Shko te përmbajtja

Kriza e Grenlandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Kriza e Groenlandës)
Grenlanda është pjesë e rajonit nordik.

Konfrontimi midis Shteteve të Bashkuara, nga njëra anë, dhe Danimarkës, Bashkimit Evropian dhe disa vendeve anëtare të NATO-s, nga ana tjetër, është cilësuar si kriza më e rëndë transatlantike në disa breza. Kjo situatë u zhvillua gjatë presidencës së dytë të Donald Trump, kur SHBA-të ndërmorën një fushatë aktive me synim aneksimin e Grenlandës, një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, banorët e të cilit janë gjithashtu qytetarë të Bashkimit Evropian.[1][2]

Trump kishte tentuar edhe më herët të blinte Grenlandën gjatë mandatit të tij të parë, por si qeveria daneze ashtu edhe ajo e Grenlandës e hodhën poshtë këtë ide, duke theksuar se territori nuk është në shitje.[3] Pas përshkallëzimeve të vazhdueshme në vitet 2025 dhe 2026, veprimet e Shteteve të Bashkuara u përshkruan nga akademikë dhe komentatorë si një formë lufte hibride[4] dhe çuan në shpërthimin e një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së në vitin 2026.[5]

Që nga rizgjedhja e tij në vitin 2024, Donald Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur me pushtimin e Grenlandës dhe ka përhapur pretendime të rreme mbi historinë dhe situatën e sigurisë së ishullit. [6]Administrata e tij e ka cilësuar Grenlandën si thelbësore për sigurinë kombëtare të SHBA-së,[7] duke argumentuar se Danimarka nuk është në gjendje ta mbrojë atë nga prania kineze dhe ruse. Trump ka shprehur gjithashtu mospërfillje ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe gatishmëri për të sakrifikuar NATO-n në favor të pushtimit të Grenlandës.[8] Gjithashtu presidenti Trump ka lidhur gatishmërinë për pushtimin e ishullit me mosdhënien e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2025.[9]

Në vitin 2025, Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes përfshiu për herë të parë Shtetet e Bashkuara në vlerësimin e tij zyrtar të kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, krahas Rusisë dhe Kinës.[10][11] Raporti paralajmëroi gjithashtu se Grenlanda po shënjestrohet nga fushata të huaja ndikimi, përfshirë aktorë të lidhur me Trumpin.[12]

Kryeministrat e Grenlandës dhe Danimarkës hodhën poshtë çdo mundësi të marrjes së kontrollit nga Shtetet e Bashkuara.[13] Qeveria daneze deklaroi se forcat e saj do të mbronin Grenlandën në rast sulmi dhe se çdo pushtim do të përballej me përgjigje të menjëhershme ushtarake.[14] [15]Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes, Rasmus Jarlov, tha se Danimarka do të aktivizonte Nenin 5 të NATO-s nëse do të sulmohej nga SHBA-të.[16] Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, paralajmëroi se një pushtim i Grenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s dhe do të detyronte BE-në të mbështeste Danimarkën.[17]Danimarka, së bashku me tetë aleatë të NATO-s, ka vendosur përforcime ushtarake në Grenlandë në kuadër të Operacionit “Arctic Endurance”, me qëllim mbrojtjen e territorit.[18][19] Si reagim ndaj këtij zhvillimi, Donald Trump nisi një luftë tregtare kundër Bashkimit Evropian. Si pasojë, udhëheqësit e BE-së vendosën të shtyjnë miratimin e marrëveshjes së propozuar tregtare BE–SHBA[20] dhe, njëkohësisht, diskutuan mundësinë e përdorimit të Instrumentit Anti-Shtrëngim të BE-së për të synuar Shtetet e Bashkuara.[21]

Protesta të gjera kundër Shteteve të Bashkuara u zhvilluan në Grenlandë në vitin 2025 dhe u përsëritën në vitin 2026 në Grenlandë dhe Danimarkë nën sloganin “Larg duart nga Grenlanda”. [22]“Grenlanda nuk është në shitje” u bë një nga parullat kryesore të protestave anti-Trump.[23][24] Në janar 2026, një sondazh i YouGov tregoi se vetëm 8% e amerikanëve mbështesnin kërcënimin e Trump për pushtimin e Grenlandës, ndërsa 73% ishin kundër. [25]Në të njëjtën periudhë, një delegacion dypartiak i Kongresit amerikan vizitoi Kopenhagenin për të riafirmuar mbështetjen për marrëdhëniet SHBA–Danimarkë.[26][27]

Më 21 janar 2026, Trump ndryshoi në mënyrë drastike qëndrimin, thuhet pas presionit nga këshilltarët që kundërshtonin një pushtim. Ai përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake kundër Groenlandës dhe më vonë hoqi dorë nga kërcënimi për tarifa doganore, pas bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Trump tha se ishte arritur një kornizë për një marrëveshje të ardhshme, e cila do të përfshinte bashkëpunim ushtarak dhe bashkëpunim për zhvillimin e burimeve minerare.[28][29]

Mbreti Frederik X dhe kryeministri i Grenlandës, Múte Bourup Egede, gjatë një vizite në Bazën Hapësinore Pituffik, të përshëndetur nga komandanti amerikan Jason Terry, më 29 qershor 2024.

