Kristi Qose
| Të dhënat vetjake | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Kristi Qose | ||
| Data e lindjes | 10 qershor 1995 (31 vjeç) | ||
| Vëndi i lindjes | Bilisht, Korçë, Shqipëri | ||
| Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in) | ||
| Pozicioni | Mesfushor-mbrojtës | ||
| Të dhënat e ekipit | |||
Ekipi aktual | AF Elbasani | ||
| Numri | 42 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2009–2014 | PAOK | ||
| 2012 | → Iraklis Thessaloniki (huazim) | ||
| Karriera me klube* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2013–2017 | PAOK | 1 | (0) |
| 2014–2015 | → Apollon Pontou (huazim) | 0 | (0) |
| 2015–2016 | → Panserraikos (huazim) | 10 | (0) |
| 2016–2017 | → Zemplín Michalovce (huazim) | 25 | (0) |
| 2017–2020 | Ružomberok | 77 | (14) |
| 2020–2022 | Karviná | 71 | (9) |
| 2022 | Viktoria Plzeň | 1 | (0) |
| 2023 | Zemplín Michalovce | 11 | (0) |
| 2023–2024 | FC Košice | 27 | (2) |
| 2024– | AF Elbasani | 30 | (2) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2013–2014 | Shqipëria U19 | 4 | (0) |
| 2014–2015 | Shqipëria U21 | 6 | (0) |
| 2014–2019 | Shqipëria | 3 | (0) |
|
* Club domestic league appearances and goals as of 31 mars 2025 ‡ Kombëtarja caps and goals as of 12 shkurt 2020 | |||
Kristi Qose (lindur më 10 qershor 1995) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor-mbrojtës për klubin shqiptar AF Elbasani.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qose lindi në Korçë dhe familja e tij emigroi në Greqi kur ai ishte ende fëmijë. Në vitin 2009, ai u bë pjesë e akademisë së PAOK-ut; aty ai gjeti shqiptarin tjetër Ergys Kaçe, me të cilin do të luante në të ardhmen në ekipin kombëtar.[1]
Kaçe bëri debutimin e tij si profesionist me PAOK-un më 13 prill 2014 duke luajtur 90 minuta të plota në humbjen 3–2 kundër Levadiakos.[2][3]
Në gusht 2014, Qose u huazua te Apollon Pontou për të fituar përvojë. Pas vetëm një sezoni, ku ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje, Qose u rikthye te PAOK-u përpara se të huazohej menjëherë te Panserraikos për sezonin 2015–16.[4] Për sezonin 2016–17, ai u huazua te Zemplín Michalovce.[4]
Më 14 shkurt 2020, Qose firmosi një kontratë për vite e gjysëm me klubin çek Karviná.[5] Ai debutoi një ditë më vonë në fitoren 2–0 kundër Zlín në kampionat, si dhe shënoi golin e parë më 8 mars në një tjetër fitore 2–0, këtë herë kundër Příbram. Në sezonin 2020–21, Qose u dallua me performancat e tij në mesfushë, duke shënuar edhe 7 gola.[6][7]
Më 30 maj 2022, Qose firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin elitar çek Viktoria Plzeň.[8][9] Në gusht 2022, gjatë kohës që po luante një ndeshje në Ligën e Tretë Çeke me ekipin B, Qose u ndëshkua me karton të kuq dhe reagoi duke ofenduar gjyqtarin e ndeshjes. Për këtë veprim, ai u dënua me katër muaj pezullim nga Federata Çeke e Futbollit si dhe kontrata e tij u ndërpre nga klubi.[10]
Në shkurt 2023, Qose u transferua te Zemplín Michalovce në Ligën e Parë Sllovake, duke u rikthyer në klub pas shtatë vitesh.[11] Ai u aktivizua në 11 ndeshje gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2022–23, duke u larguar pas përfundimit të tij.
