Kryengritja e vitit 1845

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kryengritja shqiptare e vitit 1845
Pjesë e kryengritjeve shqiptare kundër Tanzimatit
Datamaj 1845 - 6 korrik 1845
Vendodhja
Shqipëria nën sundimin osman
Sot, veriu i Shqipërisë, Kosovë (malësi e Gjakovës) dhe perëndim i Maqedonisë
Pasoja Kryengritja u shtyp nga osmanët
Palët pjesëmarrëse
 Perandoria Osmane
Kryengritësit shqiptarë
Komandantët dhe udhëheqësit
Omar Pasha
Ali Pashë Gucia
Bibë Dodë Pasha
Binak Alia[1]
Sokol Rama
Fuqia ushtarake

20.000
3000 forca të çrregullta nga Malësia
800-900 forca të çrregullta nga Plavë dhe Mirdita

Totali 23.800-23.900.
rreth 8,000[2][3]

Kryengritja shqiptare e vitit 1845, e njohur si Kryengritja e vitit 1845 midis shqiptarëve ishte një nga kryengritjet e shekullit të 19-tëShqipërinë osmane e drejtuar kundër reformave osmane të Tanzimatit.

Sfondi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Revolta erdhi në vazhdimësi të një sërë ngjarjesh mosbesimi midis Perandorisë Osmane dhe popullsisë shqiptare pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, Masakrës së Manastirit,1830 dhe shtypjes së Pashallëkut të Shkodrës. Reformat e Tanzimatit shkaktuan një sërë kryengritjesh në vilajetet shqiptare. Pas shtypjes së revoltave, shqiptarët humbën pozitën e tyre elitare brenda Perandorisë, e krijuar që nga familja Qyprili, dhe u mboll fara e nacionalizmit shqiptar.

Ngjarjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas shtypjes së revoltës shqiptare të viteve 1843-1844, trupat osmane u rekrutuan në Dibër dhe, me përjashtim të Shkodrës, të gjitha rrethet u urdhëruan të hiqnin dorë nga armët. Dimri më pas u dha fund të gjitha operacioneve të mëtejshme. Në mesin e majit 1845, rajoni i Gjakovës u ngrit përsëri. Reshid Pasha e kishte ndaluar popullatën të mbante armë një vit më parë, por rajoni nuk pranoi t'i bindej. Revolta filloi me rreth 2000 njerëz nga zona e Gjakovës dhe u përhap në malësi. Malësorët (Krasniqi, Gashi, Bytyçi dhe Tropoja) u mblodhën nën prijësit e Krasniqit Binak Alia (1805-1895, fisi Mulosmanaj) dhe Sokol Rama (1790-1860, fisi Gjonbalaj) të dy nga Bujani. Sokol Rama përmendet edhe si Sokol Arami ose Sokol Aram. Drejtues të tjerë ishin Haxhi Brahim Bajraktari, Sulejman Abaz Lushaj dhe Niman Uka Bajraktari. Kryengritja u përhap në rajonin e Rekës (pjesë e sotme e komunës së Mavrovës dhe RostushësMaqedoninë e Veriut). Rebelët përbëheshin nga rreth 8,000 burra. Ata dëbuan garnizonin osman nga Gjakova.

Reshid Pasha, Valiu i Rumelisë, urdhëroi fillimisht të përdoreshin trupat e parregullta që vinin nga rrethet e tjera të Shqipërisë, si edhe në revoltat e mëparshme. Këta ishin rreth 3000 burra nga Shkodra, në radhë të parë malësorë katolikë të Malësisë nga fiset e Hotit, Shkrelit, Kastratit, Reçit, Lohjas, Shalës, Shoshit dhe Postribës, si dhe burra nga Mirdita dhe Mati. Në fillim të qershorit, trupat perandorake rimorën Gjakovën dhe forcat e parregullta përparuan në Rekë dhe male përmes Junikut. Kryengritësit dërguan shumicën e grave dhe fëmijëve të strehoheshin në malet afër Bellajës (zona e Deçanit). Revolta fillimisht ishte e suksesshme, por kur trupat e parregullta u përforcuan nga forcat perandorake me artileri, ata mundën të merrnin Qafën e Morinës në zonën e Bytyçit dhe kur kryengritësit u larguan më 1 korrik, trupat marshuan në Gashi dhe Krasniqi.

Për të mposhtur kryengritësit plotësisht, Reshid Pasha urdhëroi më tepër trupa të parregullt nga Shkodra në anën tjetër të maleve të përparonin për të bllokuar rrugën e tyre të arratisjes. Ky operacion u krye me sukses nga Malësorët e Shalës dhe të Shoshit dhe nga Ali Beu i Gucisë nga veriu me një kontingjent burrash nga Gucia, Plava, Vasojeviqi dhe Kuçi. Si rezultat, revolta u shtyp më 6 korrik 1845.

Më tej, osmanët arrestuan një numër individësh të dyshimtë në Jakovë dhe forcuan pozicionin e tyre para popullatës vendase. Bib Dodë Pasha, Kapidan katolik i Mirditës me trupat e parregullt të tij nga Mirdita e Mati dhe disa nga Tetova shkuan në luginat malore për të rekrutuar ushtarë mes malësorëve, duke zbatuar kështu një nga kërkesat e Tanzimatit. Në të njëjtën kohë, shumë shqiptarë të arrestuar gjatë kryengritjeve të mëparshme fituan amnisti dhe u liruan në një përpjekje të osmanëve për të qetësuar situatën.

Pasojat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithatë, suksesi i politikës turke të centralizimit ishte kalimtar. Për sa kohë që trupat turke ishin të pranishme me forcë të plotë, disa ushtarë mund të rekrutoheshin dhe disa taksa mund të mblidheshin me forcë. Në Kosovë, reformat e Tanzimatit nuk arritën të kryheshin deri në vitin 1860.

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kush ishte Binak Alia? - Gazeta Dita Online". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2017. Marrë më 29 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Theodor Ippen (1916), Robert Elsie (red.), Nineteenth-Century Albanian History, Translated by Robert Elsie, arkivuar nga origjinali më 8 janar 2013, marrë më 29 shtator 2015, The rebels comprised about 8,000 men.
  3. ^ Ali Hadri (1976), Kosova, vëll. 6, Enti i Historisë së Kosovës, fq. 244, OCLC 752354052