Grenlanda është një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, i lidhur historikisht me mbretëritë skandinave të Danimarkës dhe Norvegjisë për më shumë se një mijë vjet. Vendosja nordike në ishull nisi në vitin 986, ndërsa në shekullin XIII mbërritën Inuitët, të cilët sot përbëjnë shumicën e popullsisë, së bashku me një pakicë daneze dhe persona me prejardhje të përzier Inuit-daneze.[30] Grenlandezët janë qytetarë të BE-së dhe ruajnë lidhje të ngushta familjare dhe kulturore me Danimarkën, ku jeton një numër i konsiderueshëm prej tyre.[31]

Grenlanda u përfshi në Mbretërinë e Norvegjisë në vitin 1261 dhe, pas bashkimit norvegjezo-danez në vitin 1380, kaloi nën Kurorën Daneze. Traktati i Kielit i vitit 1814 e konfirmoi Grenlandën si territor danez pas Luftërave Napoleonike. Në vitin 1916, Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht sovranitetin danez mbi Grenlandën, ndërsa Danimarka shpalli sovranitet të plotë mbi ishullin në vitin 1921.[32] Në vitin 1933, Norvegjia pranoi vendimin e Gjykatës së Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare që konfirmonte sovranitetin danez dhe hoqi dorë nga çdo pretendim territorial.

Kushtetuta daneze e vitit 1953 i dha fund statusit kolonial të Grenlandës, duke e integruar atë në shtetin danez me pëlqimin e Këshillit Provincial të Grenlandës.[32] Pas referendumit të vitit 1979, Grenlanda fitoi vetëqeverisje në çështjet e brendshme, ndërsa Danimarka mbeti përgjegjëse për mbrojtjen dhe politikën e jashtme. Në vitin 2009, Grenlanda u njoh sipas së drejtës ndërkombëtare si një popull me të drejtë vetëvendosjeje të jashtme.[32]

Si pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe rajonit nordik, Grenlanda është anëtare e asociuar e Këshillit Nordik dhe një Territor Jashtë Shtetit i BE-së, ndërsa Danimarka, si shtet themelues i NATO-s, nënshkroi në vitin 1951 Marrëveshjen e Mbrojtjes së Grenlandës me SHBA-në, e cila njeh sovranitetin danez mbi ishullin[33] dhe ka rregulluar praninë ushtarake amerikane, e cila arriti kulmin gjatë Luftës së Ftohtë dhe u reduktua ndjeshëm deri në vitin 2026.[34]

Në vitin 2025, Danimarka forcoi praninë e saj mbrojtëse në Arktik, udhëhoqi një stërvitje të madhe të NATO-s në Grenlandë me mbi 550 ushtarë nga disa vende evropiane dhe njoftoi një plan investimi prej 14.6 miliardë për rritjen e mbrojtjes arktike.[35][36]

Gjatë mandatit të tij të parë, presidenti amerikan Donald Trump propozoi blerjen e Grenlandës, por qeveritë e Danimarkës dhe Grenlandës e hodhën poshtë idenë, duke theksuar se territori nuk është në shitje sipas kushtetutës daneze; kryeministrja Mette Frederiksen e cilësoi propozimin si “absurd[3]”, ndërsa autoritetet Grenlandeze deklaruan se janë të hapura për investime, por jo për shitjen e territorit.[37]

Veprimet e SHBA-së kundër Grenlandës dhe Danimarkës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe bashkëshortja e tij, Usha Vance, gjatë një vizite pa ftesë në Bazën Hapësinore Pituffik më 28 mars 2025.

