudhën vijuese çdo natë hodhën në lumin Vardar nga 20-30 shqiptarë.[8] Sipas raporteve të ndryshme, krimet më të rënda kryenin grupet paraushtarak, komitet serbe, të cilët kanë kryer terror ndaj popullsisë myslimane. ,

Grupet e ushtarëve të dehur gjatë natës thyen dyert dhe hyrën bë shtëpitë grabitën, masakruan, therën, dhe janë regjistruar raste të shumta të dhunimit të grave dhe vajzave.[8] Ka ndodh se çetnikët serbë vranë shqiptarët në rrugë, pa i dhënë askujt kurfar llogarie.[8]

Shqiptarët e vrarë shpesh nuk janë varrosur, sepse toka ishte ngrirë gjatë dimrit, dhe kufomat u hodhën në puse. Me sa duket janë numëruar 38 puse në rrethinën e Shkupit plot me kufoma shqiptare.[8] Kryepeshkopi Lazër Mjeda raporton se prapa kalasë së qytetit ishte një hendek i madh, në të cilën u hodh mbi njëqind kufomave shqiptare dhe se në vendin Kisella Vodë është një varr masiv i 80 shqiptarëve.[15]

Rajhpost (Reichspost) citon rastin e pacientëve shqiptarë në një spital në Shkup, në të cilin gjatë vizitës së parë ishin 132 ndërsa në ditën tjetër ishin 80 dhe një ditë pas vetëm 30. Pacientëve shqiptare iu është hequr ushqimi dhe uji , dhe disa vdiqën nga uria. Shumë u hodhën të gjallë në Vardari.[8]

Dëshmitarët okularë raportuan se ushtarët mes veti kanë biseduar në lidhje me vrasjen dhe plaçkitjen shqiptarëve, sikur të ishte diçka normale.[17] Masa e njerëzve erdhën madje edhe nga Shumadia për të plaçkitur fshatrat shqiptare përreth.[17] Disa merrnin kuaj dhe bagëti, madje disa kanë hequr dritaret dhe dyert shtëpive të shqiptarëve.[17]

Raporti i komisionit ndërkombëtar citon deklaratën e Vasil Smilev, mësuesit nga Shkupi, i cili ishte dëshmitar kur trupat serbe masakruan refugjatët shqiptarë , gjashtëdhjetë burra dhe gra, në afërsi të fshatit e Butel.[19] Smilev këtë krim e kishte raportuar në konsullatën ruse. Konsulli austro-hungarez në Shkup fon Hajmrot raporton se i gjithë Shkupi ka parë duke u djegur fshatrat.[20]

Është vlerësuar se rreth 2,000 shqiptarë mysliman janë masakruar në trevën e Shkupit.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Dubravka Stojanović, U spirali zločina: balkanski ratovi
  2. ^ Izveštaj Međunarodne komisije (str. 151)
  3. ^ Nadbiskup Lazër Mjeda, Izveštaj o srpskom osvajanju Kosova i Makedonije/ http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1913_6.html
  4. ^ Kosta Novaković, Srbizacija i kolonizacija Kosova
  5. ^ http://www.danas.rs/dodaci/vikend/otpor_okupaciji_i_modernizaciji.26.html?news_id=105029 /Civil resistance in Kosovo, by Howard Clark https://books.google.com/books?id=OTW9XKUmrxsC&pg=PA10&lpg=PA10&dq=Ferizovic+renamed+Urosevac&source=bl&ots=NLelfTkW8w&sig=nDRzz3Z0Z09Cb9bIycD92xVp8pk&hl=en&ei=iGtGS6vKGsOz4QaJ9dn3Ag&sa=X&oi=book_result&ct=result#v=onepage&q=Ferizovic%20renamed%20Urosevac&f=false
  6. ^ Civil resistance in Kosovo, by Howard Clark https://books.google.com/books?id=OTW9XKUmrxsC&pg=PA10&lpg=PA10&dq=Ferizovic+renamed+Urosevac&source=bl&ots=NLelfTkW8w&sig=nDRzz3Z0Z09Cb9bIycD92xVp8pk&hl=en&ei=iGtGS6vKGsOz4QaJ9dn3Ag&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CAcQ6AEwAA#v=onepage&q=Ferizovic%20renamed%20Urosevac&f=false
  7. ^ Knjga O Kosovu http://www.kosovo.net/sk/rastko-kosovo/istorija/knjiga_o_kosovu/bogdanovic-kosovo_3.html
  8. ^ a b c d e f g h i j k l m n Leo Frojndlih, Albanska golgota http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1913_1.html
  9. ^ Kosta Novaković, Srbizacija i kolonizacija Kosova http://www.kosova.com/arkivi1997/expuls/dok5.htm
  10. ^ Srpska vojska je ostavila krvavi trag (The New York Times, 31. decembar 1912.) http://query.nytimes.com/mem/archive-free/pdf?_r=2&res=9D0CEEDA1E3AE633A25752C3A9649D946396D6CF&oref=slogin
  11. ^ Kristofer Hičens, Nezavisno Kosovo
  12. ^ Kosta Novaković, Srbizacija i kolonizacija Kosova http://www.kosova.com/arkivi1997/expuls/dok5.htm
  13. ^ Seobe Dimitrija Tucovića http://www.vreme.com/cms/view.php?id=347001
  14. ^ Ljubinka Trgovčević, The Kosovo Myth in the First World War “To get revenge for Kosovo” implied to restore the state, free the territories where it once existed, i.e. first Kosovo polje and drive away “non-believers”, i.e. Turks. The example from the Balkan Wars is the slogan “For Kosovo Kumanovo” (victory over Turks in 1912, when Kosovo and Macedonia were annexed to Serbia) Leo Frojndlih, Albanska golgota
  15. ^ a b Nadbiskup Lazar Mjeda, Izveštaj o srpskom osvajanju Kosova i Makedonije http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1913_6.html
  16. ^ http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1913_6.html
  17. ^ a b c d e Lav Trocki, Iza kulisa Balkanskog rata http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1912_2.html
  18. ^ Srpska vojska je ostavila krvavi trag (The New York Times, 31. decembar 1912.)
  19. ^ Izveštaj Međunarodne komisije (str. 281
  20. ^ Konzul fon Fajmrot, Izveštaj o situaciji u Skoplju i Kosovu nakon srpke invazije http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1913_5.html

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]