Kthimi dhe kompensimi i pronave në Shqipëri
Kthimi dhe kompensimi i pronave është një proces i nisur në vitin 1993 me synimin e riparimit të padrejtësive që iu bënë një pjese të shqiptarëve gjatë kohës së regjimit të diktaturës komuniste, kur pronat e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme u sekuestruan, shtetëzuan apo konfiskuan me anë të dekretligjeve të ndryshme ose pa ndonjë ligj të veçantë.
Ligji i vitit 1993 "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" vendosi pak raste të kthimit të pronave urbane. Pjesët më të rëndësishme të këtij ligji u shfuqizuan gjatë po atij viti nga vendime të ndryshme të Gjykatës Kushtetuese. Ky ligj nuk kthente pronat e konfiskuara shqiptarëve që u akuzuan në vitin 1945 si "bashkëpunëtorë të nazi-fashizmit", ndonëse njihej historikisht përdorimi politik i kësaj akuze. Ndërkohë, pronat e destinuara për kthim u transferuan tek palë të treta pa shpërblim.[1]
Deri më sot është diskutuar vetëm për kthimin e pronave të paluajtshme. Me Kushtetutën e vitit 1998, teorikisht shtetit shqiptar i lindi detyrimi i zgjidhjes përfundimtare të pretendimeve për kthim të pronave të sekuestruara gjatë regjimit komunist, por pa rezultat konkret për vite me radhë.[2] Ligji nr. 9235 i miratuar në vitin 2004,[3] tentoi ta zgjidhte problemin përmes "kompensimit" financiar të pronave.
Ndërsa ligji nr. 133/2015 i miratuar pas vendimit pilot të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) pas çështjes gjyqësore Manushaqe Puto dhe të tjerë vs Republika e Shqipërisë,[4] themeloi Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP) si mekanizëm kryesor ekzekutimi.[5] GjEDNj kishte konstatuar moszbatim kronik të vendimeve vendase për kompensim.[4][6] Mbi dy dekada pas rënies së komunizmit, shteti ende nuk kishte kompensuar 26,000 familje që kishin fituar tashmë të drejtën e pagesës, dhe nuk kishte marrë asnjë vendim për 11,000 të tjerë që pritnin njohjen zyrtare.[5]
Sot procesi mbetet ende i pazgjidhur. Çështja vazhdon të debatohet dhe të jetë problem politik, ekonomik dhe social për Shqipërinë.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "CDL-AD(2016)023-e - Albania - Amicus Curiae Brief for the Constitutional Court on the restitution of property, adopted by the Venice Commission at its 108th Plenary Session (Venice, 14-15 October 2016)". Venice Commission, Council of Europe www.venice.coe.int. Marrë më 2026-03-22.
- ↑ "PROPERTY RESTITUTION IN ALBANIA, Study on Private Property Issues" (PDF). Policy Department External Policies (në anglisht). 2008.
- ↑ "Ligj për kthimin dhe kompensimin e pronës" (PDF). Drejtësia.gov.al.
- 1 2 "HUDOC - European Court of Human Rights - Case of Manushaqe Puto and Others v. Albania". hudoc.echr.coe.int (në anglisht). Marrë më 2026-03-22.
- 1 2 Mejdini, Fatjona Mejdini, Fatjona (2016-03-25). "Albania Presses on With Land Restitution Law". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-03-22.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ↑ "Restitution of property in Albania in accordance with the Convention". Rule of Law Platform (në anglishte amerikane). 2020-05-26. Marrë më 2026-03-22.