Që nga rizgjedhja e tij në vitin 2024, Donald Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur Grenlandën dhe Danimarkën, duke refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës dhe duke ndërmarrë veprime të cilësuara si provokuese. Para marrjes së detyrës në vitin 2025, ai deklaroi se Grenlanda ishte thelbësore për SHBA-në dhe nuk përjashtoi përdorimin e presionit ekonomik ose ushtarak.[38]

Në janar, Donald Trump Jr. zhvilloi një vizitë private në Grenlandë, e cilësuar nga politikanë vendas si e inskenuar, gjatë së cilës shoqëruesit e tij shpërndanë kapele MAGA.[39] Njëkohësisht mediat raportuan gjithashtu se një ushtarak amerikan kishte kërkuar informacion mbi infrastrukturën e Grenlandës nga Komanda e Përbashkët Arktike.[40]

Në muajt pasues, kongresmeni republikan Buddy Carter paraqiti një projektligj për aneksimin e Grenlandës dhe riemërtimin e saj, ndërsa zëvendëspresidenti amerikan JD Vance vizitoi pa ftesë Bazën Hapësinore Pituffik, duke kritikuar Danimarkën.[41] Vizita u dënua si provokim nga autoritetet Grenlandeze dhe daneze dhe u pasua nga shkarkimi i komandantes amerikane Susannah Meyers nga Trump.[42][43]

Administrata Trump u akuzua për përpjekje ndikimi dhe infiltrimi në shoqërinë Grenlandeze përmes mediave sociale dhe aktorëve të lidhur me Trumpin,[44][45] çka çoi në monitorim nga shërbimet daneze të sigurisë dhe në një krizë diplomatike pas emërimit të Jeff Landry si i dërguar special me deklarata për aneksim.[46]

Në fillim të janarit 2026, zyrtarë të administratës Trump deklaruan se SHBA-të kishin të drejtë të merrnin Grenlandën, kërcënuan me veprime ushtarake dhe diskutuan aneksimin ose blerjen e ishullit[47], ndërsa Trump urdhëroi përgatitjen e planeve për një pushtim të mundshëm, veprim që u përball me kundërshtime nga udhëheqja ushtarake.[48]

Pak ditë më vonë, Donald Trump deklaroi se nuk ndihej i lidhur nga e drejta ndërkombëtare, sugjeroi se SHBA-të mund të zgjedhin midis pushtimit të Grenlandës dhe ruajtjes së NATO-s,[8] dhe këmbënguli se kontrolli i plotë i ishullit ishte i nevojshëm, duke paralajmëruar se SHBA-të do të vepronin “në një mënyrë ose në një tjetër” për ta marrë Grenlandën.

Kongresmeni republikan Randy Fine propozoi aneksimin e Grenlandës përmes të ashtuquajturit “Akti i Aneksimit dhe Shtetësisë së Grenlandës”,[49] ndërsa Trump vazhdoi kërcënimet ndaj autoriteteve Grenlandeze dhe zyrtarët e tij paralajmëruan se SHBA-të mund të ndërmerrnin veprime kundër Grenlandës brenda pak javësh.[50]

Në mesin e janarit 2026, Trump postoi në platformën e tij Truth Social mesazhin “NATO: thuaji Danimarkës t’i nxjerrë që këtej, TANI!”, duke përsëritur pretendime të rreme se forcat daneze që mbrojnë Grenlandën përbëhen nga “dy slitë me qen”. Ai njoftoi gjithashtu vendosjen e tarifave ndaj vendeve pjesëmarrëse në Operacionin Arctic Endurance, me një tarifë importi prej 10% për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën nga 1 shkurti 2026, e cila do të rritej në 25% më 1 qershor.[51][52]

Politikanë të opozitës amerikane dhe komentatorë e dënuan ashpër retorikën e Trump mbi Grenlandën, duke e cilësuar atë si të çrregullt, të turpshme dhe të shkëputur nga realiteti.[53] Më 19 dhe 20 janar, Trump përsëriti kërcënimet për pushtim, tarifa dhe aneksim të Grenlandës, duke deklaruar se ishulli ishte thelbësor për sigurinë kombëtare dhe globale.[54]

Mbretëria e Danimarkës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nga e majta në të djathtë: kryeministrja daneze Mette Frederiksen, kryeministri i Ishujve Faroe Aksel V. Johannesen dhe kryeministri i Grenlandës Jens-Frederik Nielsen, Finlandë, maj 2025.

Më 16–17 qershor 2025, qeveritë e Grenlandës, Danimarkës dhe Ishujve Faroe u takuan në Tórshavn, ku bënë thirrje për unitet në kuadër të krizës, ndërsa u diskutua edhe rritja e autonomisë së Ishujve Faroe në politikën e jashtme.[55] Në të njëjtën kohë, kryeministrja Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm ndaj Mbretërisë së Danimarkës do të aktivizonte NATO-n dhe rrezikonte rendin e sigurisë transatlantike.

