Kryemadhi
Kryemadhi | |
|---|---|
| Koordinatat: 42°5′N 20°18′E / 42.083°N 20.300°E | |
| Shteti | |
| Qarku | Kukës |
| Bashkia | Kukës |
| Njësia administrative | Malzi |
| Zona kohore | UTC+1 (CET) |
| • Verë (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kryemadhi është një fshat në bashkinë Kukës në Shqipëri.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati është regjistruar për herë të parë në një krisobulë serbe të vitit 1348, që i atribuohet carit Stefan Dushan. Po atë vit, Dushani themeloi Manastirin e Arkangjelit të Shenjtë në Prizren dhe i dha atij tokë dhe të drejta feudale përmes kësaj krisobule. Një nga këto toka ishte Kryemadhi.[1]
Fshati përmendet sërish në dy nga tre defterët osmanë të shekullit XVI, atë të vitit 1571 dhe atë të vitit 1591.[1]
Përmendja e radhës vjen nga Vicko Zmajević në vitin 1703, dhe më pas nga Ivan Jastrebov në fund të shekullit XIX, i cili shkruante: "Sot e kësaj dite, banorët e Kryemadhit merren me vreshtari dhe prodhojnë raki dhe verë, të cilat i shesin në streha buzë lumit Drin, si dhe banorëve të Fanit."[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Hoxha 2013, f. 40
- ↑ Hoxha 2013, fq. 40–41
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hoxha, Shefqet (2013). Malziu (Bubrrime historike-etnologjike-folklorike-gjuhësore). Mirgeeralb. ISBN 978-99280-7-196-5.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |