Shko te përmbajtja

Kubeja e Shkëmbit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kupola e Shkëmbit

Kubeja e Shkëmbit (arabisht: مسجد قبة الصخرة Mesxhid Kubbet es-Sehra, hebraisht: כיפת הסלע Kipat Hasela) e njohur herët fare si Xhamia e Omerit, është një vend adhurimi që ndodhet në Malin e TempullitQytetin e VjetërJeruzalemit.

Plani qëndror me kubé është marrë si model nga Kisha e Varrit të Shenjtë. Fillimisht është përfunduar më 691 nën urdhërin e Kalifit Abd al-Malik gjatë Fitnës së Dytë, dhe kështu bëhet ndërtesa e parë e Arkitekturës Islame.

Rëndësia e vendit buron nga traditat fetare në lidhje me shkëmbin, i njohur si Guri i Themelimit, që gjendet në zemrën e kësaj ndërtese, dhe e cila mban domethënie të madhe për çifutët, të krishterët dhe myslimanët.