Vlerësimi zyrtar i kërcënimeve i Shërbimit Danez të Inteligjencës së Mbrojtjes në vitin 2025 përfshiu për herë të parë SHBA-në si kërcënim për sigurinë kombëtare, krahas Rusisë dhe Kinës.[10][56] Në përgjigje të veprimeve të ndikimit amerikan dhe rifillimit të kërcënimeve nga Trump në dhjetor 2025, kryeministrja Mette Frederiksen, Mbreti Frederik X dhe Ministri i Jashtëm Lars Løkke Rasmussen theksuan publikisht mbrojtjen e integritetit territorial të Mbretërisë së Danimarkës.[57]

Politikanë danezë kanë bërë thirrje për mbylljen e konsullatës amerikane në Grenlandë, duke e akuzuar atë për minimin e sovranitetit danez.[58] Ish-zyrtarë të lartë danezë kanë dënuar ashpër retorikën e Trump, duke e krahasuar atë me precedentë historikë të rrezikshëm dhe duke paralajmëruar se kërcënimet ndaj Grenlandës përbëjnë një rrezik serioz për NATO-n dhe sigurinë evropiane.[59]

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha se Trump nuk do ta “merrte” Grenlandën. [60]
Politikanët danezë kanë bërë thirrje për mbylljen e konsullatës amerikane në Nuuk . [58]

Në përgjigje të kërcënimeve amerikane, kryeministri i Grenlandës Jens-Frederik Nielsen deklaroi se Grenlanda nuk është në shitje[60] dhe se nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së, duke theksuar se në një zgjedhje midis SHBA-së dhe Danimarkës, Grenlanda zgjedh Danimarkën. Të gjitha partitë në Parlamentin e Grenlandës publikuan një deklaratë të përbashkët që kërkon respekt nga SHBA-ja dhe refuzon aneksimin, [61]ndërsa autoritetet Grenlandeze ndërmorën masa për të ndaluar financimin e huaj politik.[62]

Vitet 2025 dhe 2026 panë demonstrata të mëdha kundër SHBA-së në Grenlandë, me banorët e Grenlandës që theksonin se "ne nuk jemi në shitje". [63]

Në një deklaratë të përbashkët më 13 janar 2026, kryeministrat e Grenlandës dhe Danimarkës e përshkruan situatën si një fushatë presioni të papranueshme dhe një krizë gjeopolitike të shkaktuar nga SHBA-të, duke theksuar se Grenlanda nuk është në asnjë rrethanë në shitje.[13] Ata nënvizuan se një popull nuk mund të blihet dhe se Grenlanda nuk dëshiron të jetë as në pronësi, as nën qeverisjen e SHBA-së, ndërsa politikanët Grenlandezë mirëpritën mundësinë e një misioni të NATO-s për mbrojtjen e ishullit.[64]

Më 21 nëntor 2025, ministri danez i Mbrojtjes vizitoi Ishujt Faroe për konsultime mbi situatën në Grenlandë, ndërsa më 30 dhjetor qeveria faroeze miratoi masa kundër kërcënimeve hibride, në fuqi nga 1 janari 2026.[65]

Kombet e tjera të Arktikut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rusia deklaroi se e njeh Grenlandën si territor danez, por zyrtarë rusë komentuan në mënyrë kritike dhe ironike kërcënimet amerikane për aneksim, duke thënë se po e monitorojnë situatën e pazakontë.[66][67]

Gazeta qeveritare Rossiyskaya Gazeta vlerësoi përpjekjen e Trump për Grenlandën dhe mirëpriti tensionet mes SHBA-së dhe Evropës. [68]

Islanda shprehu mbështetje për Grenlandën dhe Danimarkën, bëri thirrje për vigjilencë strategjike dhe dërgoi dy oficerë të Rojës Bregdetare në Grenlandë; një koment me shaka nga kandidati amerikan për ambasador shkaktoi reagime dhe u pasua nga një kërkim faljeje.[69][70]

Kanadaja mbështeti qartë sovranitetin danez mbi Grenlandën, njoftoi hapjen e një konsullate në Nuuk, vizita zyrtare mbështetëse dhe theksoi se e ardhmja e Grenlandës vendoset vetëm nga Grenlanda dhe Danimarka, duke shqyrtuar edhe pjesëmarrje ushtarake simbolike në ushtrime.[71][72]

Opozita në Shtetet e Bashkuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ish-drejtori i CIA-s John O. Brennan dhe senatorë amerikanë nga të dyja partitë e kritikuan ashpër Trumpin, duke i quajtur kërcënimet ndaj Danimarkës të papranueshme dhe duke kërkuar respektimin e sovranitetit të Danimarkës dhe Grenlandës.[73]

Senatori Roger Wicker, kryetar i Komitetit të Senatit mbi Shërbimet e Armatosura paralajmëroi kundër antagonizimit të aleatëve dhe tha se nuk ka vend për negociata, pasi ideja e marrjes së Grenlandës nuk është realiste.[74][75]