Mē 16 korrik 2024, AF Elbasani njoftoi transferimin e Qoses si lojtar i lirë.[12] Ai bëri debutimin e tij në Kategorinë Superiore në humbjen 2–1 kundër Dinamos në javën e tretë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 79të.[13] Qose shënoi dy golat e parë me klubin më 31 mars 2025 në fitoren 2–1 kundër Tiranës.[14]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në nëntor 2013, Qose u aktivizua me ekipin nën-19 në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2014, duke debutuar në humbjen 1–0 kundër Greqisë në ndeshjen hapëse të grupit.[15] Ai gjithashtu luajti si titullar në dy ndeshjet e tjera kundër Sllovakisë dhe Bullgarisë me Shqipërinë që e mbylli grupin në vendin e fundit.[16][17]
Në maj 2014, Qose mori ftesën e parë në ekipin nën-21 ngs trajneri Skënder Gega për ndeshjen miqësore kundër Italisë.[18] Ai gjithashtu mori pjesë në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2017,[19] duke luajtur si titullar në fitoren 2–0 kundër Lihtenshtajnit në ndeshjen hapëse.[20]
Më 6 qershor 2014, Qose u ftua për herë të parë në ekipin e parë kombëtar nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër San Marinos.[1] Ai debutoi në këtë ndeshje duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat e fundit me Shqipërinë që fitoi 3–0.[7][21] Në mars 2019, Qose u ftua nga trajneri Christian Panucci për dy ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2020 kundër Turqisë dhe Andorrës, duke u rikthyer në ekipin kombëtar pas gati pesë vitesh.[22][7] Pavarësisht se nuk u aktivizua në këto ndeshje, Qose vazhdoi të thirrej rregullisht gjatë fushatës kualifikuese të Euro 2020, duke luajtur 6 minuta në fitoren 2–0 kundër Moldavisë më 11 qershor dhe 45 minuta në humbjen 2–0[23] kundër Francës më 17 nëntor.[24]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qose është një mesfushor-mbrojtës i cili dallohet për shtatëlartësinë e tij dhe forcën fizike.[7] Ai mund të luaj edhe si mesfushor-qëndror ose si qëndër-mbrojtës.[25][4]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qose zotëron pasaportën shqiptare dhe atë greke.[25] Ai është tifoz i klubit italian Milan dhe idhulli i tij i fëmijërisë ishte Yaya Touré.[7]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 31 mars 2025[26]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Gjithsej | |||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| PAOK | 2013–14 | Super Liga Greke | 1 | 0 | 0 | 0 | — | 1 | 0 | |
| Apollon Pontou (huazim) | 2014–15 | Liga e Futbollit (Greqia) | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 1 | 0 | |
| Panserraikos (huazim) | 2015–16 | Liga e Futbollit (Greqia) | 10 | 0 | 3 | 0 | — | 13 | 0 | |
| Zemplín Michalovce (huazim) | 2016–17 | Niké liga | 25 | 0 | 3 | 0 | — | 28 | 0 | |
| Ružomberok | 2017–18 | Niké liga | 33 | 2 | 6 | 1 | 6[a] | 1 | 45 | 4 |
| 2018–19 | Niké liga | 29 | 9 | 1 | 1 | — | 30 | 10 | ||
| 2019–20 | Niké liga | 15 | 2 | 1 | 0 | 2[a] | 0 | 18 | 2 | |
| Gjithsej | 77 | 13 | 8 | 2 | 8 | 1 | 93 | 16 | ||
| Karviná | 2019–20 | Liga e Parë Çeke | 12 | 1 | 0 | 0 | — | 12 | 1 | |
| 2020–21 | Liga e Parë Çeke | 28 | 7 | 0 | 0 | — | 28 | 7 | ||
| 2021–22 | Liga e Parë Çeke | 31 | 1 | 2 | 0 | — | 33 | 1 | ||
| Gjithsej | 71 | 9 | 2 | 0 | — | 73 | 9 | |||
| Viktoria Plzeň | 2022–23 | Liga e Parë Çeke | 1 | 0 | 0 | 0 | 2[b] | 0 | 3 | 0 |
| Zemplín Michalovce | 2022–23 | Niké liga | 11 | 0 | 0 | 0 | — | 11 | 0 | |
| FC Košice | 2023–24 | Niké liga | 27 | 2 | 1 | 0 | — | 28 | 2 | |
| AF Elbasani | 2024–25 | Kategoria Superiore | 30 | 2 | 4 | 0 | — | 34 | 2 | |
| Gjithsej karriera | 253 | 26 | 21 | 2 | 10 | 1 | 284 | 29 | ||
- 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Shqipëria | 2014 | 1 | 0 |
| 2019 | 2 | 0 | |
| Gjithsej | 3 | 0 | |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "Rrahmani, Qose dhe Dosti, tri risitë ndaj San Marinos…". Panorama Sport. 6 qershor 2024. Marrë më 1 prill 2025.
- ↑ "Eurogol i Hykës, Lorik Cana del me të kuqe". Panorama Sport. 14 prill 2014. Marrë më 1 prill 2025.
- ↑ "Levadiakos vs. PAOK 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 13 prill 2014. Marrë më 3 prill 2025.
- 1 2 3 "Rrëfehet "sllovaku" Kristi Qose: Kombëtarja dhe idhulli Jaja Ture!". Gazeta Si. 27 janar 2019. Marrë më 4 prill 2025.
