Kryepeshkopata Ortodokse Shqiptare në Amerikë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kryepeshkopata Ortodokse Shqiptare në Amerikë
Vula e Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë
Formuar më1908 (si kishë)
1919 (si peshkopatë)
LlojiOrganizatë fetare
SeliaBoston, Masaçusec, SHBA
Administrator i përkohshëm
Tikhon (Mollard)
Faqja në internetalbanianarchdiocese.org

Kryepeshkopata Ortodokse Shqiptare në Amerikë (anglisht: Albanian Orthodox Archdiocese in America) është një nga tre dioqezat etnike të Kishës Ortodokse në Amerikë. Teritorret e saja përfshijnë famulli dhe misione të vendosura në shtatë shtete të Shteteve të BashkuaraKënetikët, Masaçusec, Miçigen, Nju Jork, Ohaio dhe Pensilvani.[1]

Selia e Kryepeshkopatës është në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën GjergjitBoston, Masaçusec.

Organizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën GjergjitBoston
Kisha e Ngjiturit të Virgjëreshës Mëri, Worcester, Masaçusec
Kisha e Shën Gjon Gojartit, Filadelfia, Pensilvani
Kisha e Shën Elias, Jamestown, Nju Jork

Kryepeshkopata Shqiptare përbëhet nga njëmbëdhjetë famulli të grupuara në tre dekanate.[2] Dekanatet aktuale të Kryepeshkopatës Shqiptare dhe territoret e tyre janë:

Famullitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dekanati Famullia Vendi Themeluar
Emri shqip Emri anglisht
Dekanati i Masaçusecit Katedralja e Shën Gjergjit St. George Cathedral South Boston, Masaçusec 1908
Kisha e Ungjillëzimit Church of the Annunciation Natick, Masaçusec 1919
Kisha e Shën Nikollës St. Nicholas Church Southbridge, Masaçusec 1912
Kisha e Ngjiturit të Virgjëreshës Mëri Assumption of the Virgin Mary Church Worcester, Masaçusec 1915
Dekanati i Liqeneve të Mëdha Kisha Shën e Premtja St. E. Premte Church Cleveland, Ohaio 1938
Kisha e Shën Tomës St. Thomas Church Farmington Hills, Miçigen 1929
Kisha e Shën Elias St. Elia Church Jamestown, Nju Jork 1911
Dekanati i Mesatlanikut Kisha e Shën Nikollës St. Nicholas Church Jamaica Estates, Nju Jork 1941
Kisha e Shën Gjon Gojartit St. John Chrysostom Church Philadelphia, Pensilvani 1931
Kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit SS. Peter and Paul Church Philadelphia, Pensilvani 1915
Kisha e Shën Gjergjit St. George Church Trumbull, Kënetikët 1925

Peshkopët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë (pjesë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë)

  • Theofan (Noli) (1932 - 13 mars 1965)
  • Stefan (Lasko) (20 mars 1965 - 14 tetor 1971)

Peshkop i Peshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë (pjesë e Kishës Ortodokse në Amerikë)

  • Stefan (Lasko) (14 tetor 1971 - 30 prill 1975)
  • Mark (Forsberg) (10 nëntor 1979 - janar 1983)
  • Theodosius (Lazor) (janar 1983 - 22 korrik 2002), administrator i përkohshëm, Mitropolit i Gjithë Amerikës and Kanadasë
  • Nikon (Liolin) (24 maj 2002 - 9 maj 2012)

Kryepeshkop i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë (pjesë e Kishës Ortodokse në Amerikë)

  • Nikon (Liolin) (9 maj 2012 - 1 shator 2019)
  • Tikhon (Mollard) (nga shtatori 2019), administrator i përkohshëm, Mitropolit i Gjithë Amerikës and Kanadasë

Konventa Vjetore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konventa Vjetore është autoriteti suprem legjislativ dhe administrativ në të gjitha çështjet laike të Kryedioqezës. Ajo është e përbërë nga Peshkopi, kleri i kryedioqezës dhe delegatë porotë që përfaqësojnë secilën famulli brenda juridiksionit të Kryedioqezës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ OCA - Parishes - Albanian Archdiocese
  2. ^ "Albanian Archdiocese". OCA.org (në anglisht). 22 prill 2022. Marrë më 22 prill 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)