Mitch McConnell, i cili udhëhoqi Partinë Republikane të Trump në Senat nga viti 2007 deri në vitin 2015, i karakterizoi përpjekjet për të pushtuar Grenlandën si "shkelje të sovranitetit, respektit dhe besimit të aleatëve tanë" dhe se "përdorimi i forcës... ... do të ishte një akt veçanërisht katastrofik i vetëdëmtimit strategjik për Amerikën dhe ndikimin e saj global". [74] [76] [77] Senatorja republikane Susan Collins dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson i quajtën kërcënimet dhe veprimet e mundshme ushtarake të SHBA-së si "krejtësisht të papërshtatshme". [74] Në mesin e janarit, një delegacion i kongresistëve amerikanë nga të dy partitë kryesore politike udhëtuan për në Kopenhagen për t'u takuar me zyrtarë danezë dhe të Grenlandës për të nënvizuar vlerën e partneritetit të tyre. [26] [78]

Më 7 janar 2026, senatori Ruben Gallego paraqiti një rezolutë për të bllokuar çdo pushtim amerikan të Grenlandës.

Më pas, senatorë nga të dyja partitë prezantuan dy akte dypartiake që ndalojnë përdorimin e fondeve federale për pushtimin ose aneksimin e territoreve të mbrojtura nga NATO pa pëlqimin e aleatëve.[79]

Aleatët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen (djathtas) u bëri thirrje SHBA-së të ndalojë kërcënimet ndaj një aleati historik, ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen (majtas) deklaroi se BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Grenlandës.

BE-ja, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Kanadaja kanë mbështetur Danimarkën dhe kanë dënuar kërcënimet e SHBA-së[80][81], duke theksuar se Grenlanda i përket popullit të saj. Ursula von der Leyen deklaroi solidaritet të plotë me Danimarkën dhe Grenlandën, ndërsa Andrius Kubilius paralajmëroi se një pushtim amerikan do të rrezikonte ekzistencën e NATO-s.[17]

BE-ja dhe aleatët evropianë theksuan respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit territorial, ndërsa u diskutuan edhe masa politike e tregtare ndaj SHBA-së.[82] Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania konfirmuan se Grenlanda mbrohet nga NATO dhe se vetëm Danimarka dhe Grenlanda mund të vendosin për të ardhmen e saj.[83][84][85]

Në një deklaratë të përbashkët më 6 janar 2026, Presidenti francez Emanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Kryeministri polak Donald Tusk, Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Kryeministrja daneze Mette Frederiksen riafirmuan sovranitetin dhe integritetin territorial, duke theksuar se Grenlanda i përket popullit të saj dhe se vetëm Danimarka dhe Grenlanda kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e saj. I njëjti qëndrim u përsërit nga ministrat e jashtëm nordikë dhe nga qeveria kroate, ndërsa Kryeministri i Grenlandës Jens-Frederik Nielsen falënderoi aleatët evropianë për mbështetjen; ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen kritikoi ashpër kërcënimet e Trump ndaj Grenlandës.[86][87]

Ursula von der Leyen deklaroi në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror më 20 janar 2026 se “tronditjet” gjeopolitike dhe vizioni i Trump-it kërkojnë një formë të re të pavarësisë evropiane. Ajo theksoi se sovraniteti dhe integriteti i Mbretërisë së Danimarkës, përfshirë Groenlandën, janë të panegociueshme.[88]

Reagimi ushtarak dhe i inteligjencës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fregata daneze HDMS Absalon (F341) gjatë patrullimit në ujërat pranë Grenlandës.

Menjëherë pas nisjes së krizës, Mbretëria Daneze përshpejtoi militarizimin e Arktikut. Marrëveshjet e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut të janarit dhe tetorit 2025 parashikuan investime të mëdha në kapacitete ushtarake, infrastrukturë, inteligjencë dhe mbrojtje në Grenlandë, përfshirë anije detare, radarë, aeroporte dhe lidhje kabllore nënujore.[89][90]

Më 20 janar 2026, Danimarka dërgoi trupa shtesë në Grenlandë, duke dërguar dhjetëra ushtarë dhe udhëheqje të lartë ushtarake në territorin e Arktikut për të përforcuar praninë e saj. [91]

Bashkëpunim ndërkombëtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 14 janar 2026, Danimarka nisi dërgimin e përforcimeve ushtarake në Grenlandë për të forcuar praninë e saj. Po atë ditë, Suedia dhe Norvegjia dërguan forca për të mbështetur Mbrojtjen Daneze[92], ndërsa Ministria e Mbrojtjes njoftoi rritje të pranisë ushtarake me avionë, anije dhe trupa, përfshirë aleatë të NATO-s. Pas konsultimeve evropiane, Gjermania dërgoi një kontingjent të vogël për një mision zbulimi, dhe më 15 janar 2026 në Grenlandë mbërriti edhe një kontingjent ushtarak francez.[93][94][19]

