Krishna Mandapa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hyrja e Krishna Mandapas

Krishna Mandapa ose Krishna Mandapam (i quajtur edhe Mandapa e Krishnës[1] si dhe Tempulli shpellor i Krishnës[2]) është një monument në Mahabalipuram, në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu. Është një mandapa artificiale e skalitur në shkëmb dhe një nga Tempujt shpellorë të Mahabalipuramit kushtuar Krishnas. Pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram, tempulli është shpallur që nga viti 1984 pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.[1] Është një nga shumë mandapat karakteristike në Mahabalipuram me një portik të cekët shpelle të skalitur në faqen e shkëmbit.[3] I datuar nga mesi i shekullit të VII, hyrja e tij e gërmuar ka kolona që të çojnë te një holl. Skalitje të shquara brenda janë panelet skupturore që paraqesin mitin e Krishna-s duke ngritur kodrën Govardhana për të mbrojtur tufat e lopëve dhe gopit (mjelëset) nga shirat e rrëmbyer dhe përmbytjet; portretizimi skulpturor "më poetik dhe i këndshëm" indian, duke përfshirë edhe atë të Angkorit, i kësaj legjende[4] si dhe skenat e Krishna-s duke festuar me mjelëset.[5][6]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje e përgjithshme e hyrjes së Krishna Mandapas, në 1885

Tempulli shpellor Krishna gjendet në Mamallapuram (i njohur zyrtarisht si Mahabalipuram), një fshat i vogël 30 km në jug të Chennai-t, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu.[7] shpella e skalitur në shkëmb gjendet mbi një kodër pranë relievit në qiell të hapur Zbritja e Gangut.[8]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krishna Mandapa është një shembull i Arkitekturës shkëmbore të Indisë i datuar nga mesi i shekullit të VII, të dinastisë Pallava. Ky tempull shpellor i skalitur në shkëmb është një dëshmi e vishwakarma-s së lashtë të Sthapathi-ve (skulptorë). Fillimishtë një reliev në qiell të hapur, ishte i mbyllur brenda mandapas ose shpellës në shekullin e XVI gjatë perandorisë Vijayanagara.[7]

Planimetria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella e Krishnës e drejtuar nga lindja ka një gjatësi prej 8.8 metrash dhe një lartësi prej 3.7 m dhe është një mandapa me kolona.[9]

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një reliev në faqen shkëmbore i Krishnës duke ngritur kodrën Govardhan te Krishna Mandapa
Pamje tjetër e Krishna mandapas bashkë me relievin e zbritjes së Gangut

Shpella e skalitur në shkëmb është e thjeshtë në dizajn dhe planimetri, me dekorime minimale. Është një nga dhjetë shpellat e skalitura nga faqet e shkëmbit dhe një nga më të vjetrat në Mahabalipuram. Në krijimin e shpellës, skalitësit punuan në faqen e shkëmbit për të krijuar konturet dhe lëmuar faqen e shkëmbit për të përcaktuar konturet e façatës. Kjo u ndoq nga skalitja e kolonave në sipërfaqet e lëmuara dhe krijimin e paneleve katrore në të cilat u skalitën relieve fetare mbi temat e Hinduizmit. Dalta ishte mjeti bazë i përdorur për të përvijuar konturet me projeksione për tu skalitur në fazën e mëvonshme të skalitjes. Thellësia u diktua nga numri i dhomave për tu hapur në shkëmb. Skalitja e imazheve u fillua pas lëmimit të mureve dhe kolonave.[8]