- ↑ "Kristi Qose largohet nga Sllovakia, transferohet në Çeki". Gazeta Si. 14 shkurt 2020. Marrë më 1 prill 2025.
- ↑ "Mesfushori shqiptar nuk di të ndalet me gola, në formacionin e javës në Sllovaki". Panorama Sport. 19 shkurt 2019. Marrë më 1 prill 2025.
- 1 2 3 4 5 "Një gjigant për mesfushën, zbulohet risia e Panuçit në listën e Kombëtares". Panorama Sport. 8 mars 2019. Marrë më 2 prill 2025.
- ↑ "Zyrtare/ "Shtatlartë dhe shumë i fortë", Kristi Qose firmos me kampionët e Çekisë". Top-Channel.tv. 30 maj 2022. Marrë më 1 prill 2025.
- ↑ "Midfielder Kristi Qose is our next singing". FC Viktoria Plzeň. 30 maj 2022. Marrë më 1 prill 2025.
- ↑ "Plzeň se rozloučila s Qosem. Za inzultaci rozhodčího dostal zákaz činnosti na čtyři měsíce". efotbal.cz (në çekisht). 25 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2023. Marrë më 7 shtator 2023.
- ↑ "Tre ndeshje me Kombëtaren, mesfushori kuqezi firmos në Sllovaki". Shqiptarja.com. 8 shkurt 2023. Marrë më 1 prill 2025.
- ↑ "ZYRTARE/ Elbasani 'blindon' mesfushën, vjen prezantimi i Kristi Qoses". Newsport.al. 16 korrik 2024. Marrë më 1 prill 2025.
- ↑ "Superliga/ Dinamo merr fitoren e parë, mposht 2-1 AF Elbasanin! Tirana abonohet me barazimin, 1-1 kundër Egnatias". Shqiptarja.com. 1 shtator 2024. Marrë më 1 prill 2025.
- ↑ "I dha fitoren Elbasanit ndaj Tiranës, ish-lojtari i Kombëtares: Shyqyr mungoi Musta se…". Panorama Sport. 31 mars 2025. Marrë më 1 prill 2025.
- ↑ "Under-19 2014 - Greece-Albania" (në anglisht). UEFA. Marrë më 2 prill 2025.
- ↑ "Albania U19 vs. Slovakia U19 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 14 nëntor 2013. Marrë më 2 prill 2025.
- ↑ "Bulgaria U19 vs. Albania U19 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 17 nëntor 2013. Marrë më 2 prill 2025.
- ↑ "Shpallet lista e ekipit U-21, kundër Italisë". fshf.org (në anglisht). Federata Shqiptare e Futbollit. 17 shtator 2016. Marrë më 2 prill 2025.
- ↑ "Shpresat nisin kualifikimet kundër Lihtenshtajnit". aSport.al. 17 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2016. Marrë më 17 mars 2015.
- ↑ "U21, Shqipëria thyen 2-0 Lihtenshtejnin, vendosin golat e Latifit dhe Rei Manajt". Panorama Sport. 28 mars 2015. Marrë më 28 mars 2015.
- ↑ "Kombëtarja fiton 3-0 ndaj San Marinos". albayjet.net. 9 qershor 2014. Marrë më 2 prill 2025.
- ↑ "Rikthimi në Kombëtare, rrëfehet Kristi Qose: Dua Serinë A, idhull kam pasur… Jaja Turenë (E PLOTË)". Panorama Sport. 14 mars 2019. Marrë më 2 prill 2025.
- ↑ "Kuqezinjtë i kthehen fitores, Shqipëria mposht 2-0 Moldavinë". Vizion Plus. 11 qershor 2019. Marrë më 2 prill 2025.
- ↑ "Shqipëria humbet me kampionët e botës". TV Klan. 18 nëntor 2019. Marrë më 2 prill 2025.
- 1 2 "Kristi Qose" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2024. Marrë më 3 prill 2025.
- ↑ "Kristi Qose" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 4 prill 2025.
- ↑ Benjamin Strack-Zimmermann. "Kristi Qose" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- ↑ "Kristi Qose". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lindje 1995
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë nga Korça
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në PAOK F.C.
- Futbollistë në Panserraikos F.C.
- Futbollistë në MFK Zemplín Michalovce
- Futbollistë në MFK Ružomberok
- Futbollistë në MFK Karviná
- Futbollistë në FC Viktoria Plzeň
- Futbollistë në FC Košice (2018)
- Futbollistë në AF Elbasani
- Futbollistë në Kategoria Superiore