Më 16 janar, avionë danezë F-35 dhe avionë francezë MRTT zhvilluan një mision stërvitor në juglindje të Grenlandës, ndërsa më 17 janar gjeneralmajori Søren Andersen njoftoi se të paktën 200 trupa kishin mbërritur në Nuuk dhe Kangerlussuaq. Deri më 18 janar, vendosja përfshinte disa vende evropiane dhe aleate të NATO-s[95][96], me Presidentin Emanuel Macron që paralajmëroi përforcime të mëtejshme tokësore, ajrore dhe detare në kuadër të Operacionit Arctic Endurance, ndërsa Danimarka planifikon një prani më të qëndrueshme të NATO-s.[97] Polonia refuzoi dërgimin e trupave, pavarësisht ekzistencës së një marrëveshje dypalëshe mbrojtjeje me Danimarkën,nënshkruar në vitet 1990. [73]

Protesta anti-Trump në Kopenhagen, 2026.

Protesta të mëdha anti-Trump, të quajtura " Larg duart nga Grenlanda", u zhvilluan në të gjithë Grenlandën dhe Danimarkën më 17 janar për të protestuar kundër kërcënimeve të Trump kundër Grenlandës. [20]

Lufta tregtare SHBA-BE

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në përgjigje të refuzimit të vendeve evropiane për të mbështetur aneksimin e Grenlandës, Trump kërcënoi me një luftë tregtare[5], duke vendosur tarifa deri në 25% për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën derisa të mbështesnin pushtimin e ishullit.[98][99] Ai e përshkroi situatën si “shumë të rrezikshme për sigurinë dhe mbijetesën e planetit tonë”.

Në përgjigje të kërcënimeve tregtare të Trump, BE-ja ndaloi miratimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA dhe premtoi një përgjigje të bashkuar, të vendosur dhe proporcionale për të mbrojtur ligjin ndërkombëtar. [100]

Presidenti francez Macron i përshkroi kërcënimet e Trump si të papranueshme dhe tha se "asnjë frikësim dhe kërcënim nuk do të na ndikojë, as në Ukrainë, as në Grenlandë". Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre i dënoi kërcënimet e Trump dhe shkroi se "Qëndrimi i Norvegjisë është i vendosur: Grenlanda është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. [20]

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se lufta tregtare e Trump është "krejtësisht e gabuar". [101] Në një deklaratë e përbashkët nga Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, u theksuan parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe shtetet nënshkruese akuzuan Trumpin për krijimin e një "spiraleje të rrezikshme në rënie" me kërcënimet e tij. [102] [103] Më 18 janar, ambasadorët e BE-së nga të 27 shtetet anëtare mbajtën një takim urgjent mbi kërcënimet e Trump. [104]

Disa udhëheqës evropianë, përfshirë Emanuel Macron, mbështesin përdorimin e së ashtuquajturës “bazuka tregtare” të BE-së, zyrtarisht i njohur si mekanizmi anti-kërcënim. Mekanizmi në fjalë parashikon masat e nevojshme ligjore për të ndëshkuar SHBA-në, duke përfshirë tarifa, kufizime në prokurim publik dhe masa që ndikojnë në tregti dhe investime.[102][105]