Reliev i Krishna Mandapas

Shpella ka nëntë relieve të skalitura në sipërfaqen e shkëmbit, të gjitha të datuara nga shekulli i VII por të rinovuara më tej me shtesa të bëra në shekullin e XVI. Një reliev i shquar portretizon Krishnën duke ngritur kodrën mitike Govardhana mbi gishtin e dorës së tij të majtë për të shpëtuar njerëzit nga shirat e rrëmbyeshëm të hedhur nga Indra. Njerëzit me bagëtitë e tyre janë treguar të strehuar poshtë kodrës. Miti i treguar në këtë panel është i lidhur me Indrën. Indra ishte mërzitur me njerëzit e fshatit (tani Mathura) pasi ata e kishin ndërprerë një festë në nder të tij. Ai krijoi një stuhi gjigande me shira të rrëmbyer, duke kërcënuar jetën e fshatarëve. Krishna, i ishte nga i njëjti fshat, ngriti kodrën Govardhana (afër Mathuras), duke krijuar një ombrellë mbrojtëse dhe duke shpëtuar kështu fshatin, banorët e tij dhe tufat e lopëve. Në këtë reliev, Krishna është i shoqëruar nga tre femra në të djathtën e tij; një nga to supozohet se është Radha, e dashura e tij e fëmijërisë, pasi ajo është paraqitur e veshur me një kurorë kirita makuta, një shirit gjoksi dhe shumë zbukurime. Në të djathtën e tij qëndrojnë dy figura, një mashkullore dhe një femërore. Për më tepër, në panel ndodhen mjaft imazhe të tjera kafshësh dhe fshatarësh.[9][10]

Në një tjetër reliev, Krishna është paraqitur në një humor të gëzueshëm me gopit e tij (mjelëset), një pasqyrim i rolit të tij të dyfishtë si qenie hyjnore.[10][11][12] Relievet e tjera në muret e shpellës paraqesin: një të moshuar duke mbajtur një fëmijë në supet e tij, një skenë fshati duke mjelë një lopë me lopën që lëpin viçin e saj; gopit me enë uji në kokat e tyre midis një tufe lopësh duke i rënë një fyelli; një gdhëndës druri duke ecur me një sëpatë dhe një grua duke mbajtur një enë me qumësht dhe një tufë bari; dhe një fëmijë duke përqafuar mamanë e tij.[10] Relievi i Krishnës e paraqet atë gjithashtu duke i rënë një fyelli në fusha. Paneli për më tepër paraqet një dem në këmbë, që është skalitur mjeshtërisht nga artistët Pallava. Në veçanti, skalitjet në shpellën e Krishnës janë konsideruar si riinterpretime shumë realistike të temave të mitologjisë hindu.[13]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Group of Monuments at Mahabalipuram". World Heritage. Marrë më 8 shkurt 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Tourist Guide to Tamil Nadu; Sura Books, fq. 28
  3. ^ Rina Kamath: Chennai; 1 shtator 2000, Orient Blackswan, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-250-1378-5, fq. 124–
  4. ^ Ali Javid & Tabassum Javeed: World Heritage Monuments and Related Edifices in India (500 B/W illustr.); Algora Publishing, 2008, isbn 9780875864846, fq. 171
  5. ^ Pippa de Bruyn, Keith Bain, David Allardice & Shonar Joshi: Frommer's India; 18 shkurt 2010, John Wiley & Sons, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-0-470-64580-2, fq. 335
  6. ^ "General view of the entrance to the Krishna Mandapa, Mamallapuram". Online Gallery of British Library. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 22 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b "General view of the entrance to the Varaha Cave Temple, Mamallapuram". British Library. Marrë më 18 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  8. ^ a b George Michell: The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms; 1977, University of Chicago Press, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-0-226-53230-1, fq. 81–
  9. ^ a b "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part IV". Open Air Bas-Reliefs. Puratatva.com. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2013. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b c "World Heritage Sites – Mahabalipuram – Monolithic Temples". Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2013. Marrë më 23 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "General view of the entrance to the Krishna Mandapa, Mamallapuram". Online Gallery of British Library. Marrë më 23 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  12. ^ "Sights in Mamallapuram (Mahabalipuram)". Lonely planet. Marrë më 30 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Subodh Kapoor: The Indian Encyclopaedia: Mahi-Mewat; 2002, Cosmo, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-7755-272-0, fq. 4545–

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]