  1. "Trump ties Greenland takeover bid to Nobel Prize in text to Norway leader". The Washington Post. 19 janar 2026. Marrë më 19 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. "'Før skulle vi kysse ringen': Storpolitisk stormvejr har gjort Danmark populær som aldrig før". DR (në danisht). 24 qershor 2025. Marrë më 18 janar 2026.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. 1 2 Brezar, Aleksandar (5 janar 2026). "Greenland prime minister says 'enough' after latest Trump threat". Euronews. Marrë më 6 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "euronews1" defined multiple times with different content
  4. "Eksperter: USA fører hybridkrig mod Grønland" [Experts: The USA is waging hybrid warfare against Greenland]. Dagbladet Børsen (në danisht). Marrë më 9 janar 2026. Det er decideret hybrid krigsførelse, når amerikanerne forsøger at købe sig til et valgresultat i Grønland, vurderer to eksperter. Det lyder ganske problematisk: en allieret, der fører aktiv hybridkrig mod en anden allieret. Det er ikke desto mindre den virkelighed, Danmark og Grønland befinder sig i, når USA tager en bred vifte af metoder i brug for at lægge pres på Rigsfællesskabet.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. 1 2 "Starmer: Trump's trade war on Britain 'completely wrong'". The Telegraph. Marrë më 20 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "telegraph-tradewar2" defined multiple times with different content
  6. "Fact Focus: Trump repeats false claims when discussing Greenland's security in the Arctic". AP Fact Check. AP. Marrë më 14 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  8. 1 2 "Trump: 'It may be a choice' between seizing Greenland or preserving NATO". Politico. Marrë më 9 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "politico9" defined multiple times with different content
  9. "Donald Trump links threats to seize Greenland to Nobel prize snub in letter". The Guardian. Marrë më 19 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  10. 1 2 "Danish intelligence classifies Trump's America as a security risk". Politico. Marrë më 6 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "politico" defined multiple times with different content
  11. "Amid Greenland dust-up, Denmark says US is a national security risk". USA Today. Marrë më 13 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  12. "US tells Denmark to 'calm down' over alleged Greenland influence operation". BBC. Marrë më 7 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  13. 1 2 "Danmark og Grønland i strupen på Donald Trump og USA: – Respektløst" [Denmark and Greenland Lash Out at Donald Trump and the US: 'Disrespectful']. Aftenposten (në norvegjisht). Marrë më 13 janar 2026.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "aft15" defined multiple times with different content
  14. "Danish soldiers would shoot back if invaded, government confirms". Euronews. Marrë më 11 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  15. "Danish forces will 'shoot first and ask questions later' if Greenland is invaded amid US threats". The Independent. Marrë më 11 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  16. "'We Will Defend Greenland': Denmark Warns US Of 'Devastating' NATO War". NDTV. Marrë më 11 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  17. 1 2 "Greenland's security 'firmly' belongs in Nato, territory's prime minister says". The Guardian. Marrë më 12 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "Guardian-20260112" defined multiple times with different content
  18. "Trump launches trade war against NATO after European countries sent troops to Greenland amid his takeover plan". Fortune. Marrë më 17 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  19. 1 2 "European military personnel arrive in Greenland as Trump says US needs island". BBC. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2026. Marrë më 15 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "bbcdeployment" defined multiple times with different content
  20. 1 2 3 "Greenland and Denmark set for anti-Trump protests – Europe live". The Guardian. Marrë më 17 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "Guardian-20260117" defined multiple times with different content
  21. "Bloomberg Macron to Seek Use of EU Anti-Coercion Instrument Against US". Bloomberg. Marrë më 18 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  22. "Store demonstrasjoner mot Trump på Grønland: «We are not for sale»". Nettavisen (në norvegjisht). Marrë më 10 janar 2026.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  23. Ferguson, Donna (10 janar 2026). "Greenlanders 'don't want to be Americans', say political leaders amid Trump threats". The Guardian. Marrë më 10 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  24. "Thousands join anti-Trump 'Hands off Greenland' protests in Denmark". Euractiv. Marrë më 17 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  25. "Most Americans remain opposed to seizing Greenland with military force". YouGov. Marrë më 16 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  26. 1 2 "US lawmakers to visit Denmark as Trump continues to threaten Greenland". Boston Herald. Marrë më 13 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "Boston Herald 2026" defined multiple times with different content
  27. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  28. Chowdhury, Maureen (2026-01-21). "Trump says he's formed a 'framework of a future deal' on Greenland | CNN Politics". CNN (në anglisht). Marrë më 2026-01-22.
  29. "Trump reversal on Greenland followed push by aides against military option, sources say". 2026-01-21.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  30. "Greenland: The world's largest island". Denmark.dk. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2023. Marrë më 14 janar 2024. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  31. "Grønlændere i Danmark" (në danisht). Stat.gl. Marrë më 12 janar 2026.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  32. 1 2 3 "Colonial past and the US wish to buy Greenland". DIIS. Marrë më 12 janar 2026. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "diis" defined multiple times with different content
  33. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  34. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  35. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  36. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  37. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  38. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  39. "Donald Trump Jr.'s visit was 'staged,' says Greenland lawmaker". Politico. Marrë më 11 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  40. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  41. "Centrale kilder: Mænd med forbindelser til Trump forsøger at infiltrere Grønland". DR (në danisht). Marrë më 27 gusht 2025.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  42. Murray, Adrienne; Khalil, Hafsa (11 prill 2025). "US fires Greenland military base chief for 'undermining' Vance". BBC. Marrë më 17 prill 2025. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  43. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  44. "Grønlandsk redaktør om Trumps uttalelser: – Det er oppoverbakke". Aftenposten (në norvegjisht). Marrë më 7 janar 2026.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  45. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  46. Holland, Steve (23 dhjetor 2025). "Trump says US needs Greenland for security, taps envoy to 'lead the charge'". Reuters. Marrë më 16 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  47. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  48. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  49. "Republican introduces bill seeking to make Greenland 51st state". The Hill. Marrë më 12 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  50. "Trump to take action on Greenland 'within weeks'". The Telegraph. Marrë më 13 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  51. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  52. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  53. "Democrats hammer Trump over Greenland-Nobel letter: 'Unhinged and embarrassing'". The Hill. Marrë më 19 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  54. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  55. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  56. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  57. Tamsut, Felix; Shelton, Jon (22 dhjetor 2025). "Denmark fumes over new US envoy to Greenland". Deutsche Welle. AFP, AP and Reuters. Marrë më 16 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  58. 1 2 "Vil stenge USA-kontor på Grønland". Nettavisen (në norvegjisht). Marrë më 6 janar 2026.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "nettavisen" defined multiple times with different content
  59. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  60. 1 2 Zhuang, Yan (31 mars 2025). "Greenland's Prime Minister Says the U.S. Will Not 'Get' the Island". NYT. Marrë më 31 mars 2025. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "nyti" defined multiple times with different content
  61. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  62. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  63. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  64. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  65. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  66. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  67. "'Only Russia Can Stop It': Moscow Taunts Europe, Denmark Over Trump's Greenland Plans". The Moscow Times. 15 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  68. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  69. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  70. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  71. "'Disrespectful and offensive': Inuit, Canadian politicians react to U.S. Greenland threats". Nunatsiaq. Marrë më 10 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  72. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  73. 1 2 "It will take a 'generation' to repair damage Trump has caused to the US". The Trump Report. The Times. 15 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "The Trump Report-2026" defined multiple times with different content
  74. 1 2 3 "GOP lawmakers denounce Trump's threats to seize Greenland". Politico. Marrë më 8 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "politico4" defined multiple times with different content
  75. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  76. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  77. "'Dumbest thing I've ever heard': Republicans amp up their resistance to Trump's Greenland push". Politico. Marrë më 16 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  78. Sprunt, Barbara. "U.S. Lawmakers wrap reassurance tour in Denmark as tensions around Greenland grow". NPR. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  79. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  80. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  81. "Europe's top leaders rally to defend Greenland against Trump's threats". Politico. Marrë më 6 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  82. "How Europe will try to save Greenland from Trump". Politico. Marrë më 8 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  83. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  84. Reynolds, James C. (9 janar 2026). "Britain will never help the US invade Greenland, says defence secretary after Trump claims 'we need to own it'". The Independent. Marrë më 18 janar 2026. Britain will not allow the United States to use its military bases to facilitate an invasion of Greenland {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  85. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  86. "Croatia makes first statement after Trump's Greenland tariff threat". Croatia Week (në anglisht). 18 janar 2026. Marrë më 18 janar 2026.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  87. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  88. "Von der Leyen pitches 'European independence' versus Trump's worldview". euronews (në anglisht). 2026-01-20. Marrë më 2026-01-22.
  89. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  90. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  91. Power, John. "Denmark sends more troops to Greenland amid tensions with Trump". Al Jazeera. Marrë më 2026-01-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  92. "Svenske offiserer ankommer Grønland, opplyser statsminister Ulf Kristersson". Dagbladet (në norvegjisht). Marrë më 14 janar 2026.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  93. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  94. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  95. "La Belgique participe à la mission de reconnaissance au Groenland et enverra un officier" (në French). RTBF. 16 janar 2026. Marrë më 17 janar 2026.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  96. "La Belgique envoie un officier au Groenland pour démonter son « engagement au sein de l'OTAN »" (në French). Brussels Morning. 16 janar 2026. Marrë më 17 janar 2026.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  97. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  98. "Trump: NATO members to face tariffs increasing to 25% until a Greenland purchase deal is struck". CNBC. Marrë më 17 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  99. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  100. "Europe vows 'firm' response to new Trump tariffs over Greenland". Politico. 17 janar 2026. Marrë më 17 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  101. Stringer, Connor; Lawford, Melissa; Turner, Camilla (17 janar 2026). "Starmer: Trump's trade war on Britain 'completely wrong'". The Daily Telegraph. Marrë më 18 janar 2026. Sir Keir Starmer condemned Donald Trump as "completely wrong" {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  102. 1 2 "EU scrambles to avert Trump Greenland tariffs, prepares retaliation". Reuters. Marrë më 18 janar 2026. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "Reuters" defined multiple times with different content
  103. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.
  104. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje
  105. "Kriza e Groenlandës: Rubio do të bisedojë me zyrtarët danezë". Gazeta Koha Jonë. 2026-01-07. Marrë më 2026-01-20.